Gjenerata e politikanëve të papjekur e të pa denjë!...
Ismail Muçiqi
Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi
Opinion i gjerë Shqiptarë është i shqetësuar dhe i brengosur për gjendjen në dy Parlamentet e dy Shteteve të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës. Papjekuria politike e deputetëve ka arritur shkallën më kritike të kulturës së komunikimit e jo tolerancës ne ruajtjen e raporteve ndërpartiake në interes të qytetarëve dhe të shtetit. Kjo gjendje është e pa tolerueshme e cila përditë e më shumë po e bllokon jetën institucionale në dëmë të progresit. Skena politike po vepron ne interes te ruajtjes se pozitave karrieriste të partive në Parlament. Kjo gjendje është për qdo kritikë dhe e pa tolerueshme për Demokracinë dhe për vlerat Euro Perëndimore. Në Parlamentin e Kosovës tani më janë bërë të padurueshme skenat të cilat shihen përmes televizioneve ku përqarjet e pozitës dhe opozitës janë bërë të neveritshme për opinionin. Mollë sherri në Parlamentin e Kosovës është bërë dialogu me Serbinë përmes të cilit grupet parlamentare të pozitës dhe opozitës po bëjnë gara se kush është më shumë patriot e kush është me pak Shqiptarë. Mjerisht e njëjta valle po zhvillohet edhe në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.
Skenat që i pamë dje në sallën e këtij institucioni më të lartë të shtetit ishin të dhimbshme për opinion e gjerë dhe mëkat se kush e përfaqëson popullin në këtë tempull parlamentar. Niveli i ulët, papjekuria dhe epshet për pozita për pushtet pa meritokraci po i pengojnë proceset integruese të dy shteteve në mekanizmat e Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Është e pafalshme që në kohën në të cilën po jetojmë kur Bota po përballet me kriza, më të ndryshme deri tek siguria globale deputetët Shqiptarë të dy Parlamenteve nuk po arrijnë ti tejkalojnë inatet dhe urrejtjet ndërmjet tyre. Tendencat për ti bllokuar 350 milionë euro mjete nga fondet e Bashkimit Evropian për Kosovën nga ana e opozitës parlamentare nuk donë koment. Duhet theksuar se raportet ndërmjet liderëve politikë të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës janë larg dëshirës dhe vullnetit të qytetarëve. Kësaj gjendje i kontribuoj Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili në raport me Kosovën po sillet si babai i kombit.
Arroganca dhe sjellja e tij despotike duke u përzier krahë dialogut, më shumë në anën e Serbisë e ka tejkaluar vijën e kuqe duke e dëmtuar dhe anashkaluar institucionet e Shtetit të Kosovës për ta ngritur egon e tij dhe primatin si “liderë i gjithë Shqiptarëve”. Në fund po theksojmë se këto raporte ndërmjet liderëve politikë janë shumë shqetësuese dhe larg idealeve që i ka populli Shqiptarë për bashkimin shpirtërorë të kombit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Onlin