Edhe njëherë për Asociacionin e Komunave Serbe: Kush e bëri më parë dhe kush e ratifikoi?

Edhe njëherë për Asociacionin e Komunave Serbe: Kush e bëri më parë dhe kush e ratifikoi?
Edhe njëherë për Asociacionin e Komunave Serbe: Kush e bëri më parë dhe kush e ratifikoi?

Shefik Shkodra

  • 17 November 2023 - 11:04

Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra

Edhe Asociacion pa kompetenca ekzekutive po t’u lejohej, gjithsesi të nesërmen ata me referencën e Serbisë e të Rusisë do ta ndërronin kahen. Meqenëse janë të rrenave, ata besë nuk kanë pasur kurrë dhe nuk kanë. Po ata nuk kanë as fjalë e as nënshkrim zyrtar qeveritar, e shkelin fjalën e vet, nuk e respektojnë marrëveshje në moment kur e ndiejnë veten për të filluar akrobacionet. Do të shihet më vonë dhe do të verifikohen mirëfilli edhe nga  SHBA e BE.

​-Nuk dua të shqetësohem sot për sot, kush po e udhëheq politikën kosovare. Nuk dua të dëgjoj sharjet e bandave që aspirojnë kah opozita. Opozitë më të dobët e më asgjë hiç si kjo aktuale nuk ka pasur dhe, ruana zot edhe në të ardhmen prej tipave të tillë. As TV koçakët e as ato portalet e paguara kundër vendit nuk i përcjell. Politika është në duar të sigurta, së paku më mirë se që ishte deri para tri viteve. Po dëshmohet kush është i politikës atdhetare dhe kush është analfabet, interesgjinj e madje edhe shitës i vendit. Ju që ishit në pushtet deri para dy – tri viteve, krejt e keni dezorientuar veprën e shtet formimit. Të gjitha gabimet që i keni bërë, sot po vlojnë dhe nuk mund të evitohen qysh duhet. Nuk mund të fajësohet tjetri për atë që vetë e ke bërë. Qysh mund të zgjidhet në Komisione për të kërkuar llogaridhënie njeriu që është me akuzë hajnie. Dhe ai/ajo të dirigjojë e rregullojë politikë të shëndoshë. Qysh po mendon dikush se, me sharje dhe etiketa shpifëse, me rrena duhet të ngjallet, duke pas shfrytëzuar më parë në maksimum këtë vend dhe këtë shoqëri, edhe atë në mënyrë të vrazhdët dhe papërgjegjësi. Pa dhënë asnjëherë tipat llogari.

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ishte dhe mbetet pika më e dobët për shtetin e Kosovës. Ka qenë e ditur se kjo do të shkaktonte çarje në statutin e Republikës. Dhe ky asociacion është intriga më e madhe kundër Kosovës. Për këtë ka pasur mjaft presione mbi Qeverinë e Kosovës edhe nga aleatët dhe të tjerët. Ky presion e ka pasur bazën nga vetë shqiptarët, më 2013 dhe 2015. Në këtë, sado e fshehtë (përfaqësuesit kosovar – shqiptarë, ata të djeshëm), kanë bërë hapin e gabuar për këtë çështje. Prandaj, edhe Serbia po edhe aleatët, meqë ishte një vendim i kësaj marrëveshje zyrtarisht, kanë pasur të drejtë ta kërkojnë AKS. Ky qëllim ishte me kohë, që Kosova duhet të copëtohet, e gatuar nga institucionalistat e mëparshëm, duke pas marrë miratimin Serbia për këtë çështje nga politikanët shqiptarë pa të drejtë; politika e Serbisë ka pasur qëllimin e vet. Shumë gabime kanë lëshuar qeveritë nga e kaluara, si p sh.: Nuk është dashur të hyhet në dialog Kosova me Serbinë pa kushte e më së paku me personat dhe partitë që zbatojnë të njëjtin program Milosheviqit e të tjerë me radhë që moti. Nuk është dashur të pranohet  Lista Srpska në asnjë mënyrë si parti ekstremiste në institucionet e vendit, kjo edhe kundër Republikës të Kosovës. Ata të paguhet nga ky popull dhe shumëfish të paguar e të raportojnë në Beograd, kundër Kosovës, kjo ka ndodhur vetëm te ne në këtë shekull. Ky është gabimi esencial.

Është dashur t’i bëhet dosja e krimeve, jo vetëm të kësaj lufte kundër shqiptarëve dhe të paditet Serbia. Këtyre qytetarëve të Kosovës nuk është dashur t’u lejohet kurrfarë asociacioni, edhe as atë kulturorë lokal dhe nga fillimi është dashur si të gjithë qytetarët tjerë, edhe ata të paguajnë rrymën, ujin dhe të marrin përgjegjësitë tjera për shtetin ku duan të jetojnë. Një asociacion një-etnik diskriminon gjendjen e përgjithshme faktike në terren. Në qoftë se janë qytetarë të këtij vendi, pse do të duhej një asociacion një-etnik? Çfarë është qëllimi? E qëllimi është i qartë, për ata që i njohin serbët dhe politikën e rreme shekullore të Serbisë.

Edhe asociacion pa kompetenca ekzekutive po t’u lejohej, gjithsesi të nesërmen ata me referencën e Serbisë e të Rusisë do ta ndërronin kahen. Meqenëse janë të rrenave, ata besë nuk kanë pasur kurrë dhe nuk kanë. Po ata nuk kanë as fjalë e as nënshkrim zyrtar qeveritar, e shkelin fjalën e vet, nuk e respektojnë marrëveshje në moment kur e ndiejnë veten për të filluar akrobacionet. Do të shihet më vonë dhe do të verifikohen mirëfilli edhe nga  SHBA e BE. Do të shihet sa do të bëhet atmosferë e një konsistence në këto terrene, me një asociacion çfarëdo qoftë.

Kësaj politikes serbe të Serbisë, jo veç u nënshkruan dy marrëveshje nga dy përfaqësues të partive më të mëdha (atëherë PDK – LDK) për këtë asociacion, e njëra prej tyre u ratifikua në kuvend. E këta sot, u rekrutuan e gjithë opozita aktuale (shkart), që të koncentrohen dhe të ndihmojnë çështjen në fjalë, pra kundër Kosovën e në favor të Serbisë, meqë problemin e lanë si “dy këmbët e arushës” VV dhe Albin Kurtit. Kjo ndodh para syve të gjithë botës. Si bëhet “biri i botës” dhe del e shan (pa e ditur çka) një kryeministër për inati, si ky/kjo në Parlamentin e Kosovës, si ai kodoshi në TV koçakët. Me veprën e tyre të mbrapshtë, tash përpiqen t’ia lënë fajin Albin Kurtit. Dhe kështu shajnë përditë kryeministrin edhe të gjithë votuesit e tij. Pse? Sepse interesi i tyre është më madh se konsolidimi i shtetit të Kosovës. Po pse hajni, keqpërdoruesi i deridjeshëm del dhe flet publikisht rrena dhe tregon si gjithnjë paaftësinë e vet. Natyrisht, të paguar shtrenjtë. Edhe mediet  po i stimulon dikush kundër Kosovës. Është folur për burime të ardhura nga Serbia e Rusia e ndoshta edhe nga ndonjë anë tjetër.

Pra, kjo ia bëri të mundshme Serbisë, ndërmjetësve të dialogut që të tregohen shumë më të rreptë kundër politikës të Qeverisë së Kosovës, ajo që në fillim është vulosur nga dy partitë. Kur ia shtojmë edhe veprimtarinë e Kryeministrit të Shqipërisë e të tjerëve, atëherë po shihet se, një pjesë bukur e madhe po nuk dëshiron që Kosova të jetë shtet i pavarur. Çka po donë? Anarki. Ashtu qysh e kanë pasur për njëzet e sa vite më parë. Që Kosova të jetë e pronësuar prej disa bandave dhe të bëjnë si të dëshirojnë. Tregti. Edhe me armikun? Sigurisht, më shumë me armikun për fitime zhallogash për veten e tyre!

Që të gjitha këto dhe të tjera janë shkruar publikisht edhe pse nuk është ditur në detaje, edhe sot nuk e dimë se si do të bëhet ai Asociacion. Vetëm po e përsëris se ky është një vegël për shkatërrimin e shtetit të Kosovës. Garancitë (edhe nëse do të ketë) do të ishin shumë të përkohshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".