Lexoni edhe:
Asociacioni "në shtratin e Prokrustit" evropian është gabim!
Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Falë qasjes konsekuente e vendosmërisë së kryeministrit Kurti dhe diplomacisë e kujdesit të veçantë të presidentes Dr. Vjosa Osmani, për fatin e mirë të këtij populli dhe shtetit tonë të brishtë, përfundimisht është arritur që të korrigjohen edhe marrëveshjet e rënda për Kosovën, të viteve 2013 dhe 2015, të nënshkruara nga kuislingu Thaçi dhe renegati Isa Mustafa me Serbinë, si ajo për "zajednicën", marrëveshje të cilat edhe Gjykata kushtetuese i pati deklasuar duke hedhur poshtë përmbajtjen kundër kushtetuese të tyre, si dhe formën dhe modelin e rrezikshëm "a la republika srpska" të "asociacionit" që fatkeqësisht aso kohe, jo vetëm e kishin pranuar e nënshkruar, por edhe miratuar me shumicë absolute të votave të deputetëve të PDK,LDK, Lista serbe etj, në Kuvend, me insistimin e tandemit renegat, Thaçi & Mustafa!
-Ftesa ndaj kryeministrit Kurti për raportim në Kuvend, rreth takimit të fundit në Bruksel, dhe gatishmërisë së tij për ta firmosur marrëveshjen për një vetë menaxhim të caktuar për bashkësinë e komunave serbe, tani kur edhe në veri është shtri përfundimisht rendi e ligji dhe sovraniteti i shtetit të Kosovës, sikur të mos ishte destabilizimi i vendit dhe veprimet qëllimkëqija të opozitës, kundër shtetit të Kosovës, është një rast, vërtetë ideal për qëndrim të unifikuar të politikës kosovare, mu në këtë moment kritik kur kërkohet veprim i përkushtuar strategjik dhe dalja sa më të bashkuar, rreth interesit nacional, pozitë-opozitë, para faktorit ndërkombëtar. Moment historik kur kryeministri Kurti, po arrin ta identifikojë me sukses dhe shpërfaq lakuriq edhe para faktorit ndërkombëtar papërgjegjësinë e politikës së Serbisë hegjemoniste, e cila me qëndrimet e fundit, ka filluar që të mos pranojë asgjë nga ato që deri më tani vet Vuçiqi është dakorduar dhe zotuar, para ndërmjetësuesve të BE-së dhe emisarit amerikan, për ti zbatuar edhe në terren.
Asociacioni "në shtratin e Prokrustit" evropian është gabim!Lexoni edhe:
Madje megjithëse me kërkesë të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë Dokumenti mbi asociacionin, nuk është bërë publik, Kryeministri Kurti ka deklaruar se drafti i propozuar së fundi, është në përputhje me ligjet e Kushtetutën e Kosovës dhe është shprehur i gatshëm të deklarohet edhe në Parlament. Prandaj ky është edhe një rast ideal, që për të satën herë, të vihet serish në sprovë, spektri politik parlamentar, pozitë dhe opozitë, jo të bëjë debat shterp, banal e të zhurmshëm elektoral në përpjekje për ta grabitur me dhunë pushtetin, por të gjithë të sillen me maturi, ashtu siç e kërkon ky moment i ndjeshëm, duke mbështetur Qeverinë në qëndrimet e saj, vërtetë jetike, në përballje me Serbinë hegjemoniste, të cilat kurrë dhe asnjëherë deri më tani nuk kanë qenë më të forta në interes të popullit dhe shtetit të Kosovës.
Ngase për fatin e mirë të këtij populli dhe shtetit tonë të brishtë, fal qasjes së vendosur dhe konsekuente të Kryeministrit Kurti dhe hapave të matur diplomatik të presidentes Dr. Vjosa Osmani, është arritur që përfundimisht të korrigjohen edhe marrëveshjet e rënda për Kosovën, të viteve 2013 dhe 2015, të nënshkruara nga kuislingu Thaçi dhe renegati Isa Mustafa me Serbinë, si ajo për "zajednicën", të cilat edhe Gjykata kushtetuese i pati hedhur poshtë përmbajtjen kundër kushtetuese të tyre, si formën ashtu edhe modelin e "asociacionit" që fatkeqësisht aso kohe, jo vetëm e kishin pranuar e nënshkruar, por edhe miratuar bashkë me listën serbe në Kuvend, tandemi renegat, Thaçi & Mustafa! Prandaj është mirë, që kërkesa e partive opozitare është miratuar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 3 nëntor do të raportojë para Kuvendit të Kosovës lidhur me draft-statutin e propozuar për asociacionin, nga pesëshja ndërkombëtare, si dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë në Bruksel, ndaj kjo kërkesë duhet të shërbejë, jo më për kritika të pabazuara të opozitës zhurmuese, por për unitetin e faktorit politik kosovar, që Kosova të dal përfundimisht me një zë unik dhe e bashkuar para faktorit ndërkombëtare, në këto momente vendimtare, kur jemi më afër, se asnjëherë më parë, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe përmbylljen e dialogut maratonik me një shtet agresor e hegjemonist si Serbia e cila edhe një çerek shekulli pas burgosjes së kasapit të Ballkanit, vazhdon të udhëhiqet nga forcat e errëta dhe pasardhësit e dyshimtë të Millosheviqit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".