Lexoni edhe:
Pse BE dhe SHBA akoma nuk po duan ta dënojnë shtetin serb dhe kriminelin Vuçiq?
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Në bazë te këtyre rrethanave, të zhvillimeve të fundit në fshatin Banjskë, gjithsesi se është në interes që rasti të zbardhet në tërësi dhe fajtorët të ndëshkohen sepse vetëm në këtë mënyrë palët në konflikt do ta kenë mundësin që në vazhdim të përfshihen në bisedime për një gjetje të një zgjidhje të qëndrueshme e cila do ti kontribuon pajtimit të përhershëm mes këtyre dy shteteve në fjalë, prandaj kësaj radhë është në një test të madh të vendosjes së interesit politik dhe strategjik të BE-së, qëndrimi dhe vendimi që do të merret në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit terroristë në fshatin Banjskë të Zveçanit.
- Edhe pse akoma nuk ka ndonjë veprim dhe vendim konkret BE-ja ka dërguar sinjale që kërkojnë përgjegjësi nga Serbia, duke thënë se ajo që ndodhi në Banjskë do të ketë pasoja, dhe Serbia duhet të bashkëpunojë pa kushte për hetimin e këtij sulmi. Bashkimi Evropian ka ripërsëritur që pret nga Serbia që të bashkëpunoj pa kushte për hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Pse BE dhe SHBA akoma nuk po duan ta dënojnë shtetin serb dhe kriminelin Vuçiq?Lexoni edhe:
Duke ditur se një numër i shteteve anëtare të BE-së, kanë kërkuar vendosjen e masave ndaj Serbisë, zëdhënësi i BE-së, u shpreh se për këtë do të vendosin pas përfundimit të hetimeve. “Qëndrimi i BE-së ka qenë shumë i qartë se ne presim bashkëpunim të plotë dhe pa kushte nga Serbia, por edhe nga çdo kush që mund të kontribuoj që të kemi një rezultat të këtyre hetimeve së shpejti, pra të kemi një pasqyrë të qartë se çfarë ndodhi, pse ndodhi, kush mori pjesë dhe kush e organizoi, dhe bazuar në këtë BE-ja do të vendos se çfarë do të jenë hapat tjerë në raport me Kosovën, Serbinë, dialogun dhe rajonin”, ka deklaruar Stano.
Ndryshe zëdhënësi i BE-së është rezervuar dhe nuk ju është përgjigjur pyetjeve se a ka BE-ja informata nga Beogradi nëse është akuzuar dikush tjetër për këtë akt përveç Radoiçiqit, që veçse e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Peter Stano vetëm ka thënë se askush nuk duhet të fshihet prapa qëndrimeve rreth statusit si pretekst. Ai këto komente i ka bërë pasi është pyetur se me kënd duhet të bashkëpunojë Serbia në hetimet lidhur me sulmin pasi Beogradi thotë se nuk e njeh Kosovën dhe nuk mundë të bashkëpunon me institucionet e Prishtinës. “Pritjet tona nga Serbia janë jo vetëm që të ketë nga ajo bashkëpunim të plotë, por të ketë bashkëpunim pa kushte. Nëse ka vullnet, ka edhe rrugë dhe askush nuk duhet të fshihet prapa formaliteteve si njohja e palës tjetër apo mosnjohja. Ka shumë rrugë se si mund t’i shkëmbeni evidencat, si mund të bashkëpunoni dhe si mund të kontribuoni plotësisht në hetime”, ka deklaruar Stano.
Pse BE dhe SHBA akoma nuk po duan ta dënojnë shtetin serb dhe kriminelin Vuçiq?Lexoni edhe:
Sa është e pritshme që kësaj radhe BE të pozicionohet drejtë dhe të vendosë për lakun i cili duhet ti lidhet Serbisë në “qafë” dhe të çlirohet Kosova nga sanksionet me të cilat me të pa drejtë është ngarkuar dhe ndëshkuar për situatën e kaluar e cila tani më me fakte po dëshmohet se ka qenë nga serbët e provokuar dhe e dirigjuar. Tani kur mbi 23 vite në ato pjese të kufirit sovranitetin e garanton KFOR-i, i cili e ka si kompetencë ti mbikëqyr kufijtë mes dy shteteve, tani hetimet që duhet të zhvillohen për rastin e ndodhur KFOR-i besohet se mundë të ketë informata të besueshme për rastin e ndodhur në ato pjesë ku ka ndodhur sulmi invazues ndaj shtetit të Kosovës, dhe në bazë të fakteve ekzistuese kërkohet që ato hetime të fillohen pa vonesë dhe sa më parë, dhe fajtori të ndëshkohet me masa represive ndërkombëtare, dhe në bazë të këtyre masave ndëshkuese ndaj Serbisë, ajo të kushtëzohet për një pajtim me Kosovën, si kusht që mund të tejkalohet ndëshkimi si masë ndëshkuese, por nëse Serbia nuk bien në dakordim për pajtimin e mundshëm, ndaj sajë të ndërmerren masa të ashpra si tërheqja e liberalizimit të vizave, mos investime në këtë shtet si deri më tani që është bërë, si dhe masa tjera ndëshkuese që vendet e BE mundë ti ndërmarrin ndaj Serbisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".