Lexoni edhe:
Bravo Presidente për vendimin dhe guximin, refuzimin e dekretit për Blerim Isufajn kryeprokuror të shtetit i lidhur me krimin
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Situata politike e pas sulmit terrorist ndaj Kosovës me 24 shtator 23, nga ana e Serbisë, i kane kontribuar qe te hapen tema me analiza te ndryshme për te ardhmen e këtyre dy shteteve, prandaj analistë te ndryshëm i kane supozimet e tyre ashtu si i shohin ata situatën politike, por një është e qarte se sovranitetin e Kosovës e garanton KFOR si pjese e NATOS, dhe Serbia e ka te qarte këtë, prandaj çdo sulm ndaj Kosovës mundet qe Beogradi apo e ter Serbia te bombardohet, prandaj Vuçiqi e ka te qarte këtë.
Edhe sulmi i Palestinës ndaj Izraelit e ka lidhshmërinë me situatën konfliktuoze luftarake mes luftës të Rusisë dhe Ukrainës, sepse Rusia përmes Iranit që e ka aktualizuar këtë konflikt luftarak, ka për qëllim për ta shpërqendruar vëmendjen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, sepse bota demokratike në krye me Amerikën po e ndihmon Ukrainën, dhe shpërqendrimi i vëmendjes në vende të tjera ku janë konfliktet luftarake, do ta zvogëloj ndihmën e shteteve demokratike ndaj Ukrainës e cila po i shkakton dëme të mëdha Rusisë, sepse lufta e Rusisë po zgjatë më tepër se që është planifikua, dhe vlerësohet që nga kjo lufte janë vrarë 270,000 ushtar rus. Ky numër mundet me u rritë në shumë miliona sepse të gjithë ata të vrarë i kanë familjarët e tyre në numra si prindit, vëllezërit, motrat, dajtë e farefisni të ndryshme që marr në tërësi numri i të pakënaqurve në Rusi rritet në shume miliona dhe qytetarët e kundërshtojnë qeverinë e Putinit, për këtë luftë që është duke e zhvilluar.
Pakënaqësisë së qytetarëve të Rusisë i bashkanagjiten qytetar të shumtë që tani janë duke e përjetuar shumë vështirë inflacionin e shkaktuar si pasojë e rrethanave të luftës, dhe hasin me probleme jetike të ekzistencës, prandaj me këto pakënaqësi tani është i rrezikuar edhe vetë Putini dhe qeveria me bashkëpunëtorët e tij. Prandaj marr në tërësi të situatave që po zhvillohen në vende të ndryshme, situata luftarake mundë të përzegjerohet, por gjasat që ai përzegjerim të ndodhë bash në Kosove, janë më të vogla, pasi KFOR-i është garantues i sovranitetit të Kosovës, dhe jemi dëshmitar se shumë nga shtetet e NATO-se e kanë rritur pranin ushtarake të tyre në Kosovë. Marrë në përgjithësi situatën e tanishme, gjasat janë të vogla që të ripërsëritet sulmi i 24 shtatorit në Kosove, sikur që janë paralajmëruese deklarimet e analistëve politiko ushtarak, njohës të politikës serbe, për një rrezik të ri të përsëritjes së sulmit terrorist të 24 shtatorit nga Serbia ndaj Kosovës, sipas të cilëve vetë mos prania e presidentit serb në Samitin e Berlinit në Tiranë, tregon mjaftueshëm për pozicionimin pro rus dhe kundërvënien politikës evropiane për shtensionim me dialog dhe normalizim për bashkëpunim.
Analisti politik nga Mali i Zi Zlatko Vujovic madje alarmon se të dyja këto vende, Kosova dhe Mali i zi janë në një Projekt të përbashkët të kërcënimit me destabilizim nga Beogradi, për çka ka mjaft fakte të dëshmuara me ngjarjet e zhvilluara. Vujoviq thotë se Vuçiq e ka bërë në Kosovë përmes futjes së njësive paraushtarake kurse në Mal të Zi këtë po e bënë përmes ndikimit politik në qeverisje.
Ai ka deklaruar se me kohe e ka paralajmëruar sulmin në Kosovë, duke thënë se është “provokuar nga Vuçiq” dhe ka paralajmëruar se ky nuk është një skenar që nuk do të përsëritet. Ai tha gjithashtu se qytetarët e Malit të Zi do të paguajnë një çmim të lartë për të gjitha të këqijat që janë bërë në vitet e fundit nga ndikimi i politikës serbe e cila këtë shtet rrezikon ta distancon nga Perëndimi dhe orienton drejtë lindjes ndikimit të Rusisë dhe Serbisë. “Mali i Zi po shkon në drejtimin e gabuar nëse emërohet një qeveri pro-serbe dhe pro-ruse, dhe Aleksandër Vuçiq po e bën atë që nuk e bëri gjatë qeverisë së Millosheviçit dhe është gati të shkaktojë konflikt”, ka deklaruar tha Zlatko Vujovic, sipas të cilit me ndikimin politik të Serbisë, Mali i Zi po rrezikon të shkon në konfrontim të drejtpërdrejtë me Perëndimin.
“Ju keni liderin e Serbisë, Vuçiqin, i cili po armatoset në mënyrë dramatike dhe nga ana tjetër, çdo lëvizje e tij hala negative përballet me mirëkuptimin e partnerëve të tij perëndimorë. Ai ka një agjendë të qartë për të realizuar atë që dështoi në pushtet kur ishte Ministër i Informacionit ndërsa Millosheviq ishte president. Ju keni një vend ambicioz, Serbinë, e cila dëshiron të ndikojë në proceset politike në vendet e tjera – ajo destabilizon”, ka deklaruar analisti malazias. Analistët malazez i kanë pikëpamjet e tyre për situatën e krijuar në atë shtet të Malit te Zi, por Serbia e ka të qartë se po ky shtet tani është anëtare e NATO-s, prandaj kjo është ajo frika e Serbisë ndaj Malit të Zi, që kurrsesi nuk guxon ta sulmoj këtë shtet Serbia. Në takimin e fundit që kryeministri Kurti ka zhvilluar me komandantin e KFOR-it në Kosovë ka kërkuar forca shtesë të KFOR-it që të koncentrohen në ruajtjen e kufirit me Serbinë. Kërkesa e kryeministrit Kurti është miratuar në momentin e paraqitjes së tij për forcimin e KFOR-it, prandaj situata e tanishme në kufi me Serbinë besohet se do të jetë stabile, dhe angazhimet diplomatike duhen tani ti japin frytin pozitiv të bisedimeve mes përfaqësuesve të këtyre dy shteteve në konflikt, dhe rasti i përshtatshëm është tani që këto bisedime ditëve në vijim mundë ta qetësojnë regjionin, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, që do ti ndërmjetësoj bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, por gjithnjë duke e pasur parasysh përgjegjësinë e Serbisë për sulmin e 14 shtatorit 2023.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".