Lexoni edhe:
Raporti i Progresit me kritika serioze për Serbinë e Kosovën dhe ngecjet në dialog, zbatimi i marrëveshjes për normalizim kusht vendimtar për integrim
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Pra kur ekziston vullneti dhe guximi për veprim, nuk është vështirë të mbrohet sovraniteti i shtetit dhe të binden edhe minoritarët, në këtë rast qytetarët serb të manipuluar nga krimi për integrim në realitetin e shtetit të pa varur, njohjen e institucioneve dhe ligjeve të shtetit. Vendosja e rendit dhe Ligjit në veri të Kosovës dita ditës po forcohet, kurse ndikimi i strukturave kriminale serbe jo vetëm që po zbehet e harrohet, por edhe nga vetë qytetarët serb po denoncohet dhe po kërkohet mbështetje e siguri tek institucionet e sigurisë së shtetit. Kështu po ndodhë në fazën e fundit edhe me apelin e qeverisë së Kosovës për regjistrimin e veturave në tabelat legale të shtetit të Kosovës, dhe largimin e atyre ilegale që janë imponuar për plotë dy dekada, duke u manipuluar dhe detyruar nga strukturat paralele ilegale e kriminale në veri të vendit dhe gjithandej në rajonet e banuara me shumicë serbe.
-Pas shumë viteve që nga paslufta e deri me tani, më në fund edhe në komunat e Veriut tani po jetësohen ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës deri në kufijtë me Serbinë, sepse kjo Qeveri në pushtet, me veprimet dhe angazhimet e saja në përpikëri me ligjet e Kosovës, po tregon si ndërtohet shteti e mbrohet sovraniteti, dhe nga ana tjetër ndërtohet perspektiva për zhvillim dhe integrim, e fitohet besimi edhe nga minoriteti që deri sot ishte i rrezikuar nga bandat kriminale, më kërcënime e kushtëzime, për dy dekada i manipuluar me mashtrime.
-Tani edhe atje, pre në komunat e banuara me shumicë serbe, ka filluar të funksionon jeta normale ligjore e qytetarëve që në bashkëpunim me institucionet e shtetit dhe në ato pjesë, tani janë stacionuar policët e përpiktë që i kryejnë detyrat e tyre në përputhshmëri me ligjet dhe në bashkëpunim me qytetarët të cilët tani vetë angazhohen në jetësimin e ligjeve dhe luftimin e të këqijave në ato territore, që deri para një viti ato pjesë ishin qendra të kontrabandimit e të krimit, edhe pse në ato komuna me shumicë serbe, ishin me numër të mjaftueshëm policët dhe zyrtarët tjerë komunal të nacionalitetit shumicë, por nuk i kryenin detyrat e tyre. Roli i policisë së atëhershme ishte krejtësisht formal, edhe pse merrnin rroga nga buxheti i shtetit të Kosovës, por ata ishin nën komandën e Serbisë.
Këtë më së miri e argumenton sasia e madhe e armatimit të fshehur shumë milionësh që u gjet në shumë vende të ndryshme në ato komuna, sidomos pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës me 24 shtator. Prandaj në të ardhmen krejt këto fakte duhet të ruhen si prova të situatës, por edhe në ato pjesë të Kosovës, në të ardhmen duhet të ketë edhe më shumë polic shqiptar sepse ndikimi serb tek policët serb si të vetmit që ishin deri para një viti ishte tepër i madh, aq sa ata edhe u detyruan të dhënë dorëheqje nga ato poste profesionale, që ishte një rast për tu habitur sepse ishin në shërbim të popullit të Kosovës pa dallim. Tani nëpër komuna të veriut po merr frymë shteti i Kosovës, dhe atje janë qitur edhe simbolet që kanë munguar për dy dekada, janë flamujt e shtetit të Kosovës, ku valëviten tërë ditën, si dhe në ato pjesë tani vërehet funksionimi i ligjeve, dhe është e kuptueshme se kjo po dëshmohet me fakte konkrete, të masave të ndërmarra nga institucionet e shtetit.
Pra kur ekziston vullneti dhe guximi për veprim, nuk është vështirë të mbrohet sovraniteti i shtetit dhe të binden edhe minoritarët, në këtë rast qytetarët serb të manipuluar nga krimi për integrim në realitetin e shtetit të pa varur, njohjen e institucioneve dhe ligjeve të shtetit. Vendosja e rendit dhe Ligjit në veri të Kosovës dita ditës po forcohet, kurse ndikimi i strukturave kriminale serbe jo vetëm që po zbehet e harrohet, por edhe nga vetë qytetarët serb po denoncohet dhe po kërkohet mbështetje e siguri tek institucionet e sigurisë së shtetit. Kështu po ndodhë në fazën e fundit edhe me apelin e qeverisë së Kosovës për regjistrimin e veturave në tabelat legale të shtetit të Kosovës, dhe largimin e atyre ilegale që janë imponuar për plotë dy dekada, duke u manipuluar dhe detyruar nga strukturat paralele ilegale e kriminale në veri të vendit dhe gjithandej në rajonet e banuara me shumicë serbe.
Pas aksionit të neutralizuar terrorist të 24 shtatorit, dhe përqendrimit të forcave policore e të KFOR-it në veri të Kosovës, është kthyer besimi i serbëve lokal të institucionet e rendit të shtetit të Kosovës dhe kjo më së miri po dëshmohet me zero incidente të shënuara, dhe me rritjen enorme të numrit të qytetarëve të cilët po ju drejtohen qendrave të regjistrimit të automjeteve për ti marr tabelat legale të shtetit, për ta respektuar afatin dhe vendimin e qeverisë, pavarësisht presionit nga jashtë që e kanë pasur deri tash dhe vazhdojnë ta kenë nga ana e Serbisë. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se po vazhdon të rritet numri i qytetarëve serb që po kthejnë targat e veturave nga ato të vjetra me akronimet ilegale në RKS, tabelat legale të shtetit të Kosovës. Vetëm për tre ditët e para të kësaj fushate të re janë regjistruar 414 vetura nga veriu I Kosovës me tabelat RKS, kurse brenda dy ditëve ta radhës së kësaj jave numri I tyre ka kaluar shifrën prej 800 automjetesh të cilat janë regjistruar në RKS, duke hedhur tabelat e vjetra që imponoheshin nga shteti serb dhe strukturat ilegale e kriminale.
“Qytetarët tanë i janë përgjigjur pozitivisht vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për regjistrimin e veturave nga targat ilegale në targa RKS. Kjo pasi që sot në veri nuk janë më të plotfuqishëm kriminelët si Milan Radojçiq, Llune, Mami, Rusi e të ngjashëm, ka deklaruar ministri I Brendshëm Xhelal Sfeçla. Sveçla thotë se mund të duket e paimagjinueshme, por sipas tij sot policët në veri janë në shërbim të rendit dhe ligjit dhe ata janë kudo të mirëpritur, të respektuar dhe në bashkëpunim me qytetarët lokal, kundër krimit të organizuar dhe grupeve e individëve kriminal.
“Mund të duket e paimagjinueshme nga perspektiva e para një viti, por sot në 4 komunat e veriut shërbejnë zyrtarë policorë që janë në shërbim të rendit dhe ligjit e në luftim të kontrabandës, grupeve kriminale e terroriste e kanë edhe mbështetjen e banorëve lokal”, ka thënë Ministri Sveçla. Se shumica e zyrtarëve të ndikuar nga strukturat paralele, madje edhe ish policët që janë larguar, sipas ministrit Sveçla ishin vetë pjesë e krimit e kontrabandës, dhe për këtë tregon edhe përfshirja e tyre në rastin e Banjskës. Ai thotë se shteti nuk do të gjunjëzohet nga grupet kriminale. “Shteti nuk gjunjëzohet nga banditët e as nga grupet kriminale edhe atëherë kur grupe të mire organizuara e mbështetura nga Qeveria e Serbisë synojnë terrorizimin e qytetarëve, cenimin e integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë.
Ky rezultat është falë angazhimit të pandalshëm të secilit që nuk dorëzohet përballë kërcënimeve, shantazheve e sulmeve por besojnë në drejtësi e barazi”, ka shtuar tutje ministri Xhelal Sveçla. Tani kur të arrihet pajtimi mes këtyre dy shteteve në fjalë, e që pritet që kjo të ndodhë shpejtë, banorët e atyre pjesëve do ta kuptojnë realitetin e plotë dhe ata të cilët do të jetojnë në ato pjesë të territorit të Kosovës, do të ju nënshtrohen ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, dhe përgjithmonë do ta kuptojnë se Kosova është shtet i pavarur që duhet të kontribuoj për zhvillimin e atyre komunave si pjesë përbërëse e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".