Bëhuni gati ju faqezi, kryekrimineli Radojçiq shumë shpejtë ka për të folur për të gjitha takimet tuaja sekrete

Bëhuni gati ju faqezi, kryekrimineli Radojçiq shumë shpejtë ka për të folur për të gjitha takimet tuaja sekrete
Bëhuni gati ju faqezi, kryekrimineli Radojçiq shumë shpejtë ka për të folur për të gjitha takimet tuaja sekrete

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 13 October 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj Zhuriani

Tre ditë ekspertët e kibernetikës kanë punuar për të “thyer” pasvordat me të cilët ka qenë i mbrojtur kompjuteri i Radojçiqit. Aty gjenden emrat e të gjithë bashkëpunëtorëve shqiptarë të Radojçiqit dhe grupit të tij, duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina e Preshevës. Ka shumë emra interesantë, kanë thënë burimet.

Krye terroristi, kryekrimineli, Millan Radojçiq, që me të drejtë është futur në listën e zezë amerikane, ka thënë publikisht se është takuar dhe i njeh shumë krye kapo që kanë qenë të veshur në xhaketën shtetit të Republikës së Kosovës. Ne publikisht po pyesim për të mos mbetur huti në popull. Ku janë takuar dhe a kanë qenë interesat shtetërore, apo personale, ta zëmë, a kanë qenë për biznes dhe për tu pasuruar hajnisht ata pushtetar, a ka gisht UDB-ja serbe apo KGB-ja ruse dhe shumë dyshime të tjera që qarkullojnë në popull?

Krerët dhe truri i Listës Serbe, krimineli, vrasësi, kontrabandisti dhe krye terroristi, Milan Radojçiq, organizatori kundër shtetit të Republikës së Kosovës, që vrau një polic, një tjetër e plagosi dhe qëllimi i këtij krye krimineli ishte që ta aneksoj një pjesë të Kosovës me dhunë dhe me forcë, dhe të fus lemeri në popullatën shqiptare, të përdorë një pretekst që të fus përçarje në mes të shqiptarëve të asaj ane kundër serbëve që janë zbutur dhe shumë prej tyre po e pranojnë Republikën e Kosovës, u gjet dhe u kap në krye të kësaj bande terroriste.

Ky krye kriminel, krye terrorist, Milan Radojçiq, kishte sjellë armatimin më modern nga Serbia fashiste, por si thotë ky krye kriminel kinse nga Tuzla e Bosnjës, armatim që është vlerësuar jo më pak se pesë milion euro. Banditi, Milan Radojçiq, këtë grup terrorist e kishte stërvitur në tokën serbe, afër Rashkës me muaj të tërë, por me mbështetjen e shtetit serb, që e përkrahen hapur, bile edhe duke ju mbajtur zi kriminelëve të vrarë në fshatin Banjsk të Kosovës.

Në vend se të dënohej ky sulm terrorist duke marr edhe jetë njerëzish të pafajshëm, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike, këta kryekriminel u shpallen hero dhe pikërisht nga kryetari i shtetit, nga ish snajperisti i kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, Aleksandër Vuçiqi. Pra, kjo ndodhë vetëm në shtetin gjakësor Serbi dhe në asnjë vend tjetër të planetit.

Mirëpo, sebep i këtij shkrimi që më mundon mua si qytetar i kësaj toke dhe kërkoj që të dihet publikisht, jo të heshtet si qyqe dhe nuk duhet lënë që dikush ti bie sakicë Kosovës së përgjakur për interesa të veta personale. Të shohim se kush i vuri interesat e tyre personale mbi interesat shtetërore dhe punoi prapa kurrizit të popullit.

Në çdo vend të botës kur bëhen zgjedhjet, fillojnë edhe pazaret dhe e them që është normale kur bëhen publike takimet dhe të fshehura dhe të mos flasim në Kosovën tone mjerisht që janë bërë pazaret më të pista në tërë Ballkanin, duke vjedhur,blerë vota, duke i mashtruar, premtuar rrejshëm dhe zi e terr.

Për të mos i ra muhabetit rrotull dhe të mos zgjatem, më intereson ta dimë publikisht kush janë pazarxhit, që janë takuar me këtë krye terrorist, kryekriminel, krye hajdut, vrasës që është edhe në listën e zezë Amerikane, Milan Radojçiq dhe cilët kanë qenë qëllimet e tyre. Ku janë takuar dhe a kanë qenë interesat shtetërore, apo personale, ta zëmë, a kanë qenë për biznes dhe për tu pasuruar hajnisht, a ka gisht UDB-ja serbe apo KGB-ja ruse dhe shumë dyshime të tjera që qarkullojnë në popull.

Krye terroristi, kryekrimineli që është edhe në listën e zezë Amerikane, ka folur publikisht që është takuar me të gjithë ata që ishin në xhaketën e shtetit të Kosovës. Ne kërkojmë që të tregoj se cila ka qenë biseda dhe pazaret e tyre me këtë kriminel. Krye terroristi, Milan Radojqic, një ditë do të fol dhe do të zbardhen faqet e historisë se kush janë këta faqezinj. Dhe, kur ky u shpall botërisht, krye terrorist, krye kriminel që me shumë të drejt edhe shteti më i fuqishëm në botë, Amerika e futi në listën e zezë, më kujton Imanuel Kantin: “ Nuk është kriminel vetëm ai që bënë krime, por, kriminel është edhe ai që është bashkëpjesëmarrës i krimit…“ Sido që të jetë, ne kërkojmë publikisht që të tregohet se cilat kanë qenë pazaret e kësaj race të poshtër që edhe rrasa e varrit të mos i´a drejtoj kurrizin dhe të ikin me damkën e zezë të hajnisë e të tradhtisë ndaj shtetit dhe kombit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".