Ministri Hekuran Murati i pamëshirshëm ndaj pensionistëve kontribut dhënës!...
Ismail Muçiqi
Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi
Deri kur Ministrit Murati do ti bije ndërmend se ende edhe 38 mijë pensionistë kontribut dhënës jetojnë ne gjendje te vështirë sociale në Republikën e Kosovës. Ministrit te Financave nëse i ka humbur memoria për paraardhësit e këtij vendi me një fjalë për (prindërit, gjyshërit) po e bëjmë me dije se kjo kategori e të moshuarve janë po këta njerëz të cilët plotë dyzet vite e më shumë punuan në mënyrën më të sinqertë duke dhënë kontributin e tyre në të gjitha lamitë e jetës për të mirën e familjes, për të mirën e shoqërisë dhe për progresin e Kosovës.
Kjo gjeneratë e pensionistëve e cila ende është në jetë edukoj dhe arsimoj shumë gjenerata nëpër shkollat dhe fakultetet tona. Po kjo gjeneratë ndërtoj Fabrika, Uzina, Shkolla, Spitale, Rrugë të reja, hapi horizonte të reja nëpër minierat e xeheroreve të Kosovës duke mos e harruar edhe thëngjillin (qymyrin) për prodhimin e kapaciteteve energjetike, për nevojat e Kosovës. Ministrit Hekuran Murati sigurisht nuk po i mjafton koha që të mirët më seriozisht me hallet, shëndetin dhe me gjendjen socialo ekonomike të pensionistëve të Kosovës.
Sot pensionet e kësaj kategorie janë qesharake (të dhimbshme) të pa mjaftueshme për ti siguruar vetëm barërat që janë të domosdoshme për këta njerëz. Nuk kam njohuri se a mendon Hekuran Murati Ministri i Financave se një numër i këtyre pensionistëve kanë probleme shëndetësore dhe u mungon shëndeti për të lëvizur apo për ta kryer çfarëdo aktiviteti. Koha ka treguar se kushdo që i ka përbuzur paraardhësit (prindërit) ardhmëria dhe fati do të jua kthej shpinën. Ministria e Financave nëse vazhdon me këtë mendësi të pa mëshirshme ndaj pensionistëve (të moshuarve) duke i anashkaluar me këto pensione të mjerueshme për një kohë të shkurt një numër i pensionistëve nuk do të jetë më në jetë, duke kaluar në Botën tjetër. Ata të cilët dhanë qdo gjë nga vetja për të mirën e gjeneratave që erdhën pas tyre, tani kane mbetur ne mëshirën e askujt.
Andaj nëse më në fund mbizotëron arsyeja, përgjegjësia e institucioneve ndaj pensionistëve kontribut dhënës është koha e fundit që Qeveria, Ministria e Financave të intervenoj sa më parë duke i ngritur pensionet sa ende nuk është bërë vonë. Për ndryshe turpin dhe mallkimin do ta bartin Institucionet e Republikës së Kosovës ndaj kësaj kategorie të përbuzur të pensionistëve kontribut dhënës të cilëve u kanë borgj gjeneratat e tanishme dhe ato qe vijnë pas.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".