Lexoni edhe:
Vettingu sado i vonuar, mjeti i vetëm për ta shkëputur drejtësinë nga nëntoka e krimit të organizuar
Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj - Zhuriani
Serbia fashiste nuk ka asgjë për të fshehur, ajo është në shtratin e vdekjes dhe po i afrohet çdo ditë e më shume laku rreth gurmazit. Dhe, u bë mirë që në kohën më të duhur kur Serbia kriminele është në këtë derexhe morri edhe shuplakën djegëse nga Bashkimi Evropian. Këtë e bëri përmes Raportit të Progresit dhe nuk e la më kaq, por shkuan edhe më tutje i quan fjalë se do të këtë edhe sanksione.
-Kjo shtrigë e Ballkanit dhe Evropës, pra Serbia fashiste, u tregua hapur se luan me dy lugë dhe një të mashtrimit me Evropën dhe një hapur me Rusinë Cariste. C´është e vërteta, dita ditës, rinia në Serbi e ka kuptuar këtë hile dhe po tregohet se janë mashtrime nga pjella e Kasapit të Evropës, Sllobodan Millosheviqit dhe rruga e drejtë është drejtë Bashkimit Evropian dhe rrugë tjetër nuk ka. Serbia kriminele, po ashtu , u zotua se nuk ka hequr dorë dhe nuk do largohet as nga Rusia e as nga Kina dhe aty e ka shpresën. Frikën deri në palcë e ka te Rusia se po ja ktheu shpinën Serbia nënës së saj Rusisë, ajo do e kërcënoi se do e pranoj Kosovën dhe pastaj do bëhen hata në Serbi për këtë mashtrim me decenie.
Pastaj Rusia nuk ka financuar kot në Serbi në shumë fusha dhe sidomos në atë të Armatimit duke e pasur frikën nga Amerika që i rri si skifter mbi kokë. Bredhjet e krerëve të Serbisë kriminale në Rusi, në Kinë, nuk them që nuk duhet marrë seriozisht, por, e kam fjalën se nuk frikohet ariu me shoshë, se është në syrin vëzhgues të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe sidomos Amerikës, që provoi një lëvizje më të vogël brenda pak kohësh do bien bomba si breshër në Serbi, prandaj kjo nuk bënë gjë tjetër pos këtyre lojërave që mendon se nuk i kuptojnë të tjerët.
Dhe mu për këtë Bashkimi Evropian dhe Amerika i kanë kuptuar këto lehje propagandash ndaj ja kanë ngrehur veshin që të ndalet me këto lehje të pista kundër Bashkimit Evropian dhe Serbia gjithmonë mundohet të përfitoj në kohë. Nga frika që e ka prekur në palcë Serbinë ajo nuk ndalet duke mashtruar popullin, fjalën e kam për mediet që i ka nën kontroll, sepse ky Vuçiqi i zi, ish snajperit në kohën e Millosheviqit, ka qenë edhe kasnec dhe ka përvojë në këtë zeje ogurzezë. Fytyrën dyfytyrëshe e tregoi edhe në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, shikoni deklaratat e kësaj bande serbe se çka thonë këndej njohin kufijtë e saj dhe në anën tjetër e përkrah fuqishëm luftën , pra Rusinë dhe bile e ndihmon me armatim dhe me mercenar. Kanali "Rusia Sot" çdo ditë qe nga mëngjesi deri në darkë, në Serbi propagandon kundër Ukrainës, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe kundër Amerikës duke helmuar popullin e saj me gënjeshtra dhe me propagandë, dhe këto të gjitha thuhet edhe në Raportin e hartuar nga Bashkimi Evropian dhe mu për këtë e paralajmëruan Serbinë se do të ndëshkohet.
Bashkimi Evropian ka aneks të veçantë edhe në raportet Serbi -Kosovë, fjala është për dialogun dhe ato sulmet kriminale dhe terroriste nga kriminelët e dëshmuar që ndiqen e dhe nga faktori ndërkombëtar që sulmuan në Banjskë sovranitetin e Kosovës dhe pse dështuan turpshëm, por nuk pushojnë kritikat nga ndërkombëtarët edhe pse nuk janë aq të fuqishme sa duhet të jenë. Këtë e kam parasysh se e përkëdhelin këtë kurvë, Serbinë. Po të kishte sulmuar Kosova atje hallakamë do bëhet e tërë Evropa. Sido që të jetë, është mirë kjo shuplakë që i bëri Bashkimi Evropian, Serbisë fashite e kriminale, më mirë një shuplakë se hiq. Kështu duhet vazhduar dhe duhet treguar dhëmbët këtij shteti kriminel dhe të pa besë, si kanë qenë brez pas brezi. Nuk duhet besuar kurrë sepse këta të kafshojnë si gjarpri nën gjethe.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".