Lexoni edhe:
Serbia është shtet i bllokuar me murin e blinduar nga NATO-ja
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
T'i përkujtoj lexuesit se pak vite pas përfundimit të luftës, derisa ndërmarrjet publike drejtoheshin nga profesionistët ndërkombëtarë, është kryer korporatizimi i ndërmarrjeve publike. Pas shkuarjes së ndërkombëtarëve, secili drejtues vendor pas tyre ka shkatërruar diçka nga qeverisja korporative. Me ardhjen e individëve nga SHIK-u në krye të qeverisjes së Kosovës, ndërmarrjeve publike as erë qeverisje korporative nuk u vjen.
Serbia është shtet i bllokuar me murin e blinduar nga NATO-jaLexoni edhe:
Në pikëpamjen time, Kosovës nuk i duhet ndonjë Fond Sovran. Këto fonde për nga funksionet janë mekanizma gjigant burokratik që në esencë janë edhe ndërhyrje në ligjshmërinë e ligjeve të tregut ndaj ndërmarrjeve publike. Nuk jam jurist mirëpo për nga funksioni këto fonde ashtu përfundojnë. Kjo qeveri e ka marrë besimin qytetar për të sjell tek ndërmarrjet publike individ profesionist në drejtimin e tyre dhe jo të sjell militantë partie të mbështjellur me paketimin "ekspertë të partisë". Në vend të krijimit të Fondit Sorvran, kjo qeveri duhet që në drejtimin e ndërmarrjeve publike të vendosë individ të ndershëm e profesionist. Individët e ndershëm e profesionist do të rikthenin tek ndërmarrje publike qeverisjen korporatave, ashtu siç edhe e kërkojnë ligjet e Kosovës. T'i përkujtoj lexuesit se pak vite pas përfundimit të luftës, derisa ndërmarrjet publike drejtoheshin nga profesionistët ndërkombëtarë, është kryer korporatizimi i ndërmarrjeve publike. Pas shkuarjes së ndërkombëtarëve, secili drejtues vendor pas tyre ka shkatërruar diçka nga qeverisja korporative. Me ardhjen e individëve nga SHIK-u në krye të qeverisjes së Kosovës, ndërmarrjeve publike as erë qeverisje korporative nuk u vjen. Janë të drejtuara nga militantët partiak që kanë sjellë dëmet dhe shkatërrimet që tani i kemi në këto ndërmarrje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".