Lexoni edhe:
Ndërkombëtarët duhet ta bindin Vuçiqin për nënshkrim të marrëveshjes me Kosovën, palët të fillojnë urgjentisht e reciprokisht ta zbatojnë me detyrim
Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Çështja e përcaktimit të kufijve përfundimtar midis shqiptarëve dhe serbëve është zgjidhja më e mirë dhe e domosdoshme për paqen. Kufijtë e kombit shqiptar shkojnë shumë thellë në Serbi. Mirëpo, mbështetur në popullin që e jeto,n vendin, mbetet që për bazë të merret populli dhe e kaluara historike e kufirit shqiptaro - serb. Marrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë, në aktualitetin e zgjidhjeve aktuale, nuk është i pranueshëm. Mendohet se kështu vetëm konflikte luftarake do të ketë midis shqiptarëve dhe serbëve.
- Kosova e donë Luginën e Preshevës, pa e lëshuar Trepçën, Mitrovicën si tërësi dhe liqenin e Ujmanit. Serbia synon pushtimin e tërësishëm të Kosovës apo ndarjen. Këto dy koncepte janë në luftë të vazhdueshme. Nuk po largohen kurrsesi nga raportet shqiptaro - serbe. Është koha, sidomos tash, kur Marrëveshja e Brukselit dhe Aneks marrëveshja e Ohri, të sponsorizuar nga BE e SHBA, nuk po gjejnë zbatim. Palët kanë qëndrime të kundërta. Këtej, lypset të dilet me qëndrim tjetër, me atë të tërheqjes së kufijve të ri midis shqiptarëve dhe serbëve. Në kuadër të kësaj, i takon Kosovës të paraqet planin për marrëveshje të re shqiptaro-serbe. Kjo, pavarësisht vullnetit dhe pikëpamjeve të të tjerëve. Shqiptarët kërkohet të vendosin vetë për të ardhmen e vetë. Këtu mendoj në bashkimin e tërë Luginës së Preshevës me Kosovën, duke dhënë pjesë të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut, në shkëmbim me Preshevën, me Bujanocin dhe me Medvegjën.
Në fakt këtu ka qenë kufiri deri në vitin 1945 kur u pushtua dhe u nda Lugina dhe në vitin 1956 kur u bë shkëmbimi midis Luginës dhe pjesëve të Zubin Potokut e të Leposaviqit. Këtej,të ecet pastaj në bashkimin me Shqipërinë, si pjesë të barabarta dhe me sistem federal të organizimit të shtetit të Shqipërisë. Nuk ka kohë më për të pritur dhe për të kënaqur interesat e të tjerëve. Nuk duhet të pritet klika e Beogradit dhe as qëndrimet e kundërta, si bazë për të u frikësuar. Qëndrimi duhet të mbështetet në interesin e kombit shqiptar dhe të paqes në Ballkan.
Natyrisht se ky ri përcaktim i kufirit me Serbinë është edhe në favor të shtetit serb, sepse merr fund konflikti shekullor me shqiptarët për territore dhe i kthehen qytetarët serb jetës normale, e jo të konfliktit luftarak. Në kuadër të bashkimit me Shqipërinë, nuk duhet të shkohet në federatë me emër Kosovë. Bashkimi kërkohet të bëhet me emrin Dardani që tërheq edhe flamurin e njësisë federative të Dardanisë si pjesë e Shqipërisë. Flamuri kombëtar mbetet i njëjtë. Zgjidhja e tillë hapë mundësi që kjo pjesë e Evropës të stabilizohet dhe të merr rrugën e integrimeve euro-atlantike. Sa kohë që çështja shqiptare është e ndarë dhe e copëtuar, konfliktet janë të pa evitueshme në Ballkan.
Këtu kërkohet të shqyrtohet edhe e ardhmja e Maqedonisë si shtet. Nuk është koha e lojërave politike duke krijuar shtete artificiale. Ato vetëm luftë e tensione sjellin. Ballkani kërkon një politikë të re të mbështetur në histori dhe në aktualitet të vendit e të popujve. Shqiptarët kërkohen të bashkohen në një shtet me Shqipërinë. Vetëm kështu sigurohet paqja.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".