Lexoni edhe:
Mbajtja e Kosovës në preambulën e kushtetutës së Serbisë është fakt për të dëshmuar qëllimin që edhe me luftë par ta ripushtuar
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Nëse po mendojnë të zhvillojnë dialogun që si finale ka normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pa i marrë parasysh kërkesat e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, që rasti i fundit terrorist mos të kalohet sikur nuk ka ndodhë asgjë, zor që do të këtë vazhdim të bisedimeve, madje vazhdimi i tyre nuk ka asnjë kuptim për palën tonë. Serbia duhet të dënohet për agresionin terrorist tragjik në veri. Nëse kjo nuk bëhet nga BE-ja , do të kemi prapë tentime të ndërhyrjes të formës terroriste ushtarake ,të Vuçiqit në veri, apo një luftë të re serbo-shqiptare në rajon, e cila nuk do të mbetej e izoluar.
Vrasësit serbe në Banjskë të Kosovës në krye më Vuçiqin, nuk po ndëshkohen nga BE-ja .Heshtja e kësaj ngjarje tragjike , e pesë diplomatëve të vendeve të QUINT-it, më së paku është pritur. Ardhja e tyre në Kosovë la shumë dilema mbrapa së nuk paralajmëruan ndryshim të kursit të bisedimeve Kosovë-Serbi. Me qasje të vjetër duke i bërë presion vetëm Kosovës, madje duke e ndëshkuar më masa ekonomike, dhe mos detyrimi ndaj pushtetit shovinist e terrorist të Beogradit, i cili më dhunë po dëshiron të fut nën juridiksionin serb pjesën më vitale të veriut të Mitrovicës, nuk do të sjellë përparim të procesit, veç sa do të ngarrojë edhe më shumë atë.
BE-ja nuk është duke u tërhequr nga kërkesa e implementimit të Asociacionit më kompetenca ekzekutive të vitit 2013 që është vrasje e shtetit të Kosovës. Një logjikë e tillë e qasjes kur situata është përshkallëzuar në veri nga Serbia, sidomos pas aktit terrorist, nuk është pritur. Është diçka më se e qartë tashmë se Rusia , Serbia dhe Kina janë boshti më anti perëndimor , të cilët po dëshirojnë një rend të ri botëror sipas kutit të tyre. Dhe BE-ja bëhet sikur nuk po ndodhë asgjë në Izrael, Ukrainë dhe kërcënimi i hapur serbo –rus për ndarje të Kosovës. Pesëshja diplomatike që vizitojë vendin tonë , la përshtypje së po i intereson vetëm implementimi i Asociacionit, duke e kapërcyer aktin e terrorizmit shtetëror serbe në Banjskë. Nëse po mendojnë të zhvillojnë dialogun që si finale ka normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pa i marrë parasysh kërkesat e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, që rasti i fundit terrorist mos të kalohet sikur nuk ka ndodhë asgjë, zor që do të këtë vazhdim të bisedimeve, madje vazhdimi i tyre nuk ka asnjë kuptim për palën tonë. Serbia duhet të dënohet për agresionin terrorist tragjik në veri.
Nëse kjo nuk bëhet nga BE-ja , do të kemi prapë tentime të ndërhyrjes të formës terroriste ushtarake ,të Vuçiqit në veri, apo një luftë të re serbo-shqiptare në rajon, e cila nuk do të mbetej e izoluar. Ky skenarë do të ishte në favorin e Rusisë dhe të Serbisë për realizimin e botës ruse dhe të botës serbe, ideologji këto fashiste.
Deklaratat serbomëdha janë vetëm vazhdim i diskursit të viteve të 90-ta, të kohës të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, të cilat prodhuan luftëra dhe pasojat e të cilave ende po i bartim. Kjo retorikë duhet gjykuar edhe nga autoritetet e BE-së, e që deklarimet e Vuçiqit dhe të Vulinit, janë në kundërshtim të plotë me qëndrimet e demokratike , dhe më qëllimet për paqe dhe prosperitet të botës , e cila seriozisht është vu në peshore nga autokratet, Putin dhe Vuçiq, të cilët po e lënë mundësinë reale te një luftë të re në botë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".