Lexoni edhe:
"Kryeministri në dialog me Serbinë po e rishkruan historinë e shtetit"
Shkruan: Sociologu-Fadil Maloku
(VREJTJE; Teksti, nuk është për lexues dembela!)
-Nëse, Kosova ne vitin 1999 e fitoj lirinë (por, jo ende edhe pavarësinë dhe demokracinë) Shqipëria e bëri këtë në vitin 1912. Dhe nëse, këto dy mënyra të fitoreve mbi sidomos lirinë ishin, janë dhe do bëhen kusht i futjes së gjithë shqiptarëve në demokraci, atëherë, procesi i integrimit me popujt dhe shtetet tjera rajonale e në veçanti evropiane, është i paevitueshëm. Por, nëse njëri (Kosova) posedon vetëm lirinë (pa pavarësinë e vendimmarrjes vetanake) procesi i brendshëm kombëtar e institucional, si është aktualisht, dhe si mund të zgjas edhe për një kohë (edhe shkaku i mos vetëdijesimit të klasës politike për rëndësinë e këtij procesi), atëherë, a mund të vonohet ky proces i integrimit me arealin perëndimor? Natyrisht, edhe në Shqipëri nëse e dëshirojnë ndryshimin e nevojshëm, duhet që i gjithë spektri opozitar të mbahet unik. Sepse, vetëm kështu e "vrasin" autokracinë dhe komoditetin e qeverisjes së një njeriu, siç është Edi Rama me cinizmin dhe arrogancën e tij agresive!Shqipëria nuk është më në kohën e Zogut, por, në shek.XXI, ku edhe demokracia ka pësua transformime sociale, sosh politike, ekonomike e kulturore.
"Kryeministri në dialog me Serbinë po e rishkruan historinë e shtetit"Lexoni edhe:
Shoqëritë gjithandej shqiptare, prej filleve të erërave të demokratizimit janë infektuar aq shumë me zvetënimin e rolit të qytetarit, sa që sot pas gati dy dekadave të testimit të vetvetes për (pa)pjekurinë e tyre, kanë ardhur në një pozicion, sa absurd (sepse, janë bindur gabimisht, se janë në rrugë të duhur), aq edhe naiv (sepse, kanë investuar më shumë në formë; legjislacion e norma kushtetuese, se sa në përmbajtje, pra, në; edukim dhe arsimim të qytetarit). Ky keqkuptim, i fuqizuar me aplikativitet masiv ka prodhuar një "fotosintezë" të deformuar dhe improvizuese sociale, për demokracinë dhe raportet demokratike brenda sistemit vleror mbi ndërtues… I gjithë ky deformitet i (pa)vetëdijshëm, dy dekadash është "ushqyer" dhe mbërthyer nga shumë faktorë tjerë të jashtëm të përcaktuar nga kultura masive, arti masiv, politika masive, tjetërsimi masiv, vetëkënaqësia masive, hedonizmi masiv…
Tani, këtë gjendje (frikohem edhe me dromca sindrome!) të turbullt padyshim, në sytë e publikut ende të papjekur sa duhet për "odisejadat dhe betejat" e reja të "pushtimit" të lirive të: qarkullimit të lirë, mendimit të lirë, gjykimit të lirë, tregtisë së lirë, etj., na duhet të shërohemi me idenë e lirisë pozitive dhe me konceptin e proaktivitetit social. Që nënkupton, lirinë jo në vetvete, jo tëhuajsuese, por "lirinë për diçka" që kërkon rikthim nga gjendja "që posedojmë… "në gjendjen" që jemi". Kjo gjendje, që për popujt dhe vendet tjera të botës perëndimore, shpesh herë ishte edhe vetë "ferri" i emancipimit, por, edhe caku i asaj që shquhet dhe identifikohet si shoqëri shëndet mirë, ku, arsimi, shëndetësia, mediet, politika, kultura, etj. rrezatojnë liri pozitive, liri kreative kulturore vetanake dhe në mënyrë të pavarur. Pra, liria e tillë nuk është dhe nuk "mbahet si produkt", që mund të konsumohet, sikurse çdo mall tjetër në tregun e jashtëm masiv. Ky tip lirie, as nuk mund të konsumohet (ashtu siç po mendojnë elitat aktuale; politike kulturore), as nuk mund të amputohet (sikurse; veshja, ushqimi, etj.), nga të tjerët.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".