Ideologjia e ultranacionalizmit serb po e rrezikon Kosovën dhe Ballkanin

Ideologjia e ultranacionalizmit serb po e rrezikon Kosovën dhe  Ballkanin
Ideologjia e ultranacionalizmit serb po e rrezikon Kosovën dhe  Ballkanin

Skender Mulliqi

  • 14 December 2023 - 07:59

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Ultranacionalizmi serbomadh i Vuçiqit në Serbi po shprehë hegjemoni ndaj shqiptarëve , kurse në anën tjetër po i shërben, për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet jetësore “ më të cilat po përballët ky shtet .Në emër të nacionalizmit serbomadh , presidenti serb Aleksandër Vuçiqi, po mendon të marrë toka dhe jeta shqiptarësh , sikur e ka bërë këtë gjë krimineli i luftës, Millosheviq.

-Çdo njeri i ndershëm është kundër nacionalizmit në kuptimin negativ të fjalës. Si zakonisht me nacionalizëm primitiv merren elitat e korruptuara dhe të kriminalizuara politike. Kur korrupsioni dhe krimi i organizuar luftohen, edhe nacionalizmat në kuptimin negativ pushojnë së ekzistuari. Shqiptarët kurrë nuk shprehen pretendime territoriale ndaj askujt dhe nuk janë diskriminues ndaj entiteteve pakicë në Kosovë. Ato madje , kanë të drejta më shumë së çdo minoritet tjetër në botën demokratike. Prandaj , çdo e drejtë shtesë siç po pretendohet me Asociacionin gjoja të reformuar për minoritetin serb, është antikushtetues, dhe si i tillë nuk duhet të pranohet përkundër insistimit të Lajqak, Borrel dhe Eskobar.

Nuk është mirë për popujt ballkanik të futen në kurthin , kur e kaluara po tenton të na përsëritet nga Serbia dhe Rusia ,të cilat nuk janë liruar nga shovenizmi . Bixhozi nuk është lojë e mirë ,që po e përgatitin Putin dhe Vuçiqi, për shpërthim të luftës në rajonin e Ballkanit. Këtë lojë të ndytë nuk po e kundërshtojnë sa duhet strukturat e BE-së, e të cila ende po e përkrahin politikën e Vuçiqit në bisedimet Kosovë Serbi.

Nuk është mirë që në pa mundësi të dijes dhe të fuqisë tanë , e kjo vlen më shumë për opozitën, të pranojmë kapitullimin para shovinizmit rusoserbomadh . Kjo askujt prej nesh nuk na falet..! Sikur nuk na falet mos uniteti ynë karshi Serbisë ultranacionaliste të Vuçiqit , i cili nuk e ka ndaluar retorikën luftënxitëse ndaj Kosovës, që këtë retorikë po e përdorë edhe për fushatën elektorale. Ideologjia e ultranacionalizmit serb, është virale, gjithëpërfshirëse dhe e ekstreme, e rrezikshme për paqen në Ballkan, me protagonistët e vjetër dhe të ri si,Vuçiq, Sheshel, Nikoliq, Dodik, Vulin etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".