Vdes ëndrra e Aleksandër Vuçiqit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, as OSBE dhe as BE s’mund të luajnë me sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Vdes ëndrra e Aleksandër Vuçiqit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, as OSBE dhe as BE s’mund të luajnë me sovranitetin dhe integritetin e shtetit
Vdes ëndrra e Aleksandër Vuçiqit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, as OSBE dhe as BE s’mund të luajnë me sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Hajrullah Ternava

  • 01 December 2023 - 17:13

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, që kritikoi moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, duke i rikujtuar ati se zyrtarisht Serbia nuk e ka adresuar kërkesën në institucionet e shtetit të Kosovës, dhe sikur ta bënte këtë, zgjidhja do të duhej bërë me marrëveshje reciproke dypalëshe. Stano kishte thënë se është për keqardhje që praktika e vendosur e lejimit të serbëve të Kosovës që të votojnë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare serbe me lehtësimin e OSBE-së nuk u lejua sërish nga autoritetet e Kosovës”. Ai tha se vendimi nuk është në përputhje me frymën e dialogut. E Bislimi të enjten në platformën “X” ka thënë se tentimi për të organizuar zgjedhje të një shteti tjetër në Kosovë pa një kërkesë paraprake, dhe nuk ka as kërkesë zyrtare direkt nga Serbia, prandaj atëherë s’mund të ketë as vendim.

 

Serbia me politikat e saja perfide edhe më tutje donë ta nënçmoj Kosovën me kërkesat e saja për zgjedhje, e që ato kërkesa i bënë përmes zyrtarëve të ndryshëm ndërkombëtar, pa bërë kërkese zyrtare që i drejtohet shtetit të Kosovës, sepse me këtë Serbia e dinë që de fakto veç me këtë sjellje Serbia do e njihte pavarësinë e Kosovës, dhe kjo do të kishte ndikim të theksuar edhe në zgjedhësit e zgjedhjeve, sepse nëse Serbia do ti drejtohej shtetit të Kosovës me kërkesë që t’iu mundësohet serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje përbrenda Kosovës, de fakto kjo do të ishte njohje nga ana e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, prandaj kjo kërkesë është në goditje e rëndë ndaj Aleksandër Vuçiqit, sepse është refuzimi i Qeverisë së Kosovës, për kërkesën e OSBE-së që me ndërmjetësimin e tyre të organizohen zgjedhjet parlamentare serbe edhe ne territorin e Kosovës, goditje e rëndë elektorale për Aleksandër Vuçiqin, dhe mesazh i qartë për qytetarët serb për vite të tëra të mashtruar nga Beogradi, se vetëm lojal dhe të integruar në shtetin e Kosovës kanë mundësi ti realizojnë të gjitha të drejtat e tyre, dhe jo duke u mashtruar dhe manipuluar për interesat politike të liderëve të inkriminuar të Serbisë. Pas kërkesës së OSBE-së, me porosi nga Beogradi, për organizim të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të njëjtën kërkesë e ka bërë edhe Bashkimi Evropian përmes zëdhënësit Petar Stano, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kosovës përmes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, që kritikoi moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, duke i rikujtuar ati se zyrtarisht Serbia nuk e ka adresuar kërkesën në institucionet e shtetit të Kosovës, dhe sikur ta bënte këtë, zgjidhja do të duhej bërë me marrëveshje reciproke dypalëshe. Stano kishte thënë se është për keqardhje që praktika e vendosur e lejimit të serbëve të Kosovës që të votojnë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare serbe me lehtësimin e OSBE-së nuk u lejua sërish nga autoritetet e Kosovës”. Ai tha se vendimi nuk është në përputhje me frymën e dialogut. E Bislimi të enjten në platformën “X” ka thënë se tentimi për të organizuar zgjedhje të një shteti tjetër në Kosovë pa një kërkesë paraprake, dhe nuk ka as kërkesë zyrtare direkt nga Serbia, prandaj atëherë s’mund të ketë as vendim. “Nuk janë planifikuar zgjedhje këtë vit në shtetin tonë. Nëse autoritetet e shteteve tjera preferojnë të organizojnë zgjedhje në Kosovë për diasporën e tyre, atëherë duhet që zyrtarisht t’i kërkojnë autoriteteve tona një vendim pozitiv dhe përkrahje. Tentimi për të organizuar zgjedhje pa një kërkesë paraprake apo vendim pozitiv, nuk është në frymën e dialogut dhe nuk i kontribuojnë ndërtimi të besimit. Përderisa nuk ka një kërkesë zyrtare direkt, atëherë nuk mund të ketë vendim. Z. Stano besoj se e di këtë”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”. Serbisë tani duhet ti rrihet ne distance dhe vetëm me ndërmjetësues te kontaktohet me ata, dhe sa ju përket zgjedhjeve të tyre në Serbi ato zgjedhje janë si të të gjithë fqinjëve kur i mbajnë zgjedhjet e tyre në shtete të tyre, sepse shteti i Kosovës tani ndërkombëtarisht është i njohur nga 118 shtete të botës, dhe derisa Serbia nuk tregon respekt për shtetin e Kosovës, edhe na duhet të sillemi njëjtë me ata, tani kur ndërkombëtarët e njohin situatën e krijuar mes këtyre dy shteteve, e sidomos kur Serbia po është shteti ma besnik i Rusisë, edhe që Ukraina e ka përkrahjen e të gjitha shteteve demokratike të botës në krye me Amerikën, dhe shtetet e NATO- së. Marrë ne tërësi këto zgjedhje të radhës që duhen të mbahen në Serbi ndoshta mund ti fitoj koalicioni i nacionalistëve radikal që janë tubua prej tri grupeve, megjithatë ata do të pësojnë zvogëlimin e votave të dedikuara atyre tri njësive radikale, sepse tani gjithkush është ngopur në lidhshmëritë e tyre, dhe popullata donë të radhitet në marrëdhënie të mira me fqinjë që është afër tye, dhe nga luftërat që i ka përjetua e Serbia tani është në një situatë të palakmueshme për vendin e sajë, sepse marrëdhënie jo të mira tani qytetarëve po ju pengojnë sepse ata janë lodhur nga luftërat e tërësishme që po ndodhin në mënyrë permanente dhe një pajtim i mundshëm kishte me qenë i mirë për të gjithë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".