Bashkimi me Shqipërinë nënë nuk e dobëson, por e fuqizon Kosovën dardane, “o hosana, baraba…”!
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkruan: Prof. Dr. Mehdi Hyseni
-E vërteta mund të fshihet, por jo përjetësisht !
- Derisa Aleksandër Vuçiqi, pseudoshkencëtarët serbë dhe Kisha Ortodokse Serbe paskanë të “drejtë”, që “kosovën ta quajnë Serbi”, atëherë pse akademikët dhe shkencëtarët shqiptarë, si Rexhep Qosja, Mark Krasniqi dhe Ismail Kadare, të mos kenë të drejtë, që me çdo kusht (me argumente dhe me fakte) të mos konstatojnë se “Kosova është Shqipëri” dhe se kjo ka të drejtën e saj natyrale, historike dhe ligjore, që të bashkohet me Shqipërinë Nënë, sepse është pjesë autoktone e saj.
Ndaj, s’ka bytyq, as hysen, as hasan, as mark, as jank, as brank, as stank e as kote, që mund ta hedhë poshtë këtë të vërtetë të pakundërshtueshme historike, etnike, kombëtare, politike, gjeopolitike e atdhetare shqiptare të shkrimtarit zulmëmadh kombëtar shqiptar dhe ndërkombëtar të Ismail Kadares se “Kosova është Shqipëri”. Kjo sintagmë pohuese e Ismail Kadares nuk është “pjellë” e asnjë diktature komuniste në Shqipëri (1945-1990), por një e vërtetë e pashlyer historike e shkruar me gjakun shqiptar brez pas brezi, që nga Illyria e deri më sot në shekullin e globalizmit (XXI, dekada e tretë, viti 2023).
S’ka këtu kurrfarë “porosie” e as kurrfarë dyshimi se Kosova nuk është Shqipëri, dhe se një ditë të bardhë do të bashkohen me njëra-tjetrën, i pëlqeu apo jo kjo Dr.Enver Bytyqit, ose koavçëve të “kombit kosovar” të Dr. Nexhmedin Spahiut .
Prandaj, bërja e çdo politike dhe e çdo “shkence” ndryshe, është krejtësisht antishqiptare dhe antibashkim i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike Natyrale.
Pra, në këtë rast, secili shqiptar normal ( me shkollë fillore, të mesme dhe me fakultet… etj.), i bashkohet dhe e mbështet pa asnjë hezitim Deklaratën e Ismail Kadares, sepse çdo deklaratë ndryshe, përputhet me sintagmën e historiografisë së rreme dhe falsifikatore të politikës kishtare dhe shtetërore serbomadhe : “Kosova është Serbi” !?
Nga Tirana e Shqipërisë Etnike, Kadare botërisht pohoi se “Kosova është Shqipëri dhe një ditë e gjithë kjo trevë do të marrë emrin e vjetër të saj”.
-Të lumtë z. Kadare, këtë të vërtetë mbarë kombi shqiptar në Shqipërinë Etnike dhe në diasporë e ka pritur,jo më pak se 30 vjet, që edhe ju ta vulosni bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, me deklaratën e juaj briliante të bërë në Tiranë, gjatë mbajtjes së Konferencës së Procesit të Berlinit të vendeve të Ballkanit Prëndimor, më 16 tetor 2023.
Esenca e kësaj deklarate të Kadares nuk dobëson kurrfarë pozicioni në sfondin e politikës së marrëdhënieve ndërkombëtare, e as në atë politikës së brendshme të Kosovës, por e fuqizon dhe e mbron të drejtën e saj të vetëvendosjes dhe të bashkimit me Shqipërinë Nënë, jo me Serbinë “njerkë” shfarosëse kolonialiste dhe hegjemoniste. Si rrjedhojë, sa më parë që Kosova të bashkohet me Shqipërinë, gjasët e Serbisë dhe të Rusisë për ta pushtuar Kosovën, janë vetëm një zero e madhe në akull.
Ndërkaq, pas procesit të bashkimit me Shqipërinë Nënë, Kosova nuk humbas asnjë millimeter territor të saj, por ka shans, që t’i rikthejë edhe territoret e Luginës së Preshevës.
-E, nëse ndodh e kundërta, atëherë Kosova do të humbas territore të saj, në emër të këmbimit të kufijve territorialë, gjoja për të arritur ndonjë kompromis politik mes Kosovës dhe Serbisë.
S’ka asnjë dilemë se Deklarata e Kadaresë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, është bërë në momentin e duhur, kur Kosovës po i kërcënohet agresioni pushtues nga ana e Serbisë dhe e aleatëve të saj, siç është Rusia etj. Këtë e dëshmoi edhe akti agresiv i Serbisë në Banjskë të Mitrovicës, me ç’rast forcat terroriste mercenare e paramilitare serbe, të përgatitura, të stërvituraushtruara dhe të komanduara nga Beogradi, vranë policin Afrim Bunjaku dhe plagosën një polic tjetër shqiptar të policisë së Kosovës, më 24 shtator 2023.
Kështu, kjo deklaratë e Kadares e vërtetoi edhe thirrjen 30-vjeçare përmes librave, intervistave dhe shkrimeve në masmedia të akademikut Rexhep Qosja, se “pa bashkim nuk ka Shqipëri…Shqipëria dhe Kosova po shkojnë drejt bashkimit…Bashkimi i shqiptareve në një shtet është i pashmangshëm…” (https://dritare.net/rexhep-qosja-bashkimi-i-shqiptareve-ne-nje-shtet-eshte-i-pashmangshem)
Pra, vështruar në retrospektivën e koherencës historike, kjo deklaratë e Kadares nuk është ndonjë novus as për shkencën e as për politikën mbarëshqiptare, por është pozitive dhe tejet e rëndësishme, që edhe Ismail Kadare, së fundi në ceremoninë e marrjes së dekoratës “Oficer i Lartë i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez, Emanuel Makron, në sy të pjesëmarrësve të nivelit të lartë shtetëror të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bërë në Tiranë, më 16 tetor 2023, e vulosi të vërtetën historike dhe kombëtare, edhe të shkrimtarit dhe të shkencëtarit tonë të shquar, Rexhep Qosja, si dhe të akademikut të njderë, profesorit Mark Krasniqi, i cili me argumente të qëndrueshme mbron tezën e Rilindësve shqiptarë se “ Krijimi dhe bashkimi i Shqiperisë etnike, do të ishte zgjidhja më e drejtë dhe më e mirë e problemit të popullit shqiptar në Ballkan”.(Mark Krasniqi:“Kosova Sot, Refereat i paraqitur në Senatin Belg”, Prishtinë, 1992, f.31.
Edhe rilindësi i ditëve tona Ismail Kadare si Sami Frashëri:
“Kosova është Shqipëri, dhe se një ditë të afërt do të bashkohen dhe Kosova do ta ndryshojë emrin në emrin e vjetër-DARADANI. Këtë kërkesë të pashmangshme largpamëse të këtyre dy rilindësve tanë, katërcipërisht e mbështetë edhe Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork me akademikun e saj,Prof.Dr. Skënder Kodra në krye, i cili më 27 shkurt 2021,personalisht pëmes postës së zakonshme u ka dërguar tri letra zyrtare (timonjerëve të anijes së Kosovës); Vjosa Osmanit (presidente), Albin Kurtit (kryeministër dhe Glauk Konjufcës (kryekuvendar) për ndryshimin e emrit të Kosovës në emrin e lashtë historik-DARDANIA. Mirëpo, qe 3 vjet e as sot, në adresën e ASHASHA-së në Nju-Jork nuk ka arritur asnjë përgjigje (të paktën për hir të korrektësisë dhe, sipas detyrës së tyre) nga presidentja Osmani, nga kryeministri Kurti dhe nga kryetari i Parlamentit të Kosovës. Megjithëkëtë "kontakt të shkurtër" të komunikimit, së shpejti do të vijë dita, që Kosova të quhet Dardani e bashkuar me Shqipërinë Nënë!
Sa më sipër, Ismail Kadare ka të drejtë që Kosovën e ka quajtur Shqipëri. Topi se luan këtë vlerësim. Prandaj s’ka shkencë, as lider politik, që mund ta mohojë, ngaqë historikisht Kosova-Dardania është pjesë integrale e territorit të Shqipërisë Etnike Natyrale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".