Lexoni edhe:
Komisionet hetimore parlamentare shpikje e paramenduar e deputetë zhvatës të buxhetit të shtetit
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Prova për terrorin në Bajnskë ka mjaftueshëm, dhe prova madje shumë bindëse e të pa kontestueshme . Organet kompetente të Kosovës i kanë pasqyruar shumë qartë. Janë terroristët serbë që gjinden në Serbi, janë armët dhe planet e veprimit terrorist. Të gjitha të gjetura tek terroristët serb në Banjskë.
-Për të mos ardhur deri te ndonjë keq interpretim, sikundër po bënë ambasadori i SHBA-ve në Beograd, z.Christofer Hil, zëdhënësi i BE-së z Stano, kemi edhe Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Me të kërkohet që të bëhet një hetim ndërkombëtar, në mënyrë që mos të ketë kësi mendimi.
Megjithatë, duhet thënë, se z Hill e dinë dhe i ka të gjitha provat e nevojshme. Këtë edhe z.Stano e ka të qartë. Mirëpo, përpjekja e tyre është dhe drejtohet andej, ku të dytë nuk dëshirojnë ta sanksionojnë Serbinë. Zaten kjo është politikë aktuale e BE-së dhe e SHBA-ve . Si BE, ashtu edhe SHBA-të i kanë organet hetuese në Kosovë. Mos besimi ndaj tyre, kishte me quar tek dërgimi i organeve tjera hetuese.
Pse se kanë bërë këtë? Një fakt: Thjeshtë për të mos e dënuar Serbinë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".