Çmenduria e Lëvizjes për Braktisjen e Islamit rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e shtetit!...
Ismail Muçiqi
Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi
Në kohën kur Kosova po ballafaqohet me qindra probleme dhe situata të jashtëzakonshme duke u sulmuar edhe nga terrorizmi serb brenda spektrit “intelektual - politik” kanë filluar të dalin në sipërfaqe grupe të caktuara (individësh) të cilët Shtetit të Kosovës po ja hapin një varrë të ri. Toleranca fetare ishte ajo e cila më shumë se një shekull qëndroj e pathyeshme në ruajtjen e raporteve nder njerëzore të përkatësive fetare që jetojnë në këtë vend. Kjo ishte arma më e forte që e mbajti gjallë dhe të bashkuar kombin Shqiptarë në të gjitha trevat etnike. Feja në Kosovë është e pavarur dhe e garantuar me Kushtetutën e vendit. Qdo njeri është i lire të përcaktojë besimin sipas bindjes dhe vullnetit. Kosova është shtet multietnik, i cili ishte shembull për vendet e rajonit në ruajtjen e raporteve fetare të cilat jetuan bashkërisht në këtë vend duke e ndarë fatin e përbashkët në të gjitha periudhat historike.
Nuk ka dyshim se politika dhe njerëzit e pa denjë janë ata të cilët po i shkaktojnë probleme qytetarëve të ndershëm të cilët punojnë dhe jetojnë nga djersa, nga puna në bujqësi, në ndërmarrje në zeje për ta mbajtur familjen dhe për ti respektuar normat njerëzore dhe ligjet e shtetit. Sot në Kosovën tone qdo gjë është politizuar në dëme të shoqërisë. Janë politizuar minatorët e Trepçës të cilët po mendojnë dhe po veprojnë sikurse para 30 viteve. Kërkesat dhe ultimatumi i tyre i përngjan kohës kur kërkonin dorëheqjen e Ali Shukriut, Rrahman Morinës, e Samedin Azemit. Tani po përsëritet i njëjti skenar vetëm me emra tjerë. Po këta minatorë me emër të demokracisë dhe të populizmit po kërkojnë dorëheqjen e krye shefit po thonë: “Nëse nuk dorëhiqet krye shefi nuk do të dalim nga miniera”. Këta nuk po flasin për mos realizimin e planit të prodhimit.
Këta kërkojnë rritjen e rrogave dhe kushtet tjera e nuk flasin për humbjet që i pati miniera vite me radhë. Këta nuk përmendin 110 milionë euro mjete këto që u investuan nga Qeveria e Kosovës në minierat e Trepçës. Paradoksi edhe më i madh është në Parlamentin e Kosovës kur 350 milionë euro grande të Bashkimit Evropian janë bllokuar për shkak të opstrukcioneve që po i bënë opozita në Parlamentin e Kosovës. Tani këto ditë është prononcuar edhe Rrahman Jashari i cili vite me radhë po e mban peng Arsimin në Kosovë duke paralajmruar protesta për të ju bashkuar vallës politike për kaos. Kështu nuk bëhet shteti?!. Nuk ka dyshim se grupet e caktuara të cilat i takojnë partive politike dhe rrymave tjera po kontribuojnë në organizimin e grevave të punëtorëve përmes celulave sindikaliste të cilat kryekëput kanë agjenda puro politike për të krijuar pa kënaqësi dhe kaos në shoqëri.
Heronj dhe luan të nëntokës janë ata të cilët punojnë me nderë duke e realizuar planin e prodhimit për ta siguruar rrogën në vendin e punës janë patriot ata të cilët mendojnë dhe punojnë për ta zhvilluar ekonominë e këtij vendi, e jo të kërkojnë para nga shteti për ti mbuluar dështimet e tyre. Po theksojmë se kjo gjendje e krijuar me plot prapavi politike dhe me interes të individëve dhe grupeve të caktuara po shkon në favor të politikës serbe dhe asaj Ruse. Andaj është koha e fundit që ta vejnë gishtin në kokë dhe të mendojnë drejtë për vendin duke e ndryshuar qasjen e sjelljes, përndryshe jemi para nji mallkimi të cilit nuk do ti dihet fundi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".