Nuk ka marrëveshje paqësore me Serbinë përmes nënshtrimit të Kosovës dhe serbizimin e Luginës

Nuk ka marrëveshje paqësore me Serbinë përmes nënshtrimit  të Kosovës dhe serbizimin e Luginës
Nuk ka marrëveshje paqësore me Serbinë përmes nënshtrimit  të Kosovës dhe serbizimin e Luginës

Muhamet Kelmendi

  • 14 October 2023 - 09:12

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Ideologjia paqësore ndaj shtetit serb dhe kontaktet me kriminelin e luftës Vuçiq, bëhen për të sjellë zgjidhje të çështjeve midis dy vendeve. Këtu po paraqes një pyetje: Çfarë ju sollën shqiptarëve ideologjia e tillë paqësore me shtetin serb në Luginën e Preshevës? Nga atje po dëbohen nga pushteti serb shqiptarët! Gjendja është keqësuar dhe prapë po çregjistrohen shqiptarët. Lugina është në rrezik të asimilohet. Medvegja është serbizuar. Tash po serbizohet Bujanovci.

-Priten masa të rënda ekonomike, sociale e shoqërore, si dhe politike e shtetërore edhe në Preshevë, si qendër kryesore e shqiptarëve në Luginë. Çfarë po bëni z.Rama me atë pjesë të kombit?! Në Kuvend fare nuk e shprehët mendimin dhe nuk dhatë asnjë mendim për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Treguat se paqja është vendimtare!

Në Kosovë dhe në Shqipëri e besojnë këtë. Pa paqe nuk ka të ardhme. Po si?

Me nënshtrim të Kosovës dhe me serbizim të Luginës?! Jo. Kjo nuk pranohet. E përkrahët Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. E nuk treguat se pse Lugina e Preshevës nuk mund të ketë Asociacion? Na dhatë mësim për miqtë tanë, sikurse mos me ditur shqiptarët se kush janë miqtë e shqiptarëve!. Shqiptaret e ruajnë me fanatizëm miqësinë me BE dhe me SHBA-të. E duan me zemër Anglinë, Gjermaninë dhe sidomos SHBA-të. Janë falënderues për aksionet luftarake në vitin 1999. Ato së bashku me luftën e UÇK-se e sollën lirinë. Shqiptarët kurrë nuk janë kundër forcave te KFOR-te ne Kosove.

Pa to Kosova nuk ka te ardhme. Ne Kuvend nuk treguat z Rama se nga duhet te shkojmë si komb! Nuk dhatë perspektive. Na le si komb pa status te shtetit!

Thate: "Do te kontaktoj Vuçiqin. Mbaj kontakte me Serbinë. Edhe ma tej kështu do të bëjë në raport me shtetin serb". Te gjitha këto të lidhura me BE e me SHBA-të!

Kjo nuk është e drejtë. Nuk iu thanë SHBA- të shkoni në Beograd.! Nëse po tregoni.

Nuk është ide e BE-së Ballkani i Hapur. BE është për Procesin e Berlinit. Nuk sulmoj Kosova në Serbi. Por shteti serb e sulmoje Kosovën me qëllim që katër komunat e Veriut të Kosovës t’ia shkëpute dhe ti aneksohen Serbisë. Këto janë fakte. Kuptohet se jeni, z. Rama, Kryeministër i Shqipërisë. Ashtu, si Kryeministër dhe mbrojtës i çdo pjese te kombit, kërkohet te silleni kudo dhe ne çdo kohe. Shpresoj se kështu do të veproni.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".