Lexoni edhe:
Vuçiq dhe loja bllokuese në dialog, duhet të zbardhet lakuriq për tu ndëshkuar dhe izoluar
Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Pyetja mbi pyetjet, se deri kur vërtetë, do të tolerohet loja e pa fund me proceset gjyqësore, që nga aktakuzat për korrupsion e keqpërdorim të pozitave zyrtare deri te vrasja e pa zbardhur akoma e Astrit Deharit, procesi i zhagitjes që nga vitit 2016 i rastit të ashtuquajtur "Toka", aktakuza e zhargitur qëllimisht ndaj ish ministres nga radhët e PDK-së, Dhurata Hoxha, e deri te veteranët e luftës si dhe mega skandalet tjera të cilat kanë alarmuar gjithë shoqërinë, për mënyrën se si abuzohet nga gjyqësori i kapur dhe i pa reformuar asnjëherë, përfundimisht duhet ti adresohet me shkronja të mëdha Ministres së "Drejtësisë" e cila ka ardhur me premtimet për sanimin e kësaj ministrie, të gjyqësorit e prokurorisë dhe futjen e Vettingu-t, famoz i cili tash e mese tri vite, nuk po shihet as në horizont dhe padrejtësia vazhdon me lojën e vjetër, pa asnjë ndëshkim.
- Ka vite që përveç aferave tjera edhe afera me veteranët është duke vazhduar pa fund, me lojën e luajtur "lezetshëm" nga gjyqësori i kapur, ngase me gjithë premtimet e qeveritarëve aktual për shkuarjen e Lumezit dhe ardhjen e Elezit (Blakaj) ai vazhdon të mbetet në SHBA kurse në Kosovë, as që duken kund, shenjat se reforma dhe spastrimi i gjyqësorit, do të ndodhë. Kështu që përmes çuarjes përpara të lojës së zhvlerësimit dhe devalvimit të fakteve të proceseve gjyqësore, në vijimësi, aktorët e kësaj dhe të gjitha aferave që kanë të bëjnë me ish pushtetarët, edhe mbi dy dekada pas çlirimit, po arrijnë me sukses ti shpëtojnë llogaridhënies dhe ndëshkimit.
Madje KPK dërgon përsëri, emrin e të njëjtit person të devalvuar juridikisht, duke provuar për të dytën herë, brenda pak kohësh, që edhe për kryeprokuror të shtetit, ta imponojë të përzgjedhurin e vet me dallavere dhe në mënyrë kundërligjore, kurse Ministria e Drejtësisë, përveçse nuk ka arrit tash e gati tri vjet të reformojë asnjë dikaster në gjyqësi, nuk është në gjendje, as të ndër veprojë me asgjë, madje me asnjë hap të vetëm, që ta reformojë drejtësinë dhe këta njerëz, përfundimisht ti sjellë në tokë "të bukës" dhe vendos atje ku e kanë vendin. Edhe në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për rastin e njohur si “Veteranët”, i akuzuari Shukri Buja ka refuzuar avokatin Fadil Jashari, i caktuar sipas detyrës zyrtare, pasi që nuk kishte mbrojtje të autorizuar, në mënyrë që të vazhdojë loja e pa fund, herë duke munguar avokati, herë i akuzuari, e herën tjetër një gjyqtar apo prokurorë, në mënyrë që lënda me shtyrjen në kohë, të amortizohet, kur dihet se edhe ky rast është kthyer në rigjykim duke nxjerrë në bankën e të akuzuarve anëtarët e komisionit që kanë bërë vlerësimin e aplikacioneve me lista të fryra për veteranët.
Sikur mos të mjaftonin të gjitha marifetet e lartcekura, edhe në rigjykim, të gjithë deklarohen përsëri të pafajshëm, siç ndodhi edhe në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, para të cilës ishin ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, për veprat që iu vihen në barrë. Për aq më tepër, historia e trisht e lojës me shtyrjen e seancave të kësaj afere, duket se është dizajnuar për një proces të dështuar, njëjtë siç kishin dështuar edhe seanca e 16 dhjetorit të vitit 2022, në mungesë të të akuzuarve Fazliu dhe Elezaj dhe ajo e 15 marsit të vitit 2023, duke u anuluar me kërkesë të vet prokurorit Valdet Gashi. E loja me seancat vijoi edhe më 15 qershor të vitit 2023, tani duke dështuar për shkak se të akuzuarit Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Xhavit Jashari, nuk kishin angazhuar avokatë, për tu përsëritur dështimi edhe i seancës së 18 shtatorit 2023, me arsyetimin se tani vet prokurori Valdet Gashi ishte në udhëtim zyrtar.
Marrë parasysh se dështoi edhe seanca e 28 shtatorit të vitit 2023, kësaj radhe në mungesë të të akuzuarit Shukri Buja, shihet katërçipërisht, se lojërat e tilla luhen me dizajnim të paramenduar, në mënyrë që ato të marrin epilogun e seancave, qëllimisht të dështuara, dhe krejt ky proces i stërzgjatur bëhet ashiqare, para syve të KGJK-s dhe KPK-s, sikur të mos ndodhte fare asgjë, ku krijohet përshtypja, se Kosova përveç gjyqësorit të kalbur, nuk ka as Ministri të Drejtësisë. Lojërat meskine të gjyqësorit të kapur nga krimi i organizuar zhvillohen në atë mënyrë siç veproi Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila më 16 prill 2021, i kishte liruar të akuzuarit nga akuza, kurse Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e rikthej rastin, përsëri në rigjykim.
Sikur mos të mjaftoni lojërat e mëparshme, Gjykata Themelore në Prishtinë, po për këto akuza kishte marrë aktgjykim lirues edhe më 19 janar të vitit 2021, e sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro. Aktgjykimi në këtë rast ishte përpiluar tre muaj më vonë,me ç`rast Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, vendim të cilin e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gusht të vitit 2019.
Modifikimi i modelit të Asociacionit është goditje e rëndë kundër pazareve kriminaleLexoni edhe:
Me aktakuzën e PSRK-së, ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, të urdhërojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk ishte ngritur ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë, përderisa pas seancave të mbajtura, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 janar 2021, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve në këtë rast. Në fakt, siç del nga aktakuza e përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës. Në këtë aktakuzë, janë përfshirë 12 persona, të cilët ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,kurse në listën e personave të akuzuar, ishin Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. Nga provat e siguruara, sipas PSRK-së, ishte vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumën prej 68.153.533.14 euro, përderisa me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro dhe PSRK, i kishte propozuar gjykatës, që ta lëshonte masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme, deri në përfundimin e procedurës penale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".