Lexoni edhe:
Skenari elektoral i Aleksandër Vuçiqit, të bllokohet dialogu dhe të formohet Asociacioni pa njohje të Kosovës
Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami
Lidershipit kosovar, në vazhdimësi i është thënë, se duhet t'i bëjnë detyrat e shtëpisë, dhe se në vend të patriotizmit folklorik e të injorancës naive ,ti përvishen punës,dijes, përgjegjësisë, dhe për çështjet e interesit të përgjithshëm, të jenë bashkë opozita dhe pozita, dhe të punojnë bashkërisht.
- Ky lidership kosovar, në vazhdimësi e ka bë të kundërtën, për rreth institucioneve dhe në krye të tyre , ka vendosur njerëz të padijshëm, të pa përgjegjshëm ,dhe për të gjitha dështimet e tyre, në politikën e jashtme dhe të brendshme ,apo edhe në kontakte me zyrtarët e diplomacisë ndërkombëtare të çfarëdo niveli,ata/ato u mbajnë leksione , " se si është , dhe si duhet të sillen, në kontakte zyrtare me Rusinë dhe Serbinë ,e çka duhet të bëjmë institucionet ndërkombëtare etj"... Kjo është e tëra, që lidershipi politik i Kosovës dinë dhe i cili i ndjek politikat e veta në kontakte me zyrtarët ndërkombëtar të cilat biseda janë fare të pa sens dhe irrituese për bashkëbiseduesit me ndërkombëtarët. Edhe vizita e Stolterbergut, zyrtarit i lartë i NATO-s në Prishtinë, i cili në fokus të çështjes kryesore kishte "sigurinë e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit perëndimor si tërësi" e hodhi poshtë mundësin e pranimit të Kosovës në NATO, siç e shtruan politikë bërja kosovare gjatë takimit zyrtarë me të.
Siç u shpreh ai, për "mungesë unanimiteti të vendimmarrjes së NATO-s" ,dhe siç kuptohet nga zhvillimet gjeopolitike, NATO-ja atëherë kur do të ishte interesi gjeopolitik i aleancës perëndimore, politikë bërësit ndërkombëtar "unanimiteti i vendimmarrjes së tyre "do të sigurohej... por politikanëve kosovar, në mungesë të njohurive themelore diplomatike, e interesave të zhvillimeve ndërkombëtare, nevojitet, t'u thuhet ndryshe ,në kuptimin e mungesës së "unanimiteti të vendimmarrjes". Dhe politikë bërja e institucioneve të shtetit të Kosovës të vazhdojnë në "allashvereshin e tyre, alla patriotike shqiptare"në mbajtjen e ligjëratave, " se si NATO duhet të veprojë, e më pastaj të shtrojnë kërkesa, se NATO duhet të pranoj Kosovën në përbërje të saj, pa vërjen e përpjekjeve për bërjen e shtetit funksional,demokratik e ligjor dhe të barabartë për të gjithë mbi bazën e përgjegjësive e meritokracisë e që nënkupton, një administratë publike dhe një staf politik me integritet të lartë profesional ,të pa korruptuar,të pa politizuar ,të larguar nga mendësia e nepotizmit, dhe me mungesë të llogaridhënie... Dhe kur të gjitha këto i posedon korpusi qeverisës i shtetit të Kosovës ,kjo vë në dyshim ,për qeverisje ligjore e demokratike,sundim të ligjit ,e respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve jo shumicë në Kosovë ,për çka janë kushte paraprake të cilat duhet të jenë të përmbushura, për anëtarësim në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.
Dhe, 'korpusi qeverisës i Kosovës', në vend që të bënë përpjekje ti përmbush kushtet , të cilat shtyjnë, në funksionimin e shtetit modern demokratik e ligjor ,ata shtrojnë kërkesa para ndërkombëtarëve, kinse ,tek ndërkombëtarët është faji, e jo tek vetë lidershipi dhe mendësia kosovare. Dhe nga kjo janë të instaluara në vetëdijen qytetare dhe të lidershipit të saj,pa përgjegjësia,mos dija,pa profesionalizmi, mungesa e meritokracisë, punësimi mbi bazën e nepotizmit,korrupsionit,mungesa e traditës dhe mendësisë së përgjithshme për llogaridhënie dhe ndëshkim për shkelje të interesit të përgjithshëm e shtetëror, duke krijuar opinionin fals e fajësimit , " e të tjerëve" për mos punën e zyrtarëve përgjegjës. Dhe rrinë dilema ,deri kur do të tolerohet kjo mendësi , në raport me civilizimin ndërkombëtar,dhe deri kur?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".