Lexoni edhe:
KPK-ja e nënshtruar para nëntokës së krimit të organizuar
Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava
Në bazë të rrethanave, sikur që po zhvillohen bisedimet për njohje reciproke të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët dhe sipas marrëveshjes së Ohrit, u arrit një pajtim që ti vije fundi një marrëveshje të tillë, e në këtë çështje shteti mik Amerika po insiston që të miratohet një status i Asociacionit të komunave serbe, që do të jetë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës i ngjashëm me Asociacione të shteteve të Evropës. Kjo është një dëshmi se çështja e pavarësisë së Kosovës tani është në përfundim e sipër edhe për detyrim të njohjes nga Serbia.
-Tani SHBA-ja me insistimin e sajë po donë të jetë më aktive për çështjen e dialogut me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale, që do të thotë se një pajtim gjithsesi do
të ndodhë, prandaj edhe një mesazh tjetër i drejtpërdrejtë nga SHBA po vjen për institucionet e Kosovës nga ambasadori në Prishtinë Hovenier i cili po kërkon më ngulëm fillimin e procesit të ndërtimit të Asociacionit nga pala Kosovare, për ti hapur rrugë pastaj edhe kërkim llogaridhënies nga ana e Serbisë për ndërhyrjet në Kosovë. Tani kjo çështje duhet të merret më seriozisht nga Qeveria. Këto mesazhe direkt që po vijnë nga shteti prijatar për çlirimin e Kosovës dhe sponsorizimin e shpalljes së pavarësisë, madje edhe me lobimin e fuqishëm për përfitimin e njohjeve më të rëndësishme nga shtetet kryesore të botës demokratike.
KPK-ja e nënshtruar para nëntokës së krimit të organizuar Lexoni edhe:
Bëjeni Asociacionin, tërheq vërejtjen ambasadori i SHBA-së E tani politika kosovare duhet ta kupton që kur flet ambasadori Jeffry Hovenier, në fakt flet Amerika, sepse ai është vetëm një urë ndërlidhëse mes Kosovës dhe SHBA-së për bashkëpunimin politik dhe strategjik. Bëjeni Asociacionin, është apeli i ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffry Hovenier - në intervistat e tij të vazhduese në mediet kosovare. “Asociacioni të formohet shpejt, urgjentisht, brenda javëve, tha ai. Ai ka porositur dhe deklaruar qartë se nuk kërkohet asnjë veprim që e dëmton sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, sepse Amerika e ka njohur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe qëndron në mbështetje dhe mbrojtje të Kosovës. Pra thuhet qartë dhe pa asnjë dilemë se nuk ka shans që në Kosovë të formohet e ashtuquajtura ‘republika srpska’.
Duhet të formohet një Asociacion i cili nuk do të bie ndesh me rendin kushtetues të Kosovës. I pyetur edhe për agresionin e Serbisë në Kosovë, ai tërhoqi vërejtjen se Serbia do të bartë përgjegjësinë për atë çfarë ndodhi më 24 shtator 2023. Tani është koha e fundit që politika kosovare me vëmendje të kthjelluar ti dëgjojnë miqtë, e në mesin e tyre kryefjala vjen nga SHBA-të përmes të deleguarit të saj në Kosovë ambasadorit Hovenier. E kur flet Kur flet Jeffry Hovenier, flet e gjithë Amerika prandaj në këtë rast nuk duhet humbur tutje kohë duhet vepruar pa hezituar, duke bashkëpunuar edhe me ekspertët amerikan dhe evropian për ti thënë rrugëzgjidhje kësaj kërkesë, por vetëm bazuar në kushtetutën e shtetit të Kosovës dhe pa asnjë element konstituiv të ingerencash që dalin përtej sovranitetit dhe integritetit të shtetit.
Tani kur po aktivizohet drejtpërsëdrejti shteti mik si Amerika, që falë saj ne jemi sot shtet i pavarur, pa dilema se duhet të përafrohen qëndrimet nga të gjitha partitë politike dhe të angazhohen për një Asociacion në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës, dhe partitë politike të jenë unike sa i përket kësaj çështje, mos të shfrytëzohet kjo çështje për çështje politike partiake sikur që ka qenë deri më tani, sepse momenti i krijuar duhet të shfrytëzohet e sidomos kur na qëndron Amerika pranë, dhe me një Asociacion të miratuar nga parlamenti i Kosovës, tani Serbia do të jetë detyruar që ti përmbahet marrëveshjes së Ohrit e cila na përafron drejtë njohjes së pavarësisë tonë, e sidomos anëtarësimit në institucione ndërkombëtare sikur NATO, INTERPOL, BE, OKB etj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".