Kujdes, rreziku më i madh vjen nga qeni yt “BESNIK”
Shefik Shkodra
Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra
Ky Edi Rama është, si të thuash, i vëllazëruar me atë kretenin e Serbisë, i cili është në lidhje me Rusinë dhe është peng. Kështu duket se është peng edhe Edi Rama ndaj Serbisë dhe atij Vuçiqit, që ky i fundit po i dërgon terroristët e armatosur për ta okupuar Veriun e Kosovës me dhunë. Edi Rama kërkon përditë, që Kosova t’ia japë një republikë serbe Serbisë si në Bosnje dhe ky të mbetet “dosti” më i mirë me Serbinë. Në secilën kohë të rrezikshme për shqiptarët, gjendet një antipod prej shqiptarëve të bëhet miku më i mirë i armikut.
-Se Franca ndërmjetësoi dhe përzjeu për veriun e Kosovës në kohën kur u futën trupat e NATO-s, kjo s’është fare e diskutueshme, si diçka e natyrshme bashkë me disa shqiptarë. Dhe doli një lloj tradhtie për banorët e vendit. Doli edhe skandal i përgjithshëm për gjithë Kosovën. Se valën më të madhe e bën, herë-herë, vetë kreu i Francës prej evropianëve, kundër Kosovës e pro Serbisë, as kjo nuk përjashtohet, sepse dëgjohet e shihet, sepse ky vend evropian e bëri Serbinë shtet në Luftën e Parë Botërore. Shkurt, ky vend ishte e është pro Serbisë dhe pro Rusisë moti kohë. Nga kjo ide kanë bërë përjashtim dy prej kryetarëve të Francës dhe ishin pro Kosovës. Nuk mund t’i mësojmë e as t’i detyrojmë askënd të na duan e përkrahin. Është punë e tyre se kë e favorizojnë e kë e denigrojnë. Kjo s’është hera e parë historikisht me shqiptarët. Mirëpo, ka diçka që duhet ta shohim më parë veten tonë. Pjesë e problemit është nga meset tona. Edi Rama mirë po thotë, por problemi po alarmohet e po nxitet edhe prej vetë atij, tashmë ashiqare. Ky dhe opozita e Kosovës, kur po e shohin se nuk po shkon ai pazari e viteve 2013 e 2015, janë çuar në këmbë.
Kryeministri Rama vepron si një injorantë (kështu duket nganjëherë) dhe ashtu flet, si njeriu kur i lut fëmijët, mos e prekni këtë kuti plot barot, e ata posa largohet përgjegjësi e çelin dhe ia japin flakën...Ose: “Lype kandarin ta kojshia, po mos i thuaj se po matim pare!” Djali kur shkon te fqinji i thotë, “babi po thotë, mos kujtoni se po matim pare.” Ky është paradoks bashkë me një pjesë të opozitës kosovare dhe atyre “analistëve” nëpër ato koçakët. A janë kërcënime, a janë nga një ndjeshmëri, po duket e qartë. Kërcënimet janë nga shqiptarët për shqiptarët. Një ditë e lexova një shkrim të njërit, thuhej se ishte ish ambasador i Kosovës, por shkrimi i tij nuk të linte përshtypjen e një njeriu të tillë.
Ai sikur është bashkë me politikën e jashtme, Kosova do t’i ketë punët shumë keq, nëse nuk i kryen punët si thotë Serbia, kështu diçka thoshte ky zotëria. Disa herë kam parë opinione të disa njerëzve, që më duket se nuk u ka hije për këto alarmime në publik. Po s’duhet të habitet njeriu më me askënd nga mesi jonë. Lloj-lloj çobani merret me komente të ndryshme, njëtrajtshëm si ky kryeministri, që do të duhej të jetë shumë më përgjegjës pavarësisht se si do të rrjedhin gjërat. A është kryeministër ky njeri që do të duhej të kujdesej për një shtet e madje edhe për disa vende me shqiptarë në Ballkan, apo është një fallxhi me prognoza e kërcënime kundrejt Kosovës. S’është aq i mençur sa e mendon ky njeri veten, veç si narcis.
Kob e korb është mënyra që dikush sot të merret me politikë, kur deri dje “nuk ka ditur t’i japë ujë një lope!” Edhe më kob e më korb është të jetë në krye të një shtetit me egoizmin e vet satanik dhe të sundojë ata qytetarë. Kështu shihet një kryeministër i sotshëm i Shqipërisë, i cili sa herë flet, kob e zi thërret. I cili të gjitha fjalimet e tij i ka plot entuziazëm për të shkatërruar e devijuar në këtë kohë, diçka ashtu qysh ka thënë ky dhe si u jep kahe ndodhive, duke pas premtuar, ndoshta, mikut e vëllait të tij në Serbi. I cili në çdo takim me të jashtmit e edhe me të brendshmit shkakton një divergjencë në mesin e gjithë shqiptarëve. Në anën tjetër, ky kryeministër, rrit një prestigj individual si shërbyes i fëlliqtë përkohësisht. Herë-herë duket i sëmurë e robotik, me sjellje të njëmendësie të një të krisuri serb, i cili e quan veten president të një shteti, ky i fundit kriminel në veprimet e veta që nga koha e luftërave të Serbisë (në vitet e nëntëdhjeta) me fqinjët e vet në Ballkan.
Ky po vijon “përrallen e përgjakshme” të S. Milosheviqit. Janë të mësuar apo janë të detyruar gjithmonë me “përrallat e përgjakshme”. Do të më vinte shumë mirë, kur politika bëhet me interes kombëtar, duke ndjekur një kurs sipas rendit dhe konvergjencës të një leverdie të tërësishme edhe me të tjerët. Njeriu nganjëherë mendon, mos po gabojmë kur kritikohet dikush, mos jemi grupe të pa edukatë e të pa kulturë fare. Dhe për këtë vjen koha, kur do të dëshmohet njëra anë e medaljes. Të dyja anët nuk mund të kthehen në të njëjtën kohë parasysh, por do të konstatohet se edhe ajo e përmbysura është në lojë, pozitive apo negative. Por jo. Populli ka thënë: “katundi që shihet nuk do kallauz!”
Ky Edi Rama është, si të thuash, i vëllazëruar me atë kretenin e Serbisë, i cili është në lidhje me Rusinë dhe është peng. Kështu duket se është peng edhe Edi Rama ndaj Serbisë dhe atij Vuçiqit, që ky i fundit po i dërgon terroristët e armatosur për ta okupuar Veriun e Kosovës me dhunë. Edi Rama kërkon përditë, që Kosova t’ia japë një republikë serbe Serbisë si në Bosnje dhe ky të mbetet “dosti” më i mirë me Serbinë. Në secilën kohë të rrezikshme për shqiptarët, gjendet një antipod prej shqiptarëve të bëhet miku më i mirë i armikut. S’ka rëndësi për tokat dhe njerëzit e vet. Dhe përditë vajton, se, Kosova do të humbas çdo gjë dhe nuk gjykon asgjë për zullumin dhe kriminalitetin e atij dostit a vëllait të vet që po i sjell Kosovës.
Se “Kosova ka hyrë në kurth vetvetes”, “...janë mbyllur si Oso Kuka”, në Kullë të barotit! Se është si Hamasi, kur fëmijët e (palestinezëve) i presin raketat e Izraelit, ngjashëm me Kosovën dhe Serbinë. Se KFORi duhet të mbulojë Veriun e Kosovës, e jo PK. Nuk mund t’i thuash kësaj mendje e mprehtë, ose pa hile sepse këtu s’ka diçka që nuk dihet. Mban fjalime në Parlamentin shqiptar dhe kritikon politikën e kosovarëve në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë, por nuk e përmend terrorizmin serb edhe atëherë, kur do të duhej formalisht të thuhet, së paku për atë rezolutë. Nuk mundet Edi (s’guxon ndoshta) nuk dëshiron të kritikojë e ta hidhërojë Serbinë. Rama duket si një armik i popullit shqiptar të Kosovës më i madh se Vuçja i Serbisë; njësoj si ai shkrimtari i partisë së Edit, të cilin e përmendi njëri një moment me atë romanin e tij. Çfarë shkrimtari i dreqit! Duket se terrorizmi dhe krimi i pëlqen më shumë këtij Edit dhe kompanisë së tij që të zhvillohet te shqiptarët e Kosovës.
Paqen veç e përmend si fjalë e fjalorit të domosdoshëm politik. Duket sikur nuk ka lidhje me historinë kombëtare shqiptare dhe me atë të fqinjëve serb. Por bëhet sikur ky po e di më mirë se çdo kush tjetër historinë dhe politikën e gjithë botës e edhe të Palestinës me Izraelin dhe bën krahasime të ndyta, si Kosova e Serbia. Aq është konvergjent ky kryeministër, sa nuk lë rast pa e njollos e pa i shkel institucionet e politikën e kosovarëve, derisa ta marrin vesh edhe fëmijët e shkollës fillore. Edi është kampion për kryeministër të Serbisë së këtij shekulli. Suksese Edi Rama!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".