Lexoni edhe:
Me kriminelët serb të luftës në pushtet, bisedimet Kosovë- Serbi do të jenë para një sprove të madhe
Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci
Nëse vërtetë dëshirojmë Ligj, drejtësi dhe sundim të drejtë të ligjit duhet pa humbur kohë të procedohet dhe votohet, të hyj në fuqi e fillon të zbatohet ligji i Vettingut. Dihet fare mirë nga secili prej nesh, edhe nga qytetarët më të pa informuar, se që nga paslufta e këtej, vendosja e gjyqtarëve dhe prokurorëve është përcaktuar nga politika për interesa të saj, dhe jo nga vlera e kriteri profesional e aq më pak nga cilësitë etike të tyre. Sikur të kishte pasur një klasë politike me nivel të lartë etik dhe me qëllime të pastra në interes të shtetit e qytetarëve, atëherë gjithsesi se zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte bërë po mbi këto kritere vlerash. Prandaj është koha e fundit që drejtësia si tërësi të reformohet, pastrohet e të pavarësohet, dhe kjo arrihet vetëm me ligjin Vetting dhe zbatimin e plotë të Kodit të Etikës.
-Opozita kosovare duhet të jetë e vetëdijshme se është duke e dëmtuar seriozisht interesin e shtetit, me bllokadat që po ja bënë ekzekutivit në ligjet vitale që kanë të bëjnë me procesin e zhvillimit dhe reformimit në të gjitha fushat, e një segment i veçantë është reforma në sistemin e drejtësisë. Po të kishte mekanizëm më të ashpër ligjor dhe rregullativ, opozita do të duhej të distancohet, pra të përjashtohet nga Kuvendi nëse nuk dëshiron që ta ti mbështes ndryshimet në legjislacionin e sistemit të drejtësisë që kanë për qëllim reformimin dhe pavarësimin e plotë nga politika e grupet e interesit, sidomos çlirimin nga ndikimi i nëntokës kriminale që e ka uzurpuar sistemin e drejtësisë dhe është akoma duke e penguar për të funksionuar. Kosova ka humbur shumë kohë duke pasur një sistem jo funksional të drejtësisë të ndikuar e të manipuluar, madje edhe të korruptuar, prandaj hapi vendimtar është që në funksion të pastrimit dhe pavarësimit të sistemit të drejtësisë, të ndodhë reforma me çelësin kryesor e që është Ligji i Vettingut.
Prandaj Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me të drejtë po e akuzon opozitën që po e pengon reformën në drejtësi, sepse ky është një realitet të cilin po e shohim dhe prekim të gjithë ne pa dallim, edhe si qytetar edhe si njohës të zhvillimeve politike. Kosova deklarativisht ka kohë që kërkon shkurtim të rrugës për integrim në BE, prandaj edhe kur jemi te reformat që kërkohen, qoftë në politikë apo sundim të ligjit, duhet të punohet me përkushtim dhe seriozitet. Për këtë politika si e unifikuar, pozitë dhe opozitë duhet të jetë serioze dhe të vepron me unitet, pavarësisht se cila parti politike është në pushtet. Për këtë arsye jui bëj apel të gjitha partive politike që janë në opozitë, që për këto raste mos të bëjnë dallime partiake, por le ta votojnë, secilin ligj që ndërlidhet me procesin e reformimit dhe pavarësimit të sistemit të drejtësisë, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me politikan, por edhe qytetarët e Kosovës. Nëse vërtetë dëshirojmë Ligj, drejtësi dhe sundim të drejtë të ligjit duhet pa humbur kohë të procedohet dhe votohet, të hyj në fuqi e fillon të zbatohet ligji i Vettingut.
Dihet fare mirë nga secili prej nesh, edhe nga qytetarët më të pa informuar, se që nga paslufta e këtej, vendosja e gjyqtarëve dhe prokurorëve është përcaktuar nga politika për interesa të saj, dhe jo nga vlera e kriteri profesional e aq më pak nga cilësitë etike të tyre. Sikur të kishte pasur një klasë politike me nivel të lartë etik dhe me qëllime të pastra në interes të shtetit e qytetarëve, atëherë gjithsesi se zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte bërë po mbi këto kritere vlerash. Prandaj është koha e fundit që drejtësia si tërësi të reformohet, pastrohet e të pavarësohet, dhe kjo arrihet vetëm me ligjin Vetting dhe zbatimin e plotë të Kodit të Etikës. Përgjegjësia dhe disiplina duhet të kthehen në shprehi, ndërsa shprehia në normë. Deri atëherë, nivelin e dëshiruar të sistemit të drejtësisë dhe Kodit të Etikës mund ta shohim vetëm përmes ëndrrave, të cilat do të na rrinë prehur në prehrin e shpresave tona, andaj sa më shpejta dhe pa vonesë duhet të ndodhë reformimi dhe pastrimi i thellë përmes ligjit Vetting.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".