Lexoni edhe:
Kujdes me Asociacionin, e ardhmja e Republikës është në rrezik
Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj Zhuriani
Mos mendoni se nuk i di këto Behgjet Pacolli, i di të gjitha dhe i ka hyrë frika në palcë e po i shembet dheu ndër këmbë. E di Behgjeti, ka pare dhe tani përgatitet për avokat. Prokuroria Speciale e ka punën e saj dhe ajo nuk ngutet,por që mendon dikush se nuk do përmendet emri i tij, pra i Behgjet Pacollit, është tru shpërlarë ose hajvan e shkuar hajvanëve.
Nuk ka krim që nuk zbulohet, dhe i ka hyrë frika në palcë Behgjet Pacollit, dhe mendoj se kësaj radhe e ka litarin rreth gurmazit, sepse ka mundësi që te ky krim edhe fshihet diçka jashtë familjes. Kur u vranë Bardhosh, Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka, emri i Behgjet Pacollit përmendet edhe në hetuesin gjermane, përmendet edhe vetura e tij në këtë krim, po sipas tij e vjedhur. Ne ditën e krimit, Behgjeti ndodhej në Tiranë. Ndërkaq, në këtë krim që tronditi edhe foshnjën në bark të nënës, Behgjet Pacolli ndodhej, sipas tij në rrugë zyrtare!?
Kujdes me Asociacionin, e ardhmja e Republikës është në rrezik Lexoni edhe:
Përse nuk ka qare pa u përmend edhe emri i Behgjet Pacollit? Nga përvoja ime 40 vjeçare si gazetar hulumtues po ju tregoj se Behgjet Pacolli e ka vendin në burg, të paktën deri kur të përfundojnë hetimet, sot ose nesër këtë le ta mbajnë në mend të gjithë. Personalisht jam përballur dy herë me të që ka bërë padi penale kundër meje dhe ka humbur turpshëm: Tani ka bërë edhe një padi penale kundër një shkrimi tim, që më besoni mua më vije turp për të se çfarë dobësie bën që nuk mund të bëj një njeri i zakonshëm.
Sot, le ta marrin shkrimin dhe ta lexojnë, fjalën e kam për një nxënës të klasës së tretë fillore, se nuk ma merr mendja se do merret dhe humbë kohë gjykata me këtë. Një gjë nuk e ka të qartë Behgjeti se ka ikur koha e qenit plak Titos, ka ikur koha e kasapit të Ballkanit dhe të Evropës, Slobodan Millosheviqit, po ashtu ka ikur koha e pijanecit të Kremlinit, Boris Jelcinit. Akoma nuk e di Behgjeti se jetojmë në Kosovën e lire dhe paraja nuk kryen punë kudo.
Po e përsëris dhe e ripërsëris kur thash gazetar me përvojë hulumtuese sepse më ngucin mendjen dy gjëra që askujt nuk i ka vajtur mendja, bile ndoshta me këtë mendim që të shkoj udhës së zbulimit për dy arsye;
E para, për vrasjen e Jusuf, Bardhosh Gervalles e Kadri Zekës, emri i tij përmendet në aktakuzë, përmendet vetura e tij, përmendet edhe udbashi gjakpirës, krimineli Selim Brosha, por Behgjet Pacolli ndodhet në Tiranë, lexoni në google shkrimet e mia për këtë rast dhe më ngacmon mendja athua ka qenë plan i UDB-es!? Pra, edhe sot e kësaj dite se krimi nuk vjetërsohet, duhet kapur sa më shpejtë që është e mundur dhe vetëm të pyetet: Përse Kosova, nuk ndjek rrugën e Kroacisë, që i kapi udbashët që vranë kroatin dhe kalbet në burg. Përse heshtin? Ne nuk po akuzojmë asgjë, por të paktën të hetohet bashkë me gjermanët edhe pse akoma jam duke punuar për këtë rast.
E dyta, ndodhi rasti i fundit, kur krimineli dhe kumbara i Behgjet Pacollit, njëkohësisht edhe këshilltar i tij, Naim Murseli vrau gruan e tij që tronditi botën dhe mos i raft gurit e drurit, prapë Behgjet Pacolli, nuk ndodhej në Kosovë, nga oborri i tij dikush thotë se ka qenë në Tiranë, dikush thotë se ka qenë diku tjetër. Nejse, ka qenë kur ka qenë kjo mundë të zbulohet. Po, përse shtrohet pyetja: Përse Behgjet Pacolli, kumbara dhe miku i tij, nuk shkoi as në varrim, nuk shkoi as në ngushëllime. Del pyetja: Si atëherë ndodhi pikërisht ditën kritike dhe si ka mundësi kur u vranë tre patriotët shqiptar Bardhoshi, Jusuf Gervalla e Kadri Zeka, ndodhej në Tiranë, tani edhe në këtë rast ndodhi ose si thotë Pacolli :"...në rrugë zyrtare..."
Pra, këto dyshime më ngacmojnë që duhet të merren me gjakftohtësi për tu hetuar. Të del çka të del, por të zbardhet.
Për këtë ju garantoj me kokën time se nuk ka qare pa u përmendur emri i tij në këtë krim, por në çfarë cilësie duhet të pritet.
Kur më arrestuan mua udbashët, miqtë e Behgjet Pacollit, se ata që nuk e din miku i Behgjet Pacollit, ka qenë udbashi më i rrezikshëm në tërë Jugosllavinë që ka tredhur shqiptarët, që quhej krimineli, gjak ziu, Selim Brosha. Kur e them këtë unë e di se çka ka thënë Behgjet Pacolli në hetuesinë gjermane se çka e ka Selim Broshën. Në hetuesi udbashët me pyesnin edhe me cilin shok kam ndejur dhe jam shoqëruar, a e ka ditur dikush nga shokët tu se ke organizuar demonstratat në Zhur e Prishtinë dhe të mos ju tregoj njëmijë e njëqind pyetje. Pra, çka dua të them me këtë?
Naim Murseli, këshilltar e Behgjet Pacollit, kumbar i Behgjet Pacollit, ortak i Behgjet Pacollit, shumë fotografi tregojnë se ku kishin bërë dyzen ahengu me Behgjet Pacollin, me avion privat, në jaht (nuk jam i sigurt a ka qenë Behgjet Pacolli me këtë jaht në Budva, kur u takua me kriminelin Milan Radojqiq!?);bizneset, pasuria dhe kush e di edhe çka tjetër. Mos mendoni se nuk i di këto Behgjet Pacolli, i di të gjitha dhe i ka hyrë frika në palcë dhe po i shembet dheu ndër këmbë. E di Behgjeti, ka pare dhe tani përgatitet për avokat. Prokuroria Speciale e ka punën e saj dhe ajo nuk ngutet,por që mendon dikush se nuk do përmendet emri i tij, pra i Behgjet Pacollit, është tru shpërlarë ose hajvan e shkuar hajvanëve.
Në fund fare dua të shkoj pak më larg këtij rasti dhe e them publikisht se për afrimin e tij në politikë në Kosovë, Behgjetin këtu nuk e fajësoj por ata që e afruan lypin shkërdhye jo vetëm nënën por edhe babën!?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".