Jo konvertim e as rikonvertim, por vetëm bashkim, ky është shpëtimi i shqiptarëve!
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkruan: Mehdi Hyseni
-Kjo është detyra , përgjegjësia dhe borxhi ynë para ZOTIT, para KOMBIT dhe para ATDHEUT të SHQIPËRISË ETNIKE NATYRALE ! –Jo përçarja, copëtimi, asimilimi, fraksionizimi dhe shkombëtarizimi.
Kombin shqiptar gjithmonë e ka rrezikuar dhe po e rrezikon Kisha Ortodokse Serbe me agjenturat e saj sllavo-bizantine imperialiste dhe militariste, jo xhamia, as katedralet katolike dhe ortodokse shqiptare
Kjo është e vërteta historike e pamohueshme. Prandaj, kombi shqiptar nuk ka problem me shumicën dërrmuese myslimane shqiptare (sepse si shumicë me të drejta, me përgjegjësi dhe me detyrime fetare, kombëtare e shtetërore, konsiderohet bazamenti i mbrojtjes i kombit shqiptar), por me Kishën Ortodokse Serbe, e cila në vijimësinë historike (1876-2023) ka luftuar me të gjitha mjetet politike, propagandistike, ushtarke, konvertuese, të planifikimit të masakrave dhe gjenocideve ndaj kombit shqiptar vetëm për ta zhdukur nga faqja e dheut të Shqipërisë Etnike Natyrale. Serbia na ka konvertuar disa herë, gjatë historisë së derisotme, por asnjëherë deri më sot, e as sot, nuk është formuar ndonjë “Lëvizje” gjithëshqiptare kundër Serbisë konvertuese, sikurse kjo farë “Lëvizje për konvertimin e shqiptarëve myslimanë në kristianë”, se gjoja me “ekstremizmat” dhe me “radikalizimin” e tyre “po e rrezikuakanë kombin shqiptar”!?
Përkundrazi, ata që e njohin historinë e Ballkanit, e dine se kombin shqiptar e ka rrezikuar dhe, ende në vijimësi po e rrezikon Kisha Ortodokse politike retrograde serbe. Këtë së fundi, më 24 shtator 2023 e dëshmoi edhe agresioni i Serbisë, ku Beogradi zyrtar në bashkëpunim të ngushtë me Kishën Ortodokse Serbe planifikoi dhe përdori Manastirin e Banjskës së Mitrovicës.
-Jo, nuk është e vërtetë se tri fetë ekzistuese shqiptare (islami, katolicizmi dhe ortodoksizmi) po e “rrezikuan” kombin shqiptar!
Sepse “rikonvertimi” i shumicës dërrmuese të shqiptarëve myslimanë në kristianizëm nuk e ndryshon stus quo-në e sundimit kolonial dhe imperialist të fqinjëve sllavobizantinë mbi kombin shqiptar dhe mbi Shqipërinë Etnike Natyrale (1876-2023). Kët֝ë e dëshmojnë këto argumente të qëndrueshme historike, qëkur, “ duke filluar nga Sanxhaku i Nishit (Toplicë, Kosanicë, prej Kryshevcit deri në Vranjë), ushtria serbe masakroi dhe dëboi me terror rreth 230-250 mijë shqiptarë nga trojet e tyre shekullore. Si edhe nga Plava, Gusia, Hoti, Gruda, Ulqini.” (Akademik Prof.Dr.Mark Krasiniqi, “Kosova Sot”, referat i paraqitur në Senatin Belg, 1992, 17).
Prandaj, është e logjikshme dhe vizionale, që të gjithë shqiptarët të kërkojnë dhe të veprojnë njerëzisht dhe kombëtarisht pajtimin dhe bashkimin e tyre brenda qatisë së SHQIPËRISË ETNIKE NATYRALE, jo të jetojnë në iluzione të shkreta dhe në ëndrra të kota, se gjoja vetëm “RIKONVERTIMI” i shumicës myslimane shqiptare në kristianizëm, po e “zgjidhka” problemin kolonial shekullor të kombit shiptar në Ballkan. Kjo është utopi politike dhe propagandistike e “kuzhinave politike” antishqiptare, që emërues të përbashkët kanë shfarosjen e shqiptarëve në Ballkan, në mënyrë që me çdo kusht t’i mbrojnë “ 45.717 km2” territor autokton të aneksuar dhe të kolonizuar me agresion dhe me gjenocid nga Shqipëria Etnike Natyrale (1876-2023).
“Lëvizja për konvertimin e shqiptarëve myslimanë në krishterim”, do t’i hynte në punë vetëm “kombit kosovar” !
-Jo kombit shqiptar, në asnjë kuptim dhe, në asnjë mënyrë. Përkundrazi, do të ishte fatalitet me pasoja të rënda, mbase do të vinin në shprehje konflikte, që do të çonin në një luftë absurde ndërfetare sikurse në Lindjen e Afërt.
Duhet te jene te vetedijshem shqiptaret se, cdo gje qe behet me ultimatum, me diktat dhe me dekret politik eshte e falimentuar. Nderkaq, cdo gje qe behet ne menyre te natyrshme ajo eshte e pranueshme dhe e dobishme per shoqerine si kolektivitet qofte kombetar, shteteror dhe fetar. Kjo dukuri eshte e rrezikshme dhe shumefish e demshme, sepse shpie në urrejtje, në armiqësi dhe në konfliktin-vrasjen direkte mes vellezerve shqiptare (katolike dhe myslimane). Prandaj, shperfaqjes se kesaj “Levizje per konvertimin e myslimaneve ne kristianizem), shteti shqiptar edhe ne Kosove, edhe ai ne Shqiperi, urgjentisht, duhet t’i përgjigjet me nje JO ligjore dhe kushtetuese, duke u bazuar në konventat ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si ato politike, nacionale, kulturore, fetare …etj. Kështu thuhet edhe në Deklaratën Universale per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut te OKB-se(1948)Neni 2 : “Article 2
Everyone is entitled to all the rights and freedoms set forth in this Declaration, without distinction of any kind, such as race, colour, sex, language, religion, political or other opinion, national or social origin, property, birth or other status. Furthermore, no distinction shall be made on the basis of the political, jurisdictional or international status of the country or territory to which a person belongs, whether it be independent, trust, non-self-governing or under any other limitation of sovereignty.” (https://www.un.org/en/about-us/universal-declaration-of-human-rights).
Prandaj, shkelja dhe mohimi i ketyre te drejtave dhe i lirive fetare te komunitetit mysliman shqiptar ne Kosove, perkatesisht ne Shqiperine Etnike Natyrale, eshte veper penale juridike, e brendshme dhe e jashtme nderkombetare, sepse askush nuk ka te drejte te fromoje “levizje” per prishjen e fese islame, me qellim qe pjesetaret e saj t’i detyroje te konvertohen ne kristianizem, në mënyrë që te gjithe shqiptaret t’i fusin ne te, dhe te kene vetem “nje fe”, sepse kjo i duhet si “mashe e forte” realizimit te fenomenit abstrakt idiotik dhe injorant te te ashtuquajturit “komb kosovar” te kovacit Nexhmedin Spahiu (i cili per propagandimin publik disavjecar (2004-2013) asnjeherë deri më sot nuk eshte “anketuar” nga organet dhe nga institucionet shtetërore perkatese te Kosoves dhe te Shqiperise!?
Sa më sipër, të gjithë ata shqiptarë,që duan t’i mbrojnë interesat jetike të KOMBIT SHQIPTAR, duhet të mos flejnë, por të punojnë, të luftojnë dhe të verojnë dite e natë për bashkimin e KOMBIT SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE NATYRALE, jo për RIKONVERTIMIN e shumicës dërrmuese të komunitetit mysliman shqiptar në të krishterë në Ballkan, sepse një rrugë e tillë e pakrye, do të shpiente në Liban, ku “qeni të zojën nuk e njeh”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".