Lexoni edhe:
Opozita duhet ti vë gishtin kokës, qytetari nuk ju jep besimin për ta drejtuar shtetin atyre që keqpërdorin edhe Gjykatën Kushtetuese për ta shantazhuar qeverinë dhe grabitur pushtetin
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Me miratimin e ligjit më të ri, të plotësuar dhe ndryshuar për Konfliktet Administrative, që është një nga veprimet më të qëlluara dhe meriton për tu vlerësuar ky angazhim i Ministrisë së drejtësisë, po dëshmon se Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Drejtësisë, po tregon përkushtimin dhe vendosmërinë serioze për të krijuar rend e ligj dhe funksionim sa më efikas në sistemin gjyqësor.
-Kosova ka pasur edhe më parë një ligj të tillë, por ka qenë i ndërtuar me plot zbrazëti të cilat janë keq shfrytëzuar sipas dëshirës së gjyqtarëve, interesit të klientelës dhe grupeve të interesit, nëntokës kriminale e krimit të organizuar të instaluar nga strukturat e SHIK-ut ilegal dhe para institucional e para politik në vend. Ligji i ri përcakton parimet, rregullat dhe procedurën e gjykimit të konflikteve administrative, që ngritën ndaj organeve publike, për të cilin meritojnë lëvdata serioze i gjithë stafi i angazhuar për hartimin e tij në Ministrinë e Drejtësisë, në krye më ministren Albulena Haxhiu.
Qëllimi i ligjit të ri është pikërisht rritja e efikasitetit të gjyqësorit për ti gjykuar këto raste në kohë të arsyeshme, duke ju ofruar mbrojtja e duhur gjyqësore palëve, që janë edhe qëllimet thelbësore të këtij Ligji. Pra në këtë mandat qeverisës, ky është ligji i parë të cilin kjo qeveri e bënë ashtu sikur që duhet dhe në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në te janë evituar dhe korrigjuar të gjitha vakuumet të cilat kanë ekzistuar me ligjin e kaluar dhe nga ky ligj përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse pothuajse nuk ka qytetar i cili në një moment të caktuar, nuk përfshihet për çështje të caktuara nga ky ligj. Me ligjin e ri janë bërë shumë rregullime dhe saktësime, e njëra prej tyre është edhe mundësia që i ofrohet Gjykatës për zhvillimin e procedurës me shkrim, në raste të caktuara edhe pa prezencën e palëve, gjë që shkon në funksion të efikasitetit dhe azhuritetit më të madh të zgjidhjes së rasteve. Edhe me ligjin e vjetër gjyqtarët kanë mundur të zgjidhnin rastet pa i zvarritur por ka pasur zbrazësi e vakum, duke mos u udhëzuar deri në fund se si të vepronin gjyqtarët, duke i shfrytëzuar ato sipas lidhjeve të interesit dhe kryer punë për miq e dosta, kurse të tjerët i kanë shikuar përmes gishtërinjve dhe zvarritur, sipas tekeve dhe dëshirës.
Kurse tani me këtë ligji gjyqtarët vihen në situatë kur nuk mundë të veprojnë jashtë kornizave ligjore sepse aty thuhet qartë se gjyqtarët e shkallës së parë, nuk kanë të drejtë ta refuzojnë, apo ta rikthejnë te administrata, port duhet ta pranojnë, gjykojnë dhe zgjidhin rastin, ashtu siç e parasheh ligji. Për dallim nga ligji i ri, në të kaluarën ka pasur edhe aso hapësire që lëndët të kthehen e shëtitin poshtë lartë nga administrata gjyqësore e cila ka qenë e korruptuar, e inkriminuar dhe e kapur, pasi që, siç dihet publikisht, në të gjitha nivelet nga ai lokal e deri në atë qendror, kuadrot në të kaluarën janë instaluar dhe kontrolluar nga SHIK-u ilegal dhe para institucional. Dhe njerëzit e vendosur aty kanë qenë të inkriminuar e të korruptuar, si dhe të pozicionuar që ti procedojnë rastet vetëm sipas lidhjeve, e porosive të shefave të tyre ilegal, kurse tani me këtë ligj është limituar koha dhe procedura e veprimit, që vetëm në raste të veçanta dhe tepër specifike, lëndët mundë të rikthehen në shkallën e parë. Përndryshe pavarësisht faktit, se si ka vendosur shkalla e parë e gjykatës, shkalla e dytë nuk ka të drejtë ta rikthejë rastin në shkallën e parë, por vet shkalla e dytë duhet ti jap zgjidhje meritore dhe të mos luhet loja e pingpongut duke u zvarritur lëndët dhe mos-zgjidhur rastet me dekada, nga ndikimi i grupeve të interesit dhe diktimet nga krimi i organizuar.
Risi e këtij ligji është edhe zgjerimi dhe konkretizimi i llojit të padive me të cilat mund të iniciohet një konflikt administrativ e që me këtë përfitojnë akoma më shumë qytetarët dhe bizneset për ti realizuar të drejtat e tyre, në mënyrë të drejtë dhe kohë reale. Pra shumë pozitive dhe në interes të palës është përcaktimi i saktë i afateve ligjore sa më të shkurta dhe veprime tjera që mundësojnë zgjidhjen efikase të rasteve nga Gjykata, me pamundësi të zvarritjes së tyre. Sanksionimi i kthimit të lëndëve gjyqësore në rishqyrtim dhe rivendosje në organet publike pamundëson involvimin dhe ndikimin e strukturave të krimit, dhe rrjetit të SHIK-ut ilegal e kriminal që ka shtrirë rrënjët e tij të egra, në të gjitha fushat e administratës për dekada të kaluara. Në funksion të efikasitetit të zgjidhjes së këtyre rasteve është edhe limitimi i rasteve të kthimit në rishqyrtim dhe rivendosje nga gjykata e shkallës së dytë në gjykatën e shkallës së parë, me obligimin ligjor që rasti të gjykohet dhe përfundon gjykimi, ashtu sikur që e parasheh ligji. Madje për të mos u zvarritur rastet, dhe për t`u dhënë zgjidhje në afatin sa më të shkurtër kohorë është krijuar edhe mundësia ligjore e komunikimit elektronik, si dhe mbajtjen e seancave në distancë, në mënyrë që të vendosen lëndët dhe të mos lejohet edhe këtu loja e pingpongut me lëndë të cilën, fatkeqësisht e kemi përjetuar tash e 24 vjet me radhë.
Një ndryshim tjetër pozitiv, në këtë ligj, për të cilin vlen të komplimentohet dhe vlerësohet lartë Ministria e Drejtësisë, është rregullimi dhe saktësimi i përgjegjësisë për zyrtarët e administratës, tek rregullimi i procedurës së ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, duke përfshirë edhe fuqinë ligjore që do ta kenë gjyqtarët, për të shqiptuar gjoba ndaj zyrtarëve të papërgjegjshëm të cilët provojnë të abuzojnë dhe nuk e zbatojnë si duhet procedurën ligjore. Risi me shumë rëndësi, për të cilën merr merita dhe duhet vlerësuar Ministria e Drejtësisë me bërjen e këtij ligji, është edhe krijimi i Gjykatës Administrative, si profil i specializuar gjyqësor dhe pjesë tjetër e veçantë e reformës së Qeverisë së Republikës së Kosovës në drejtësinë administrative, që pritët të funksionalizohet po ashtu në vitin që vjen. Pra një element që do të duhet kë kihet parasysh dhe të përshpejtohet procedura e zbatimit të tij, është edhe rishikimi i afatit kohor, sepse ligjvënësi e ka paraparë që të hyn në fuqi pas një viti, apo një vit pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe kjo është një zgjidhe nga ana e ligjvënësit, që duhet të rishikohet sa më shpejtë. Duhet një vendim administrativ nga Ministria e Drejtësisë, në mënyrë që pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ky ligj të fillojë të zbatohet pa vonesë dhe menjëherë, që në pjesën e parë të vitit që vjen dhe të mos vazhdojnë të zgjaten vuajtjet dhe maltretimet e qytetarëve, në pritje edhe për një vit, pa asnjë arsye për zbatimin e tij.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".