![Katër vite larg POLITIKËS!](/uploads/kosova-sot/images/2024/October/29/200x200_Nijazi_Halili1730187337.jpg)
Opstrukcionet e opozitës parlamentare në Kosovë kanë bllokuar 350 milionë euro?!...
![Opstrukcionet e opozitës parlamentare në Kosovë kanë bllokuar 350 milionë euro?!...](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/17/auto_GettyImages-1086290746-8fb276d98ba940ec900c1c736e9d47321697544808.jpg)
![Opstrukcionet e opozitës parlamentare në Kosovë kanë bllokuar 350 milionë euro?!...](/uploads/author/2019/May/07/auth_auto_ismail15552504421557214848.jpg)
Ismail Muçiqi
Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi
Papërgjegjësia dhe mjerimi nuk kanë fund. Deputetët e opozitës në Parlamentin e Republikës së Kosovës ka kohë që për shkak të inateve, tendencave dhe formave tjera destruktive, po e pamundësojnë Ratifikimin e Marrëveshjeve me institucionet e Bashkimit Evropian për realizimin e fondeve për projektet e ndryshme në Republikën e Kosovës. Kjo sjellje është për qdo kritikë për deputetët e partive politike të cilët po e shkelin me dy këmbët rregulloren e Parlamentit dhe Kushtetutën e Kosovës.
Deputeti i Parlamentit i cili ka marrur votën e popullit dhe ka bërë betimin para Kushtetutës ka obligim, njerëzorë dhe ligjorë që ti kontribuojë vendit ne te gjitha aspektet zhvillimore. Shteti i Kosovës dhe demokracia të funksionojnë në bazë të parimeve Kushtetuese duke i kontribuar vendit dhe qytetarëve për zhvillimin e gjithmbarshëm shoqërorë ekonomik, duke i dhënë prioritet zhvillimit te Demokracisë. Për fatë të keq Parlamenti i Kosovës është shndërruar në një teatër komedie i cili po degradon qdo vlerë të kulturës së komunikimit në marrjen e vendimeve. Është e pajustifikueshme opstrukcioni (bllokada), mos pjesëmarrja në mbledhjet e Parlamentit duke e pamundësuar forumin për ti ratifikuar marrëveshjet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për thithjen e 350 milionë eurove për ti ndihmuar Kosovës. Kjo mendësi e njerëzve të cilët e mbajnë emrin e deputetit të cilët me veprimet e tyre e dëmtojnë Kosovën nuk duhet të gëzojnë asnjë përkrahje apo respekt nga qytetarët pavarësisht se cilës parti i takojnë.
Se deri kur do ti vazhdojnë kalkulimet për interesa personale, karrieriste, te deputetët e Parlamentit të Kosovës duke i bllokuar proceset zhvillimore mbetët të shihet. Kjo sjellje abnormale po i irriton qytetarët e Kosovës të cilët përditë e më shumë po e shfaqin pakënaqësinë ndaj punës së Parlamentit të Kosovës. Akuzat dhe kundër akuzat në foltoren e Parlamentit ndërmjet grupeve Parlamentare dhe të individëve të caktuar kanë kaluar qdo kodë, dhe normë të etikës intelektuale të atyre që e përfaqësojnë popullin. Andaj qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta ngrisin vetëdijen kolektive duke reaguar, dhe distancuar nga këta deputetë të cilët po e mbajnë peng Institucionin e Shtetit i cili u themelua me kontributin e shumë gjeneratave, që dhanë qdo gjë për lirin dhe Pavarësinë e Kosovës. Kosova nuk e meriton një Parlament të këtij soji.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".