Lexoni edhe:
"Opozita po e shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese si avokaturë për mbrojtje të krimit të organizuar"
Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha
Deklaratat rreth draft statutit te asociacionit si nga Kryeministri ashtu edhe nga partitë opozitare paraqet sheshazi nivelin e papërgjegjësisë politike karshi interesave të Kosovës. "Më kanë thënë të mos e bëj publike", "e kam pa draftin", "se kam pa draftin", krejt lojë me fjalë e fshehjes së realitetit politikë para qytetareve.
-Kjo lojë politike e pistë shkon në dëm të interesave të qytetareve. E pastërta thërret ME SHIH, e pa pastërta thërret MOS MË SHIH. Kjo fshehje tregon ndotësin e veprimeve politike. Kur krahasojmë debatin politik mes përfaqësuesve politik të Kosovës në vitet '90 me këta të tanishmit, del shpaluar sa këta përfaqësues politik veprojnë në të mirën e Kosovës.
Përderisa në vitet '90 debati ishte të realizohen të drejtat përmes luftës a përmes shmangies së luftës, tani kemi luftë të brendshme politike të fshehjes së realitetit politik se kush si po e fsheh ma mirë e po ia hedh fajin tjetrit, krejt kjo pa figuruar diku interesi i Kosovës. Kjo ndyrësi shpjegon ikjen masive të të rinjve nga Kosova.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".