Pas interpretimit nga Gjykata Kushtetuese, Vettingu të miratohet pa vonesë në sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës

Pas interpretimit nga Gjykata Kushtetuese, Vettingu të miratohet pa vonesë në sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës
Pas interpretimit nga Gjykata Kushtetuese, Vettingu të miratohet pa vonesë në sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës

Hajrullah Ternava

  • 25 December 2023 - 16:56

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Pas vendimit, interpretimit pozitiv nga Gjykata Kushtetuese, tani janë mbyllur të gjitha mundësit e kundërshtimit që i kanë bërë këtij procesi edhe KPK- por edhe KGJK, madje edhe partitë politike opozitare në parlamentin e Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka deklaruar të pranueshme kërkesën e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur me amendamentet për Vettingun në sistemin e drejtësisë. Me këtë interpretim, kushtetuesja u ka dhënë dritë të gjelbër shumicës së amendamenteve të propozuara për procesin e Vettingut.

 

Angazhimi për miratimin e Ligjit të Vettingut sipas të gjitha gjasave i ka ardhur fundi, gjë që këtë miratim të këtij ligji me padurim po e presin popullata kosovare, si shpresë të fundit që Kosova të spastrohet nga krimet në përgjithësi dhe nga njerëzit e kriminalizuar që deri më tani kanë qëndruar në vende të rëndësishme të punëve nëpër institucionet shtetërore, të cilët me veprimet e tyre kriminale janë pasuruar vetë, dhe ata për të cilët i kanë nominuar në ato vende të punës, prandaj s’është për tu befasuar pse tani Kosova gjendet në këtë situatë të kriminalizuar, dhe tani është koha e fundit, që pas përgjigjes pozitive nga ana e Gjykatës Kushtetuese për Vettingun, Kuvendi dhe Qeveria të mobilizohen dhe në muajin e parë të punës së Kuvendit, në vitin vijues te procedohet ligji në Kuvend, në mënyrë që më së voni, në 6 mujorin e parë të vitit vijues të finalizohet me procedurat parlamentare, në dy leximet që kërkohen dhe gjatë vitit në vazhdim ligji Vetting të fillon të zbatohet. Pas vendimit, interpretimit pozitiv nga Gjykata Kushtetuese, tani janë mbyllur të gjitha mundësit e kundërshtimit që i kanë bërë këtij procesi edhe KPK- por edhe KGJK, madje edhe partitë politike opozitare në parlamentin e Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka deklaruar të pranueshme kërkesën e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur me amendamentet për Vettingun në sistemin e drejtësisë. Me këtë interpretim, kushtetuesja u ka dhënë dritë të gjelbër shumicës së amendamenteve të propozuara për procesin e Vetingut. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke u zotuar për fillimin pa vonesë të procedurat së finalizimit. Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm. Ndonëse për më shumë se 9 muaj vonesë, Gjykata konfirmoi çfarë është përcaktuar për këtë proces jetik për shtetin e së drejtës. Ka shumë punë përpara. Ne jemi të përcaktuar që me vullnet dhe përkushtim të tejkalojmë secilën pengesë që do të na dalë. Në përputhje me zotimet tona, me vullnetin e shprehur qytetar do të bëjmë reformën e thellë në atë çka qytetarët e kërkojnë më së shumti: Drejtësi. Te gjitha gjasat janë se koha e deritashme e ngadalësimit te procesit te Vettingut, ishte bllokimi për 9 muaj i përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese, edhe një tjetër përpjekje, mbase e fundit e nëntokës së krimit të organizuar për të zvarritur procesin Vetting dhe përfituar në kohë, derisa është ditur mirëfilli se nuk ka më mundësi për ta bllokuar dhe pamundësuar këtë proces jetik të pastrimit të sistemit të drejtësisë nga strukturat e krimit, nga rrjetet kriminale të para politikës së SHIK-ut që aty janë sistemuar për dy dekada të qeverisjes së kaluar. Tani e tutje në bazë të rrethanave të miratimit të Vettingut, pritet që sa më parë të fillohet spastrimi i ministrisë së drejtësisë dhe institucioneve tjera që e luftojnë krimin, dhe ky veprim institucionalist do ti kontribuon jetësimit të ligjshmërisë dhe kushtetutës së Kosovës, dhe Kosova në vitet në ardhje do të radhitet shpejtë ndër shtetet që në përputhshmëri me ligjet e luftojnë krimin në përgjithësi, që kjo ligjshmëri do të vërtetohet në veprime të përditshme, prandaj shtete të tëra do të investojnë në Kosovë dhe me këtë do të hapen vende të reja pune, si dhe Kosovës do ti hapen rrugët e anëtarësimit në institucione ndërkombëtare, si në NATO, BE dhe tjera institucione.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".