Konfliktet e ngrira po rrezikojnë paqen në botë!...

Konfliktet e ngrira po rrezikojnë paqen në botë!...
Konfliktet e ngrira po rrezikojnë paqen në botë!...

Ismail Muçiqi

  • 16 October 2023 - 15:26

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi

Kemi shkruar edhe më parë se paqja dhe Siguria Globale po atakohen gjithandej Planetës. Koha po tregon se konfliktet e ngrira të cilat nuk janë zgjidhur si duhet që nga Lufta e Dytë Botërore tani po shpërthejnë me pasoja katastrofale duke pësuar njerëzit e pafajshëm përkatësisht fëmijët, gratë, pleqtë, me një fjalë civilët. Konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit që po ndodh tani është një uvertyr e kobshme për njerëzimin dhe për të drejtat e njerëzve të pafajshëm të cilat janë të garantuara me ligjet dhe normat ndërkombëtare të organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ultimatumi i Ushtrisë Izraelite për zhvendosjen e popullsisë Palestineze nga Gaza në afate prej 24 orësh është veprim i dënueshëm dhe i rrezikshëm për zgjerimin e luftës në rajonin e Shteteve Arabe. Se me të vërtetë fuqitë e mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore bënë mëkate duke i ndarë sferat e interesit duke lënë konflikte të ngrira nuk donë koment. Kjo po shihet edhe këto ditë ndërmjet Palestinës dhe Izraelit ku deri tani u vranë  2200 Palestinezë dhe 1300 Izraelitë. Ky konflikt përpos viktimave të pafajshme civile po shkakton krizë humanitare, të 1 milionë qytetarëve të Palestinës të cilët kanë ikur nga vendbanimet dhe vatrat e atdheut te tyre për ta shpëtuar kokën nga bombardimet e ushtrisë Izraelite.

Kjo luftë po i shkel të drejtat themelore të njeriut. Rrethimi klasikë i Gazes, ndërprerja e furnizimit me ushqim, ujë, rrymë, e derivate të naftës është dëshmi faktike se në këtë konflikt po shkelet e drejta themelore e qytetarëve civil te cilat janë te garantuara edhe me ligjet Ndërkombëtare e të drejtave themelore të njeriut. Nuk ka dilemë se qdo njeri normal i cili e don paqen duhet ta dënojë dhunën dhe terrorizmin kudo që shfaqet në Botë. Civilizimi duhet të distancohet nga sulmet e Hamasit kundër civilëve Izraelitë, kundër kidnapimit të njerëzve të pafajshëm.

Përdorimi i civilëve të pafajshëm si mburojë duke i rrezikuar jetërat e njerëzve të pafajshëm është i papranueshëm. Por është e ndershme të themi të vërteten se populli Palestinezë që nga Lufta e Dytë Botërore vuajti shumë duke u sakrifikuar për formimin e shtetit të vetë që është e natyrshme. Palestinezët janë në token e tyre, në atdheun e tyre. Më thotë mendja se Bota po ndahet në dysh?!. Lufta në Ukrainë kjo ndërmjet Palestinës dhe Izraelit tendencat në destabilizimin e Ballkanit përkatësisht agresioni Serbë në pjesën veriore të Kosovës janë shndërruar në konflikte të ngrira për shkak të papërgjegjësisë të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare të fuqive të mëdha.

Sesa është e rëndë dhe e dhimbshme ikja nga luftërat agresive të pushtuesve mesë miri e dine populli i Kosovës i cili në lëkurën e vetë e përjetojë tmerrin dhe gjenocidin nga Serbia para 25 viteve. Andaj kam frikë se raportet ndërkombëtare ndërmjet shteteve dhe fuqive të mëdha të cilat e kanë të drejtën e vetës në Këshillin e Sigurimit kanë humbur rrugën e arsyes për ta mbajtur ekuilibrin e paqes në Planetën ton. Tendencat për sferat e interesit e kanë sjell paqën në pikën më të ulët dhe më kritike për njerëzimin. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".