Bandat e krimit të organizuar po e mbajnë akoma peng zgjedhjen e kryeprokurori të ri të shtetit

Bandat e krimit të organizuar po e mbajnë akoma peng zgjedhjen e kryeprokurori të ri të shtetit
Bandat e krimit të organizuar po e mbajnë akoma peng zgjedhjen e kryeprokurori të ri të shtetit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 05 December 2023 - 21:50

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Mendja më thotë si një grupi të faqes së zezë u ka hyrë frika në palcë dhe nuk e lënë të ecë procesi nga e para , se nuk do të dalin shumë të pa lagur dhe jo vetëm kjo por u frikohen edhe burgut dhe se jo konfiskohet pasuria dhe në qoftë se, nuk është kjo që e shkrova më lartë atëherë të thonë publikisht se cila është arsye e kësaj që jemi bërë horë jo vetëm në Kosovë, por edhe para botës së qytetëruar.

 

Shkrimin kësaj radhe po e nisi me atë se çka thuhet andej nga anët e mia:TURPI NUK BRIR" dhe vërtetë po bindem se çka po ndodhë me politikën dhe ti themi me sistemin e drejtësisë vërtetë turpi nuk paska brirë. Po, të ndodhte kjo në ndonjë tepër të pa rëndësishme dhe do të kishte turp por kur bëhet fjale për bajraktarizëm, për fotele, po shihet ashiqare se interesat e tyre personale i vënë pa fije turpi me atë shtetërore ose kombëtare. përpos kësaj kjo shihet edhe se kemi të bëjmë me INATIN E "KAURRIT" që nuk lëshojnë pe kjo racë e faqes së zezë jo vetëm që të vije turp por i ka ardhur fundi që të reagoj edhe populli se kjo po shkon në dëm të shtetit të popullit. Nuk respektohen ligjet, nuk respektohet as Kushtetuta e vendit dhe nuk e mendojnë fare dy gjëra më të thjeshta nga kush e marrin rrogën dhe përse e kanë dhënë BETIMIN, por kur t´i shtohet kësaj edhe ajo që faktori ndërkombëtar ka vërejtje atëherë kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos shkelje dhe mos respektim i ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Qofsha i gabuar por këtu kanë gishte e ndërhyrje edhe bandat politike që janë dëshmuar që nga pas lufta bandat më të rrezikshme në tërë Ballkanin, pra është parë dhe jemi dëshmitar të kohës se po këto banda politike më të zeza se bandat e Zemunpoljes i kanë futur njerëzit e tyre dhe më pastaj i kanë pasur duart e lidhura që të mos guxojnë të bëjnë as gëk e as mëk, që kur kryebanditët dhe banditët që i kanë rrotull të vjedhin dhe me hajni u bënë super milionerë dhe siguruan pasuri jo më pak se 30 breza dhe jo vetëm që u burgosen po as që guxuan t´ia prishin as tymin e duhanit bile dyshohet se janë kapur gisht për gisht në valle taman si ata rrospiet që rrinin të semafori dhe i luanin bythët si kurva. Mendja më thotë si një grupi të faqes së zezë u ka hyrë frika në palcë dhe nuk e lënë të ecë procesi nga e para , se nuk do të dalin shumë të pa lagur dhe jo vetëm kjo por u frikohen edhe burgut dhe se jo konfiskohet pasuria dhe në qoftë se, nuk është kjo që e shkrova më lartë atëherë të thonë publikisht se cila është arsye e kësaj që jemi bërë horë jo vetëm në Kosovë, por edhe para botës së qytetëruar. U keqësua gjendja edhe më rëndë, atë që thash, pos turpit kanë filluar edhe kërcënimet, dhe kërcënimet në botën e qytetëruar përpos që janë të dënueshme me burg ka edhe masa të tjera në profesionin e tyre, por ja se në Kosovën tonë është e mundur çdo gjë, sepse ka kohe që BANDAT e kanë vepruar në Kosovë. Akoma e kamë në tru kur në mezlisht që dikush i thoshte Kuvend ndonjë magar nga ulësja thoshte dhe bërtiste O HAJN! Dhe gomari tjetër nga stanet tjetër u përgjigjej:"shkoni në prokurori" që nuk ishte asgjë tjetër pos tallje me popullin, kinse populli sipas tyre është thasë me kashtë se nuk e kupton se ata në atë shkamë të berberit i kishin njerëzit e tyre. Dua të them se kjo na solli deri këtu! por, një gjë jam tepër i sigurt se e tërë kjo lojë e faqes së zezë që po bëhet në këtë stan të faqes së zezë do të merr dikush përgjegjësinë dhe do të dështoj turpshëm si është më zi. Kjo sot a nesër ka për të ndodhur, por të mos ndodhë edhe më thellë ky turp duhet sa më parë të përfundoj loja e turpit dhe vërtetë turpi nuk paska brirë që edhe sot në këtë vit kjo u pa dhe u dëshmua këtu dhe njolla dhe damka e zezë nuk do të shlyen kurrë se kanë lënë gjurmë jo më pak se 20 vjet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".