A po kthehet Mali i Zi ka "bota serbe"?
Fadil Maloku
Shkruan:Sociologu- Fadil Maloku
-Shqiptarët e Malit të Zi, duhet të bëhen largpamës... dhe nuk guxojnë që për ca pozita e beneficione meskine personale e partiake të hyjnë në qeveri dhe kështu t'i rrezikojnë e madje edhe t'i zhbëjnë gjitha ato të arritura në dy dekadat e fundit të demokracisë malazeze. Shqiptarët atje assesi nuk duhet t'i bashkohen qeverisë ku figuron partia pro-serbe e pro-ruse ‘Demokracia e Re Serbe’ e Andria Mandiq, përmes të cilit në vitet në vijim planifikohet të ribashkohet Mali i Zi me Serbinë. Qeveria e Spajiqit, dhe në fakt e Mandiqit dhe e presidentit serb Aleksandër Vuçiqi do të përpiqet me çdo kusht përmes rritjes së tensioneve ndëretnike të rikthej Malin e Zi, kah orbita e planimetrisë serbe për "botë e re serbe". I gjithë ky projekt dosido do reflektohet edhe në çnjohjen e Kosovës dhe në shprishjen e arkitekturës se re mbi sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".