Lexoni edhe:
Opozita e bashkuar serbe në aleancë për ta varrosur karrierën e kriminalizuar presidentit serb Aleksandër Vuçiq
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Komisionet hetimore parlamentare të krijuara në atë kohe nga opozita e tanishme të cilët kanë qenë në pushtet nuk kanë qenë të frytshme dhe as edhe një seancë apo detyre nuk e kanë përfunduar si duhet, kurse kanë marre paga të larta nga buxheti i Kosovës.
Mendoj që me të drejtë partia në pushtet LVV nuk po e përkrahë formimin e komisionit të ri hetimor. Ky qëndrim kundërshtues vjen nga fakti sepse me krijimin e këtij komisioni hetimor parlamentar vetëm sa do të kemi deputet nga opozita që do fillojnë me i ikë ligjit dhe tentimin e fshehjeve të provave që do të dalin kundër tyre, nëse votohet Ligji i Vettingut brenda këtij viti.
Prandaj partitë opozitare duhet të ndalen me ankesa dhe të fillojnë të mendojnë për popullin, ndryshe në zgjedhjet e ardhshme LVV do i fitoje më 90% të votave. Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, edhe pse është votuar, e ka marr mbështetjen e Kryesisë së Kuvendit dhe atë në seancë parlamentare ku është votuar, nuk po arrin për tu konstatuar as pas tentativës së tretë, shkaku i mungesës së deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".