Lexoni edhe:
Për paqe të qëndrueshme afatgjatë dhe stabilitet në rajon, koha vonon por politika duhet të vepron me strategji bashkimi për të gjithë shqiptarët në një shtet
Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri
Pas njohjes së tabelave RKS të shtetit të Kosovës, nga ana e Serbisë dhe marrëveshjes për lëvizjen e lirë, është koha që faktori ndërkombëtar ti bëjë presion presidentit serb Vuçiq edhe për nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit në mënyrë që Kosova të fillojë me krijimin që po e kërkojnë ndërkombëtarët, të një segmenti të padëmshëm për shtetin e Kosovës, të komunave me shumicë serbe, si bie fjala, "Këshill Nacional serb" si në Kroaci, bazuar gjithmonë në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.
-Duke pasur parasysh letrën e udhëheqjes shtetërore serbe, dërguar BE-së, se Serbia nuk i pranon disa pika të marrëveshjes së dakorduar në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, nuk njeh pavarësinë as integritetin territorial të Republikës së Kosovës, nuk pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare, krejt kjo dëshmon se Serbia, as që është njëmend e interesuar për asnjë lloj asociacioni të minoritetit serb dhe insiston në gllabërimin e tokave më jetike të Kosovës dhe shkatërrimin e shtetit tonë të lirë e të pavarur, gjë që flet hapur se pas grabitjes së fitores nga Vuçiqi në Serbi, procesi i dialogut ndërmjet të dy vendeve, pritet të jetë edhe më sfidues dhe mund të shënojë, serish ngecje edhe më të mëdha.
Madje edhe vet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas mbledhjes së fundit të qeverisë për këtë vit, deklaroi publikisht, se është Serbia ajo që po e bllokon procesin e formimit të asociacionit, sepse Vuçiqi nuk po garanton zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe nuk po e nënshkruan as aneksin për asociacionin, pavarësisht që palët janë dakorduar për draftin të cilin bashkimi Evropian e ka ofruar. Për aq më tepër kryeministri Kurti ka deklaruar se liderët e BE-së dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e kishin rastin para më shumë se dy muajsh, pra qysh më 26 tetor, që ta merrnin nënshkrimin e tij për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka munguar gatishmëria e Serbisë, ndaj unë nuk mund të bëj më shumë sesa të nënshkruaj, duke qenë se teksti është i akorduar dhe ata i thanë jo.
Mungesa e forcës së zyrtarëve të BE-së që ti bëjnë më shumë presion Vuçiqit dhe ta bindin atë për të bashkë firmosur marrëveshjen bazë dhe aktet tjera së bashku me Albin Kurtin, ka bërë që në një farë forme, e gjithë marrëveshja të mbetet pezull. Kryeministri Kurti ka zbuluar të gjitha detajet nga takimi i 26 tetorit, duke treguar edhe se ka renditje të dokumenteve për nga rëndësia dhe kronologjia, si: marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe draft-statuti për të cilin unë dy ditë më herët i kisha dërguar vërejtjet e mia”, tha Kurti duke treguar se Vuçiq kategorikisht ka refuzuar.
Në fakt, unë isha i gatshëm për nënshkrim dhe ata që në Bashkimin Evropian ishin shumë të interesuar, për shembull, për asociacionin, përkatësisht për draft-statutin e propozuar, e patën shansin, edhe presidenti i Serbisë që vazhdimisht e përmend po ashtu-asociacionin, e pati shansin, prandaj duhet të pyeten ata atje, pse e humbën atë shans aq të mirë.
Politika e bashkuar gjithmonë vetëm në funksion të deformimit të Ligjit zgjedhorLexoni edhe:
Më serioz sesa të thuash eja të nënshkruajmë që sonte, në marrëdhënie ndërkombëtare dhe për marrëveshje ndërkombëtare, nuk ka, jo serioziteti aty, u shpërfaq nga pala serbe, e cila nuk nënshkroi”, shtoi kryeministri, sqarim ky që flet mese mjaftueshëm se nëse faktori ndërkombëtar, vërtetë e ka seriozisht që të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve, tani duhet ta drejtojë gjithë presionin tek pala serbe, për të kërkuar nënshkrimin reciprok të secilit dokument të pranuar. Kjo për vet faktin e ditur, se vetëm vendosja e firmës është garanci, që flet me argumente se edhe pala tjetër ka marr obligim para faktorit ndërkombëtar për ta respektuar dhe zbatuar secilën pikë të marrëveshjes! Ndryshe gazeta prestigjioze kroate "Jutarnji List", e ka cilësuar vendimin e Serbisë për njohjen e targave kosovare si njohje defakto të shtetit të Kosovës dhe tani thotë se radha është te Kosova që përfshin obligimin për themelimin e asociacionit, kurse për Serbinë njohjen de facto të Kosovës përmes respektimit të integritetit territorial të Kosovës, njohjes së dokumenteve dhe simboleve shtetërore, si dhe moskundërshtimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".