Lexoni edhe:
Kosova dhe Serbia me kushtëzim serioz nga BE dhe SHBA për zbatimin pikë për pikë të marrëveshjes së Ohrit
Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani
Mesazhi evropian për Serbinë gjithmonë ka qen i qartë, por problemi është se Serbia nuk e donë BE por donacionet e tyre, ndihmën ekonomike tregun dhe evropian. Sa i përket politikës së BE-së ndaj Serbisë, ajo nuk ka qenë asnjëherë e baraspeshuar dhe e qartësuar, sepse Serbia nuk e ka shfaqur asnjë interesim serioz dhe të dëshmuar për të qenë pjesë e BE-së.
-Zyrtarët e lartë qeveritar të Serbisë vazhdimisht po e mashtrojnë dhe gënjejnë BE-në , kurse BE nuk po arrin akoma që ta kuptoj seriozisht Serbinë dhe politikën e saj mashtruese. Serbia dhe Vuçiq janë plotësisht të qartë se Serbia dëshiron të jetë shtet neutral në mes të dy blloqeve politike botërore. Pra me këtë qasje po dëshiron që ti ruaj në mes të dyja palëve raportet e bashkëpunimit për interesa të veta, të tjerat çështje për Serbinë nuk kanë rëndësi. Mirëpo ky qëndrim neutral nuk mundë të jeta politikë e qëndrueshme për të vazhduar përjetësisht, prandaj Serbia herë do kurë do të detyrohet të deklarohet që ti bindi BE-në dhe SHBA-të, se s’munden të llogarisin në politikën e Serbisë por në ekonominë e saj po. Kjo është kështu dhe këtë shumë herë e ka thënë Serbia.
Prandaj edhe për këtë shkak nuk ka ndonjë qartësi rreth integrimit të Serbisë në BE. Kështu është duke vepruar Serbia edhe lidhur me Kosovën. Pra, ledhatimi i Serbisë nuk sjell rezultat por duhet të qartësohet dhe ashpërsohet qëndrimi dhe paralajmërimi me masa konkrete veprimi. Duhet të bëhet e qartë se BE e donë Serbinë në BE që të mos jetë pikë e zezë kundër BE-së dhe perëndimit, por tash koha shumë shpejtë do të tregon nëse Serbia do të vazhdon me neutralitetin e saj apo do ti bashkëngjitet Rusisë në politikën e jashtme dhe Kinës. Ky është një moment historik i pozicionimit të pa vonuar edhe në aspektin politik por edhe atë strategjik.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".