Lexoni edhe:
Bashkimi kombëtar është zgjidhje e vetme për shqiptarët
Shkruan:Reshat Badallaj- Zhurjani
(20.12.1962-29.12.1996)
(Meha ishte ndër të parët që e kishte kuptuar se për Kosovë po fryn veriu i sertë. Në muzgun e kësaj date Meha kthehej nga një mision tejet i rëndësishëm kombëtar, për të bashkuar me një trung Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Meha ishte ndër burrat më të fortë të kombit dhe kishte më së shumti autoritet në ilegalitet. I urrente pa masë tradhtarët dhe frikacakët. Përse heshtin ata që dikur krenoheshin me Mehen? Shumë shkolla,rrugë,kazerma ushtarake, sheshe mbajnë emrin e këtij vigani dhe se në qendër të Mitrovicës, Meha është i ngulur në Bronz, dhëndrit përmendorja e Tij me dorën në kobure. Për nder të Mehë Ukës që kishte datëlindje dhe u vra në dhjetor, e shkruajmë këtë shkrim të pakten për t´ia trazuar eshtrat se dikush mendon për këtë burrë.) Sot, ndalemi në vitin 1996 dhe numrat shndërrohen në emër. Atë ditë Kosovën e në veçanti Shalën e Bajgores e kishte kapluar zymtësia. Atë ditë Kreshtëbardha e Barelit dukej hijerëndë. Hijerëndë dukej edhe shtëpia e Ramë Hajdin Ramës, sepse kishte marrur kumtin se Mehen ia kishte vrarë milicia serbiane diku midis fshatit Lushtë e Braboniq në jug-perëndim të Mitrovicës. Ndodhi kjo në muzgun e 29 dhjetorit të vitit 1996,që kthehej nga një mision tejet i rëndësishëm kombëtar,bashkimin e UÇK-es dhe LKÇK-es, në një trung,që Serbisë nuk i konvenonte. Lakorja e jetës së Tij nisi në Shalë dhe vaji i parë foshnjarak i përzierë me KRISMA PUSHKESH. Këtu midis malesh e kreshtash të thepisura të Shales së Bajgores,Meha PIU UJIN BILUR të këtyre bjeshkëve. Këtu u ushqye me MUSHTIN KOMBETAR NGA KRAHRORI I NËNË GJYLËS. Eh, në këto vise lisat nuk pyesin sa ti lëshojnë rrënjët thellë. Meha udhën e dritës e nisi në vendlindje,ndërsa e vazhdoi në Mitrovicë e Prishtinë, ku do të formohet dhe burrërohet në periudhën ku shqiptarët e Kosovës do t´i përjetonin ngjarjet më të rëndësishme në historinë e tyre të shumëvuajtur, do të shprehej profesor Istrefi… Nuk do mend se ish vrasja e ish të burgosurit politik, nga Shala e Bajgores është një prej atyre vrasjeve më të mistershme, që ka ngjarë në vitin 1996, në Kosovë. Është kjo një vrasje me njëqindenjë pikëpyetje, që zgjon po kaq dilema. Por e cila,misterin rreth saj e thellon gjithnjë e më tepër. Mirëpo,kush ishte Mehë Uka dhe përse, në fakt,vdekja e Tij është kaq e mistershme për opinionin publik në Kosovë e më gjerë? Mehë Uka ishte një i burgosur politik,fëmijë minatori,i cili gjatë viteve të tetëdhjeta,praktikisht, tri herë u arrestua nga UDB-ja serbe,përkatësisht nga kuislinget shqiptarë,që shërbenin në to,po kaq herë u dënua nga gjykata e instaluar serbe dhe për këtë i mbajti më tepër se nëntë vjet burg duke “shëtitur” prej një burgu në burgun tjetër,prej një kazamati në kazamatin tjetër dhe duke i përjetuar kështu të gjithë rrathët e ferrit serb. Kur e mbaron vuajtjen e fundit të dënimit,Mehë Uka,pa e humbur elanin e tij për jetë, gjithnjë optimist dhe i pa thyeshëm, shkoi në Prishtinë për ta vazhduar fakultetin. Madje, pikërisht, Meha ishte njëri prej nismëtarëve të parë të themelimit të Unionit të Studentëve të Pavarur të Universitetit të Prishtinës, dhe kryetar i dytë i kësaj organizate të vetme studentore në këtë Universitet. Mirëpo, me të mbaruar shkollimin, Mehë Uka nuk do të ndaloje në Prishtinë, por do të kthehet në vendlindje që të punësohet në shkollën e atjeshme tetëvjeçare në cilësinë e arsimtarit. Ç´është e vërteta, Mehë Uka e kishte arsyen e plotë për t´u kthyer në vendlindje dhe për të vepruar atje. Dihet se fshati i tij i lindjes është një vend blegtoral në të cilin, ashtu sikurse në shumicën e fshatrave të tjerë të kësaj ane jetojnë minatorët e “Trepçës” të Stantërgut me familjet e tyre. Në fakt, është fjala për një rajon të cilin, pas çfarëdo marrëveshjeje Serbia në të gjitha projektet e parasheh si territor të saj… Mu për këtë arsye, shtëpia e Mehë Ukës për pesë-gjashtë vjet është bastisur nga milicia serbiane dhe tradhtarët shqiptare më tepër se tridhjetë herë,dhe po aq herë Meha është dërguar në milici, ku është keqtrajtuar dhe kërcënuar që të mos punojë dhe, siç shpreheshin udbashët dhe langonjtë kuisling shqiptarë “që të lë popullin rehat”. Mirëpo, Mehë Uka ishte i pathyeshëm. Andaj, të gjitha këto edhe e shtojnë misteriozitetin mbi vrasjen e Tij në atë natë të acartë dimri…
TRUNGU I FAMILJES SË MEHË RAMË UKËS
Legjenda e Mehë Ukës ka lindur nga vatrat familjare,sepse familja e Ukajve ka dëshmuar brez pas brezi se njihet për qëndresë heroike kundër të gjithë pushtuesve që kanë dashur ta shkelin Kosovën me çizmen e okupatorit e në veçanti kundër pushtuesve serbo-sllavë. Pra, historikisht Shala e Bajgores është një vatër e qëndresës së vazhdueshme kundër çdo pushtuesi e dhunë. Pra, zakonisht, trimat lindin nga një trung i fortë qe ka traditë kryengritëse,traditë atdhetare. Dhe nga trung i fortë ka lindur familja e Mehë Ukes. Po e bëjmë një vështrim kronologjik të kësaj familje… Bali Ukë Bajgora, ka qenë trim i rrallë që ne Shalë kishte udhëhequr luftën kundër pushtuesve, trimërinë e Baliut e kishte lavdëruar edhe ushtria e Stambollit. Si burrë kishte qenë shumë i zhvilluar, qe i përngjante kreshnikeve të lashtësisë, që thonë se ishte përbirë fëmija nëpër krahun e gëzofit të tij. Ukshin Ukë Bajgora,ky trim në historinë shqiptare njihet me emrin Ukshin Kovaçica. Deri sa ishte kaçak mali, nëna e Mehës i kishte gatuar gjatë tërë kohës sa kishte luftuar kundër çdo pushtuesi… Edhe një Mehë tjetër, Mehë Ukë Bajgora, kishte bërë kërdi në pushtuesit serb. Kështu që serbet kishin paguar para marramendëse për ta vrarë Mehën… Për Bislim Bajgoren, janë shumë të paktë ata atdhetarë të cilët nuk kanë lexuar,dëgjuar nëpër oda rrëfime dhe këngë për këtë trim me zë… Hajdin Ukë Bajgora,babai i Ramë Ukës, gjyshi i Mehës, ra me pushkë në dorë kundër serbeve… MEHË UKA NISET NË UDHËN E LIRISË “… Detyra ime do të jetë te mos hesht, por të mbrojë lirinë, e të vdes para se të shoh fundin e saj”. Bruti Mehë Uka. ne vitin 1979, ende pa i mbushur 18-të pranverat bie në ilegalitet dhe nisë udhën e lirisë. Në këtë vit, ende sundonte epoka e kultit të qenit plak Titos, kur shumë zëshëm farkohej “vëllazërim-bashkimi” me serbianët, që shqiptarëve i´a kishin ngulur thikën prapa kurrizit që kishte prekur mish e asht, ka pasur langonj shqiptar që fotografin e satrapit Tito e kishin të ngulur në baskin 16-tëshe në murin e odave.
Bashkimi kombëtar është zgjidhje e vetme për shqiptarëtLexoni edhe:
Dhe këta tradhtarë të kombit i jepnin vetes të drejtë të thonin se janë të barabartë me të tjerët. Formohet në Gjimnazin Matematikor të Prishtinës një grup të rinjësh që do të luftonte për zgjimin e ndjenjave të popullit shqiptar nga gjumi mashtrues ku i kishte vënë politika titiste. Në këtë grup gjendej edhe Mehë Uka, i cili për shkak se manifestonte vullnet të pathyeshëm për t´i bërë rezistencë politikës gjenocidale që aplikohej për degjenerimin dhe shtypjen e shqiptarëve tri herë u ndodh prapa grilave të burgut, pa e ndërprerë pa asnjë çast veprimtarinë e tij politike. Kështu që në vitin 1979, Meha me shokët e grupit shpërndajnë afishe me parullën kryesore:”Trepça punon-Beogradi ndërton!” dhe me tekst përcjellës “profesorë të nderuar, ua tregoni të vërtetën nxënësve!”. Djelmoshat guximtarë pas nëntë muajsh arrin t´i zbulojë milicia shqiptaro-serbe, e cila e rrethon shtëpinë e “nacionalistëve të mitur” Dhe kështu rrumbullakëson edhe një aksion kundër shqiptarëve duke arritur të kapë tërë grupin. Por,me që ishte fjala për një grup, sipas ligjit, ” i kategorisë së të miturve” organet e SPB-es përpiqen të përdorin metodën “filtruese” Me qëllim të spastrimit “të ndjenjave nacionaliste shqiptare” nga koka e këtyre djelmoshave. Kërcënimet dhe këshillat që të tërhiqen nga rruga e “gabuar” nuk i japin rezultatet që synonin organet e milicisë serbiane, kështu MEHË UKA SËRISH MERRË UDHËN KAH LIRIA! Shpërthimi i Demonstratave të vitit 1981, Mehë Ukën e zënë si maturant në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë. Demonstratat liridashëse (kuislingët,langojt i quanin demonstrata kundër revolucionare. Shih për këtë, një klysh shkine me emrin Musa Prushi,këto demonstrata i quajti demonstrata famëkeqe, ky këlysh kurve edhe sot mbrojti ligjet serbiane duke thënë se në shtetin e tij në Serbinë okupues nuk ka pasur ligje dënim me vdekje, ky nip shkau i tredhur nga amshurët e zhupaneve e vojvodëve, për heronjtë e kombit,vetëm pse kanë qenë anëtarë të LPK-es,vjell vrerë. Ky zog shkine është i familjes së Hysen Prushit,bashkëpunëtorit të devotshëm serbian, lexoni në google. Ky i paguar serbian, është një korb shëtitës që del me emra të ndryshëm nëpër portale. Ne i kemi bërë të fotokopjuara të gjitha shkarravinat e sojit të një shkau që një ditë të zënë vend në librin e ardhshëm, origjinal se çka thotë ai pa asnjë ndërhyrje…), Mehës i japin fuqi të pashtershme për t´u hedhur në aksione. Qetësia shpirtërore Mehes iu kishte tretur qysh në vitin e dytë të shkollës së mesme,duke i zëvendësuar me ndjenjat e çiltëra që shpërthenin dita-ditës. Ai dëshironte të shpërndante mjegullën që një pjese të madhe të shqiptarëve ua kishte verbuar sytë. Meha bëhej halë në sy dhe prapë e burgosin dhe dënohet… Dosjet e fshehta të Mehes përgatiteshin nga kuislingët shqiptarë. Por Mehë Uka ishte i qartë: “Do të luftojë deri në frymën e fundit për Kosovën Republikë”. Okupimi e mundonte shumë Mehë Ukën. Dhe, prandaj ai vazhdon sërish me guxim të pashoq aktivitetin e tij për ti´a bërë të qartë armikut se KOSOVA ËSHTË KOSOVË E ASSESI SERBI, siç pretendojnë edhe sot qarqet shoviniste serbe… Më 7 mars 1982, herët në mëngjes shtëpinë e këtij patrioti e kishin rrethuar forca të shumta e të tmerrshme policore serbiane dhe langonj të ndyrë të kombit; 6 pjesëtar të sigurimit, një kamion milic dhe 5 inspektor. Këta langonj gjatë bastisjes ia konfiskojnë çdo gjë shqiptare. Vendimi mbante nënshkrimin e tradhtarit të kombit,MEHMET MALIQIT, babait të Shkëlzenit. Familja e Mehës njoftohet sipas vendimit nr. 71/82, se Meha është privuar nga liria, nënshkrimi ishte sipas zagarit, gjykatësit hetues, Rexhep Kaçanikut… Më pas Mehe Uka sërish burgoset, kësaj radhe Meha arrestohet në shërbimin ushtarak dhe vetëm se pranon se është anëtar I LEVIZJES POPULLORE TE KOSOVES DENOHET ME 7 VJET BURG. Në grupin e tradhtarëve të kombit që e dënuan MEHË UKËN ISHIN: HILMI ZHITIA, YMER OSAJ… Nga vuajtjet e shumta të këtij vigani të popullit, mu kujtuan vargjet e Kadares: Eh, burgjet e Korçës, shtatë palë shkallë, Bir Fehim i nënës,tretur në hapsanë. Kush të shtron dyshekun, kush të hedh jorganë, bir Fehim i nënës tretur në hapsanë.
SI U VRA ISH – I BURGOSURI POLITIK MEHË UKA….??? Më 29 dhjetor 1996, Mehë Uka, familjes se tij i kishte thënë se po shkonte në Mitrovicë,ngase i kishte disa punë atje, porse,po atë natë, para darke do të kthehej në shtëpi, sepse vajza e Mehes kishte ditëlindjen. Mirëpo, askush nga anëtarët e familjes së tij nuk kishte menduar se kjo do të ishte hera e fundit që do ta shohin Mehen të gjallë dhe se ky do të ishte udhëtimi i tij i fundit për në qytetin e minatorëve. Për habi të familjes, do të kaloje ajo natë, pastaj edhe një ditë edhe një natë dhe një ditë dhe një natë tjetër, dhe në ditën e tretë dy milicë do të trokasin në dyert e familjes së Ramë Ukës në fshatin malor në Bajgorë. Djali i Mehes, Dardani dhe vajza Shota i kishin parë milicët – njëri i uniformuar e tjetri civil, dhe i kishin bërë zë babait të Mehes, Ramës që të dal dhe të shohë se për çfarë kishin ardhur ata milicë. Milici i uniformuar e pyet:”A je ti babai i Mehë Ukes?” Plaku Ramë e pohon këtë duke pandehur se këta do t´ia bëjnë të ditur se sikur edhe shumë herë më par, Mehen e tij e kishin në arrest. Mirëpo, i kësaj herë ishte i kobshëm. “Djalin tënd MEHEN E KE TË VDEKUR NË MORG TË PRISHTINËS DHE MUND TË SHKONI E TA MERRNI”, kishte thënë milici serb me arrogancë. “Çka paska ndodhur me birin tim Mehën” – kishte pyetur Rama, duke i quajtur me vendosmëri – “të poshtër e katil” – dhe pa e shprehur dhembjen e tij para milicëve të okupatorit. “Djali të është vrarë”, – i thotë shkurt e troç milici i uniformuar. “Po kush e vrau djalin tim,or gjakësorë?”, pyet babai trim i Mehës dhe kërkon sakicën për të BËRË HATANË… Vëllezërit e Mehës, Rasimi e Baliu me të birin dhe një dajë i Mehes, nisen për në Prishtinë, hynë në murgun e spitalit për ta identifikuar kufomën e Mehës. E marrin atë në një arkivol dhe e kthejnë, tashmë të vdekur në fshatin e lindjes në Bajgorë. Varrimi i Mehës bëhet të nesërmen në Bajgorë dhe marrin pjesë bashkëkombësit e tij nga të gjitha viset e pushtuara shqiptare. Mirëpo,dilemat megjithëkëtë lidhur me atë se si U VRA MEHË UKA NGELEN. Në fakt, lidhur me këtë mund të parashtrohet vetëm një pyetje e thjeshtë:”A thua se si dhe në ç´mënyrë në atë çast dhe në at vend u gjendën forca aq të mëdha policore bile edhe me “ninxha-kapela”, në atë errësirë në mes fshatit Lushtë dhe Brabaniq në jug-perëndim të Mitrovicës. Kur gjakësorët e vranë Mehën, askush nuk i ndodhi pranë. Me këtë rast m´u kujtuan ca fragmente nga një këngë popullore e Shqipërisë së jugut, e kënduar, pas ngjarjeve të 1981-it në Kosovë. Shqiptari përballë shqiptarëve Armatën e Nishit O, djemtë e Kosovës ë kishit në shpinë. Nënat, qysh u qanë? Përballë U.D.B.-në. Kur u morri plumbi, në zemër lirinë. Kush u ndodhej pranë?? Amanet baltë e Kosovës, amanet po të lë djalin ma mori plumbi i mizorit. Nëna s´di ku e ka varrin. Mehë Uka pas vetes la bashkëshorten RESMIE BADALLAJ-UKA, djalin Dardanin, vajzat; Shotën dhe Artën dhe tre muaj pas vrasjes lindi DJALI QË E PAGËZUAN MEHË. Pra, NUK MBETI SOFRA THATË. I QOFTË I LEHTË DHEU I SHQIPERISË MËMË!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".