Lexoni edhe:
Komisionet hetimore nga deputetët të jenë efektive dhe profesionale, jo lojëra diletantësh për përfitime materiale
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Tash e 12 vjet kemi takime të Kosovës me Serbinë dhe nuk ka një marrëveshje përfundimtare. E kjo u bë duke lëshuar rrugë BE kundruall shtetit serb. Mirëpo, gjendja më e rëndë erdhi me ardhjen e z.Borel dhe të z. Lajcak në krye të dialogimit. Këta e dëmtuan për vdekje. Raportet u bënë më të renda.
Tandemi Borel dhe Lajçak e dëmtuan tërësisht dialogun. Dolën me anën serbe dhe tash e kemi një gjendje të rëndë, për të mos thënë edhe shpërthyese.
Z.Borel është zëvendës president i Këshillit të Evropës dhe kompetent për politikën e jashtme të BE-së. Masat e përcaktuara nga BE-a për Kosovën e kapin edhe fushën e kontakteve të UE-së me Kosovën. Këtej është edhe deklarata kundër kontakteve me Kosovën. BE flete në politikën e jashtme nëpërmjet z.Borel. Natyrisht se shumë shtete nuk e dëgjojnë në qëndrimet ndaj Ballkanit Perëndimor. Kjo, për faktin se z.Borel e ka keqpërdorur pozitën e vetë në BE dhe ka dalur drejtpërdrejtë në anën e shtetit serb, kundër Republikës se Kosovës. Animi i z.Borel dhe të z. Lajcak në anën e shtetit serb kundruall Kosovës është edhe shkak i gjendjes aktuale të rëndë që xhindet në Ballkan. Ka mendime se kjo afërsi e tyre me kriminelin Vuçiq e ka futë atë edhe në organizimin e sulmit terrorist në Banjske, duke pretenduar aneksimin e veriut.
Mendohet se këtu është shkaku i largimit të policëve serb nga puna në veri të Kosovës, vitin e kaluar, si dhe të administratës, të gjykatësve e të prokurorëve, deri edhe te bojkotimi i zgjedhjeve të mbajtura në katër komunat në veri të Republikës.
Tash e 12 vjet kemi takime të Kosovës me Serbinë dhe nuk ka një marrëveshje përfundimtare. E kjo u bë duke lëshuar rrugë BE kundruall shtetit serb. Mirëpo, gjendja më e rëndë erdhi me ardhjen e z.Borel dhe të z. Lajcak në krye të dialogimit. Këta e dëmtuan për vdekje. Raportet u bënë më të renda.
Tandemi Borel dhe Lajçak e dëmtuan tërësisht dialogun. Dolën me anën serbe dhe tash e kemi një gjendje të rëndë, për të mos thënë edhe shpërthyese. Z.Borel as pas aktit terrorist kundër Republikës së Kosovës me 24 shtator, kur u sulmua Policia e Kosovës në Banjske të Zveçanit dhe kur u kapen armë e plane për ta aneksuar me dhunë e veriun në Kosovës nuk e dënoi terrorin dhe nuk kërkoi masa dënuese për shtetin serb.
Me rastin e tillë de-fakto u pa pozita e z.Borel dhe e z.Lajçak.
Kosova nuk çuditet. Ka kohë që dihet anësimi i z. Borelit dhe z. Lajçakut për shtetin serb. Kurrë ata nuk e përmendën si emërtim shtetin e Kosovës. Asnjëherë nuk u barazua në dialog Kosova me Serbin. Kërcënimi i politikanëve në Zagreb shkon në këtë vije. Ata e duan izolimin total të Kosovës. Punuan dhe punojnë për shkatërrimin e Republikës. Z.Borel flet në emër të BE-së, mirëpo vepron në llogari të Spanjës që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe të klanit serbo-sllav në Ballkan.
Pse tolerohet nga UE? Shkaku është te rrezikimi i BE-së në ekzistencën e vetë nga shtetet pro sllave. Këtu është Hungaria, Rumania, Greqia, Spanja, Qiproja dhe Sllovakia.
Tolerohen për ta ruajtur Bashkimin Evropian. E këtu animi nga Serbia nuk konsiderohet në fakt për të marrë masa kundër z Borel dhe z.Lajçak. Tolerohen edhe nuk merren masa.
Natyrisht se qëndrimet e z.Borel nuk kanë efekt te shumica e shteteve në BE. Shumë shtete nuk veprojnë me politikën e BE-së. Mbi disa shtete ka ndikim të kontrolluar. E disa nuk e dëgjojnë. Kjo kështu do të vazhdon deri në zgjedhjet që mbahen në vitin 2024. Duket se aty përfundon mandati i z.Borel dhe te z. Lajçak.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".