Lexoni edhe:
'Borell dhe Lajçak urgjentisht të përjashtohen nga procesi ndërmjetësues në dialog me Serbinë'
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Ata besojnë se gjendja e sigurisë është përkeqësuar seriozisht dhe se nuk ka dyshim, që tanimë, është më se e nevojshme përfshirja konstruktive e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, duke përfshirë ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përpjekjet e të cilit i mirëpresin, por në fakt, siç thonë edhe ata, deri më tani, kanë dëshmuar se nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen e problemit. E për këtë, Vuçiqi dhe qeveria e tij mbajnë një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë politike, si për ngjarjet në Banjskë” ashtu edhe për përshkallëzimet tjera në veri, theksojnë më fuqishëm se kurdoherë më parë, kësaj radhe opozitarët serb.
-Përfundimisht, duket se zhvillimet e fundit në serbi, Kosovë dhe përreth në rajon, përveç opozitës shqipfolëse kosovare e cila edhe pas sulmit terrorist serb në Banjskë, vazhdon të vallëzoj sipas muzikës së orkestruar nga Vuçiqi, e kanë zgjuar nga gjumi edhe një pjesë të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe të vet opozitës në Serbi, e cila bënë përgjegjës drejtpërsëdrejti presidentin kriminel serb Vuçiq dhe klikën e tij kriminale, për politikën e rrezikshme me të cilën po e drejton shtetin.
Politikë, kjo që në fakt, rrezikon edhe paqen në rajon, e veçanërisht në Kosovë me ndërhyrjet e tij, të pareshtura, përmes grupeve terroriste serbe në krye me krye terroristin Milasn Radojçiq, andaj një bllok i bashkuar opozitar në Serbi i kanë shkruar letër të hapur Josepp Borrellit, duke kërkuar nga BE, që Aleksandër Vuçiqit dhe aleatëve të tij, tu vendosen kufizime ndëshkimi dhe çdo masë e mundshme e sanksionimit. Këto veprime japin të kuptojmë se opozita parlamentare në Serbi, tashmë po bënë përpjekje që në zgjedhjet e paralajmëruara për fund të këtij viti, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, ta shembi kullën sunduese të Aleksandër Vuçiqit i cili ka krijuar një rreth të fuqishëm të kriminalizuar, të pushtetit arbitrar sundues dhe e ka shndërruar shtetin, në pronë private. Madje në kundërshtim me veprimet e opozitës së inkriminuar shqipfolëse kundër Qeverisë dhe shtetit të Kosovës, në Serbi opozitarët i kanë shkruar një letër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në të cilën e informojnë atë ne detaje, se ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë të Kosovës, janë të lidhura direkt me Vuçiqin, ndaj dhe “kanë shqetësuar thellësisht qytetarët e Serbisë”, sepse ato mund të kenë pasoja edhe më të gjera.
Ata besojnë se gjendja e sigurisë është përkeqësuar seriozisht dhe se nuk ka dyshim, që tanimë, është mese e nevojshme përfshirja konstruktive e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, duke përfshirë ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përpjekjet e të cilit i mirëpresin, por në fakt, siç thonë edhe ata, deri më tani, kanë dëshmuar se nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen e problemit. E për këtë, Vuçiqi dhe qeveria e tij mbajnë një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë politike, si për ngjarjet në Banjskë” ashtu edhe për përshkallëzimet tjera në veri, theksojnë më fuqishëm se kurdoherë më parë, kësaj radhe opozitarët serbë. Ata i bëjnë me dije BE-së, se popullata serbe në Kosovë u gjend nën trysninë e “Listës së Kriminalizuar dhe autoritare serbe dhe se pikërisht Aleksandër Vuçiq është drejtpërdrejt përgjegjës për inkurajimin e përfaqësuesve serbë që të largohen nga institucionet e Kosovës, si nga njësitë policore – por edhe për “imponimin e zgjidhjeve autoritare dhe jodemokratike,duke urdhëruar anulimin e pluralizmit politik midis serbëve në Kosovë”.
Kjo, theksojnë ata, mundësoi dhunën, shkaktoi viktima politike si Oliver Ivanoviç dhe të tjerë, dhe “inkurajoi një gjendje të përgjithshme pasigurie dhe dëshpërimi, ndaj dëshirojmë të theksojmë se ne, si opozitë demokratike në Serbi, jemi thellësisht kundër kësaj. Dhe duke pasur parasysh “përgjegjësinë e dukshme politike dhe personale të Aleksandër Vuçiqit dhe aleatëve të tij më të afërt politikë për situatën aktuale, në vend të ndëshkimit të qytetarëve, kërkojmë që kundër Vuçiqit me kompani, të vendoset çdo masë e mundshme ndëshkimi”. Pasi që, siç vërtetojnë edhe ata, Vuçiq është pjesë e problemit, jo zgjidhja e situatës aktuale, kështu që një vetëm vendosja e një qeverie demokratike në Serbi, është parakusht për zgjidhje afatgjata për problemet komplekse, si në Kosovë, ashtu edhe për stabilitet dhe paqe më të gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, përfundojnë ata në letrën e tyre, duke shtuar se ata duan ta kthejnë Serbinë në një partner, dhe jo dikush si Vuçiqi, që saboton stabilitetin”.
Por raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka sqaruar se masat që po përgatiten në Bashkimin Evropian ndaj Serbisë, për shkak të konfliktit të armatosur në Banjskë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve, por ndaj regjimit të Vuçiqit, dhe se futja e tyre varet nga bashkëpunimi i pakushtëzuar i Serbisë në hetim. Kjo për vet faktin se Von Cramon beson fuqishëm, që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kontrollon shumë gjëra të cilat ndodhin në vend, ndaj dhe është e vështirë të besohet se ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte për blerjen e armëve apo organizimin e grupit terrorist që vrau Policin e Kosovës në Banjskë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".