Nuk është lehtë të udhëhiqet shteti: Njësia Speciale ka të drejtë?!...
Ismail Muçiqi
Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi
Si Gazetarë shumë vjeçar përmes shkrimeve të mija jam munduar ta vështrojë dhe analizojë punën e Qeverisë aktuale në mënyrën më të drejtë që kam menduar. Pa pasur asnjë interes personal e kam përkrahur Qeverinë e Albin Kurtit duke menduar se kjo Qe+0P-veri dalëngadalë do të dëshmoj se do ta nxjerrë vendin nga krizat dhe problemet e krijuara vite me radhë. Protestat e Njësive Elitare të Policisë Speciale të Republikës së Kosovës që u organizuan sot para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar të ardhura të dinjitetshme dhe kushte tjera të cilat u takojnë edhe me ligje që dalin nga Kushtetuta e vendit ishin momente të dhimbshme për institucionet e shtetit.
Të gjithë u krenuam për guximin e shkatërrimit të bandave kriminale serbe në Basnjskë para 1 muaji kur bandat e Vuqiqit dhe Radoiqiqit u ndiqen nga Kosova. Shtetet e Botës organet e sigurisë përkatësisht Njësive Speciale të Policisë ju afrojnë Bonuse pa limit për punën me rreziqe të paparashikueshme që kanë për ruajtjen e sigurisë së vendit. Është degradim për Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës e cila detyrohet të organizojë protestë për ti realizuar të drejtat elementare, të ardhurat personale, shtesat për rrezikshmëri, të drejtat me ligjë për sigurimin shëndetësorë të Policisë. Koha po tregon se disa Ministri në kabinetin e Albin Kurtit ende janë anemike në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të programit qeveritarë.
Një nga këto Ministri shumë indolente po tregohet edhe Ministria e Financave në krye me Hekuran Muratin. Padyshim se mungesa e përvojës për të udhëhequr institucionet e shtetit po reflektohet gjithnjë e më shumë në planin financiarë, të ligjit të pagave, në veprimtari të ndryshme Publike. Andaj mungesa e përvojës politike – profesionale po e devalvon punën dhe programin e Qeverisë në pushtet. Është e padrejtë dhe shqetësuese pamja, dhe grumbullimi i Njësive Elitare të Policisë së Kosovës para ndërtesës të Qeverisë në Prishtinë për të kërkuar kushte më të mira për rrezikun e punës që bëjnë.
Njësitë Speciale duhet përkrahur pa rezervë, ato dëshmuan në vazhdimësi se janë të gatshme të intervenojnë në të gjitha situatat edhe më të rrezikshme për ta mbrojtur Republikën e Kosovës. Andaj është shumë e padrejtë që Deputeti i Parlamentit të Kosovës të merrë rrogën dy here më të madhe se Polici i Njësisë Speciale. Këto gabime (devijime) jo vetëm që shkaktojnë pakënaqësi në segmentet e sigurisë së shtetit, por kjo indiferencë e Institucioneve të Qeverisë së Shtetit po shkakton pakënaqësi edhe tek opinioni i gjerë Kosovarë. Asnjëherë nuk është vonë të korrigjohen gabimet. Nuk është mëkat të ndërrohet Ministri apo të Reformatizohet Qeveria. Programi Qeveritar duhet të zhvillohet dhe të realizohet edhe në bazë të situatave dhe rrethanat që i krijon koha në momente të caktuara e që janë strategjike për shtetin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".