Takimi i Kurtit me përfaqësuesit e vendimmarrjes ndërkombëtare, për paqe apo luftë me serbinë-Palestinë ballkanike?

Takimi i  Kurtit me  përfaqësuesit e vendimmarrjes ndërkombëtare, për paqe apo luftë me serbinë-Palestinë ballkanike?
Takimi i  Kurtit me  përfaqësuesit e vendimmarrjes ndërkombëtare, për paqe apo luftë me serbinë-Palestinë ballkanike?

Agim Bajrami

  • 20 October 2023 - 21:38

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Dhe,çka duhet të bëjë kryeministri Albin Kurti ,nesër në takimin me vendet e Quintit...! - Kryeministri Kurti ,nuk do të duhej që përfaqësuesve ndërkombëtar,t'u paraqes kushte, apo t'u mbaj ligjërata boshe e monotone, por të pajtohet plotësisht në kërkesat e tyre për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë; - Kosova gjithëherë ka fituar dhe fiton ,kur i ka dëgjuar dhe dëgjon e i zbaton instruksionet politike të aleancës përendimore; - Kryeministri Kurti ,nesër vendos ,se a do të ndjek politika paqësore,zhvillimore dhe të bashkëveprimit me partnerët e aleancës perëndimore përgjatë këtyre zhvillimeve shqetësuese të sigurisë globale e rajonale, apo, për mos rreshtim dhe mos dëgjim të udhëzimeve të miqëve ndërkombëtar , Kosova, do braktiset dhe të lëhet e vetmuar në çështjet e sigurisë dhe të funksionimit të shtetit,dhe për rrjedhojë do të shkaktohen , vështirësi,pa siguri , e pa perspektivë, dhe me rrezikimin e vetë qenies së ekzistencës të shtetit të Kosovës apoedhe shpopullimit të mundshëm të saj . - Dhe ,nesër ,është në dorën e kryeministrit Kurti ,të vendos qartë ,shkurt, dhe pa fjalime abstrakte ,se a dëshiron që Kosova të jetë në paqe e përkrahur nga SHBA-ja dhe BE-ja, apo Kosova të shndërrohet në Palestinën ballkanike???

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".