Mungesa e unitetit politik për ta kërkuar pezullimin e sanksioneve të BE-së kundër Kosovës dhe vendosjen e tyre kundër Serbisë është gabim fatal

Mungesa e unitetit politik për ta kërkuar pezullimin e sanksioneve të BE-së kundër Kosovës dhe vendosjen e tyre kundër Serbisë është gabim fatal
Mungesa e unitetit politik për ta kërkuar pezullimin e sanksioneve të BE-së kundër Kosovës dhe vendosjen e tyre kundër Serbisë është gabim fatal

Gani Qarri

  • 23 November 2023 - 19:14

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Një kërkesë e tillë, duhet të bazohet edhe në faktin e pamohueshëm, se me të gjitha zhvillimet e deritanishme, u vërtetua botërisht, që përveçse ishin të pa drejta, ato ishin edhe masa të njëanshme, ngase si për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë edhe për bllokimin e tanishëm të dialogut dhe moszbatimin e marrëveshjeve, u pa qartë, që fajtore është Serbia, andaj ndëshkimi, sanksionimi për to, e madje edhe ndërmarrja e masave adekuate për përcaktimin pro-rus politik e strategjik të Serbisë lidhur me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, do të duhej adresuar kundër Serbisë dhe jo kundër Kosovës, siç është vepruar padrejtësisht nga BE.

 

Në fakt zonja Alisa Kearns Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin britanik, paralajmëroi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe mbar opinionin botëror, qysh në korrik të këtij viti, se militantët serbë po kontrabandonin armë në Kosovë, duke rrezikuar një shpërthim dhune, gjë që për habi, shkaktoi qortime të ashpra, jo vetëm nga presidenti i Serbisë krimineli Vuçiq, por edhe nga vet NATO, e cila madje tha se, as që kishte prova, për një aktivitet të tillë!?. Por pas rrethimit vdekjeprurës, të terroristëve serb më 24 shtator, nga Policia e Kosovës, e cila konfiskoi numër tepër të madh armësh të rënda dhe lloje të pafund municionesh në vlerë mbi 5 milionë dollarë, përfshi granatahedhës, mina kundër këmbësorisë, mitraloza dhe automjete të blinduara, u vërtetua plotësisht se, për paralajmërimet publike që disa muaj më parë, bëri zonja Kearns, kishte 100% të drejtë. Ndaj mungesa e unitetit të partive politike në Kosovë edhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, është dobësi e pa falshme dhe turp i pashembullt i politikës kosovare, si në asnjë vend tjetër në rajon e më gjerë, për segmentet politike të cilat, as në këto momente vendimtare, nuk dalin me një zë, dhe përfundimisht të kërkohet prej tyre, në mënyrë unanime, nga faktori ndërkombëtar, ndëshkimi i Serbisë dhe heqja e menjëhershme e sanksioneve të padrejta të BE-së, kundër Kosovës. Një kërkesë e tillë, duhet të bazohet edhe në faktin e pamohueshëm, se me të gjitha zhvillimet e deritanishme, u vërtetua botërisht, që përveçse ishin të pa drejta, ato ishin edhe masa të njëanshme, ngase si për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë edhe për bllokimin e tanishëm të dialogut dhe moszbatimin e marrëveshjeve, u pa qartë, që fajtore është Serbia, andaj ndëshkimi, sanksionimi për to, e madje edhe ndërmarrja e masave adekuate për përcaktimin pro-rus politik e strategjik të Serbisë lidhur me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, do të duhej adresuar kundër Serbisë dhe jo kundër Kosovës, siç është vepruar padrejtësisht nga BE. E përderisa politika kosovare vijon ti thellojë përçarjet, në mënyrë, që sanksionet e padrejta, e krejtësisht diskriminuese dhe të gabuara ndaj Kosovës, urgjentisht të pezullohen, përsëri është angazhuar personalisht vet Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin britanik, zonja Alicia Kearns, e cila në një intervistë për Financial Times, kërkoi publikisht që Britania e Madhe, SHBA, Gjermania, Franca dhe Italia, ti heqin menjëherë sanksionet ndaj Kosovës dhe të largohen nga “qasja me qendër Beogradin”. “Perëndimi po dështon, për të pasur një shtyllë të qëndrueshme kurrizore në Ballkan,ka shtuar ajo, kurse ne po tregojmë gjithashtu se nuk kemi mësuar, nga pësimet për ta frenuar Rusinë...sepse kishim prioritet, se si të mos e shqetësonim Rusinë në dëm të vendeve që e rrethojnë dhe pikërisht e njëjta gjë po ndodh sot edhe me Serbinë këtu në Ballkan” , ka deklaruar deputetja britanike Alicia Kearns. Ajo ka rikujtuar edhe njëherë se si në mars të këtij viti, Kosova dhe Serbia ranë dakord në parim, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, por armiqësitë u ndezën duke kulmuar veçanërisht në shtator, kur nga një grup i armatosur terrorist serbë, u krye një sulm kundër Policisë shtetërore të Kosovës në një manastir në veri të vendit, me ç`rast humbi jetën një polic dhe dy tjerë u plagosën. Sipas deputetes Kearns, që nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, ajo u njoh nga shumica e fuqive perëndimore, ndaj bëri thirrje edhe njëherë, që BE dhe SHBA, ta kenë parasysh që u vërtetua me fakte, se armët futeshin nga Serbia me autoambulanca në Kosovë, gjë që ajo vet, e tha qysh në qershor” , kurse me 24 shtator, u vërtetua publikisht se armët që kanë ardhur nga Serbia, ishin fshehur nëpër manastire dhe ruheshin nëpër kisha, madje edhe dy nga terroristët që u vranë atë ditë në përplasje me policinë, ishin shoferë të autoambulancës!!!. Kështu që zonja Kearns tërhoqi vërejtjen se pavarësisht që ndërmjetësuesit e BE dhe ata perëndimorë kërkuan kthimin e palëve në tryezën e bisedimeve, situata mbeti e tensionuar dhe nuk ka asnjë shenjë që bandat terroriste serbe dhe grupet e krimit të organizuar të cilat veprojnë brenda Kosovës, të jenë ndalur nga Serbia. Madje jo vetëm që nuk ka asnjë shenjë, se veprimet terroriste të grupeve kriminale serbe, do të ndalohen nga pala serbe, për të vepruar në Kosovë” , por edhe sistemi ndërkombëtar ishte bashkëpunëtor në pretendimin se, kinse, as nuk kishte grupe të krimit të organizuar në Kosovë” , theksoi Kearns! Prandaj ajo kërkoi që perëndimi të përdorë shumë nga provat që kishte, të godasë me kohë grupet terroriste dhe rrjetet e kontrabandës së armëve, në mënyrë që nga Komuniteti ndërkombëtar të qetësohet Beogradi, duke këmbëngulur që presioni të bie mbi Serbinë. Ne nuk mund ta pranojmë premisën se gjoja Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe as Kosova nuk mund ti braktisë aspiratat e saj, për integrim të plotë perëndimor” , tha Kearns në fund. Kështu që shihet qartë se aktualisht, gabimin më të pa falshëm, në situatën në të cilën gjendet Kosova, po e bënë serish politika kosovare, me mungesën e unitetit politik dhe mos pasjen e një strategjie të përbashkët për lobim të unifikuar, në mënyrë që të pezullohen sanksionet e vendosura padrejtësisht ndaj Kosovës. Uniteti politik në Kosovë, do duhej medoemos të ndodhte edhe për faktin se, tanimë, nga askush nuk ka më asnjë dilemë, mbi peshën e përgjegjësisë që bart Serbia, për krijimin e situatës së tensionuar ndërmjet të dy vendeve, e cila përveç mos zbatimit dhe mos respektimit të marrëveshjeve të dakorduara, mbështeti dhe orkestroi edhe sulmin e organizuar terrorist, që kishte për qëllim, ndryshimin e gjendjes faktike në terren dhe okupimin nga Serbia, të veriut të Kosovës, gjë që fal heroizmit dhe veprimit të vendosur të Policisë së Kosovës, fatmirësisht, edhe kjo tragjedi u mënjanua me sukses!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".