Lexoni edhe:
Kosova në koordinim me SHBA-të dhe NATO-n, për sigurinë e plotë të sovranitetit dhe integritetit të pa cenueshëm të shtetit
Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha
Serbia ka qenë e mësuar keq rreth organizmit të votimeve në Kosovë për zgjedhjet në Serbi. Organizimin e votimit për qytetarët e Kosovës, për kandidatët që garonin në zgjedhjet në Serbi, në të kaluarën merrej si një lloj detyrimi i Kosovës ndaj Serbisë.
- Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti me të drejtë i ka refuzuar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë dhe ka kërkuar OSBE-se që për organizimin e tyre eventual, të formalizohet me një marrëveshje të shkruar si formë reciprociteti në mes të dy vendeve. Kjo nuk ka asgjë te keqe nëse do të pajtoheshin të dyja shtetet. Kosova nuk e mohon të drejtën e qytetarëve të Kosovës që të votojnë nëse dëshirojnë edhe për kandidatët që garojnë në shtetin e Serbisë.
Kemi edhe qytetar serb të Kosovës që dëshirojnë të votojnë për kandidatët në Serbi po kemi edhe qytetar shqiptar të Kosovës që mundë të dëshirojnë të votojnë për ndonjë kandidat në zgjedhjet që mbahen në shtetin e Serbisë, ta zëmë nga komuniteti shqiptar që jeton atje, e që prejardhja e tyre në Kosovë është nga Serbia, territoret e banuara me shumicë shqiptare atje. Pra marrëveshja reciproke për këtë çështje do të duhej të ishte e pranueshme dhe zbatueshme për të dyja palët. Ndryshe nuk mundë të ketë organizim të zgjedhjeve të shtetit tjetër në shtetin e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".