Lexoni edhe:
Kosova ta merr seriozisht korrigjimin dhe harmonizimin e draft-statutit të Asociacionit me Kushtetutën e Republikës
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Derisa Kryeministri ka numëruar 10 ligje të bllokuara nga Gjykata Kushtetuese, të dërguara nga opozita, fundjava ka rezultuar edhe me ligjin e 11, atë për Fondin Sovran të cilin e dërgoi Grupi parlamentar i LDK-së, edhe pse paralajmërimi për dërgim në Kushtetuese, ditë më parë ishte bërë nga ana e PDK-së. Shteti nuk ndërtohet duke e bllokuar qeverinë për inate politike dhe pamundësuar për të vepruar.
-Në fund të kësaj jave që po mbetet pas, bilanci i ligjeve të cilat partitë politike në opozitë i kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, brenda këtij viti kalendarik, ka shuar në 11 ligje. Pra, partitë politike në opozitë të cilat vazhdimisht po ja kërkojnë dorëheqjen qeverisë Kurti, dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, e kanë shpikur metodën e dërgimit të ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, edhe ashtu duket e dyshohet së është nën ndikimin më të theksuar të ish pushtetarëve që sit janë në opozitë, dhe kështu mbi bazën e lidhjeve të interesit, bllokohen ligjet, pamundësohet zbatimi i tyre, edhe mundë të anulohen dhe krejt kjo pastaj bije barrë mbi qeverinë, për qka përdoren si argumente plus për sulm e kritika nga opozita me kërkesën për dorëheqje.
Në asnjë shtet demokratik nuk është parë dhe nuk është dëgjuar që opozita të sillet me kaq agresivitet, sa që hapur të kërcënon e shantazhin, qofte me mos votim të marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në interes të shtetit, qoftë me mos votim apo bllokim të ligjeve që kërkohet shumica absolute, pra dy të tretat e deputetëve të Kuvendit, duke u kushtëzuar kështu procesi e vendimmarrjes në parlament me kërkesën për largim “vullnetar” nga pushteti dhe shkuarje në zgjedhje të reja. Sikur që ka njoftuar Kryeministri Kurti ditë më parë, për shkak të dërgimit në Gjykatën Kushtetuese është arritur të pengohet zbatimi i 10 ligjeve me peshë për procesin e reformave gjatë këtij viti. Pra, opozita ka arritur një qëllim të ulët por që i kushton ekzekutivit, sepse 10 ligje janë një shifër shqetësuese që kanë mbetur pa filluar së zbatuari, dhe kjo nënkupton gati një vit të humbur, mbetur mbrapa. Sido që të jetë qytetari është bindur dhe nuk ka fjetur, e ka përcjellur këtë situatë të shfrenuar të sjelljes së opozitarëve që ishin dy dekada në pushtet dhe nuk sollën ndryshime të zhvillimit serioz për shtetin. Opozita duhet ti vë gishtin Kokës, qytetari nuk do të ja jep besimin për ta drejtuar shtetin, derisa ata po e keqpërdorin edhe Gjykatën Kushtetuese të ta shantazhuar Qeverinë dhe grabitur pushtetin. Është lajm për tu shqetësuar të gjithë kur vetë
Kryeministri i Kosovës zbulon se si opozitarët, duke e keqpërdorë të drejtën kushtetuese, dhe duke pasur ndikim në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, i kanë dërguar dhe bllokuar në këtë institucion të manipuluar hiq më pak se 10 ligje të votuara nga Kuvendi i Kosovës! Madje nuk janë ato ligje dosido por me shumë peshë të rëndësishme të reformës gjithëpërfshirëse ekonomike dhe juridike. Për të qenë shumë të sinqertë, duhet pranuar se kjo opozitë që nuk ka vizion as alternativë për shtetin, me sjelljet e saj po e dëmton interesin e vetë politik por edhe interesin e përgjithshëm të zhvillimit dhe reformimit të shtetit, që është interes publik dhe aspak interes parcial politik . Derisa Kryeministri ka numëruar 10 ligje të bllokuara nga Gjykata Kushtetuese, të dërguara nga opozita, fundjava ka rezultuar edhe me ligjin e 11, atë për Fondin Sovran të cilin e dërgoi Grupi parlamentar i LDK-së, edhe pse paralajmërimi për dërgim në Kushtetuese, ditë më parë ishte bërë nga ana e PDK-së.
Shteti nuk ndërtohet duke e bllokuar qeverinë për inate politike dhe pamundësuar për të vepruar. Alternativat e avancuara programore, me vizion të qartë për pikat zhvillimore janë të vetmet elemente që mundë të ja ndryshojnë mendjen dhe qëndrimin qytetari për të votuar në të ardhmen, por jo duke kërcënuar, shantazhuar dhe pamundësuar qeveris që ligjet e miratuara të futen në zbatim për zhvillim në interes të qytetarëve dhe të shtetit. Kjo formë e rebelimit të opozitës është e ngjashme me përpjeke të rrëzimit përmes grusht shtetit. Votuesi nuk harron, atë që e pengon zhvillimin normal të shtetit përsëri do ta ndëshkon.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".