Lexoni edhe:
Bashkimi kombëtar është zgjidhje e vetme për shqiptarët
Shkruan:ANALISTI - Arsim Aziri
Shprehur në përqindje, Kuvendi ka miratuar vetëm 25% të agjendës legjislative të vitit 2023, dhe krejt kjo është pasojë e sjelljes jo bashkëpunuese dhe bllokuse nga ana e opozitës dhe Lista Srpska. Pra nga 71 Projektligjet e miratuara, 42 janë pjesë e agjendave të viteve 2022 dhe 2021. Sidoqoftë mesatare pozitiv ka dalë miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, 16 të tilla të kaluara në Kuvend, ndonëse edhe miratimi i tyre u zvarrit për muaj me radhë për shkak të mungesës së konsensusit mes pushtetit dhe opozitës, për çka reaguan edhe ambasador të shteteve mike, kundër bojkotit që zhvillohej nga opozita edhe në këto raste.
-Publikimi i fundvitit i monitorimit të Kuvendit të Kosovës nga ana e KDI-së, një organizatë kredibile jo qeveritare e cila ka përvojë profesionale afatgjatë në këtë fushë, e dëshmoi faktin e pa mohueshëm që tregon se ishte pikërisht bojkoti i madh i punës nga ana e opozitës dhe Listës serbë, njolla e zezë e cila i dha imazh të keq legjislativit, madje e renditi atë në një ndër legjislaturat më të dobëta që ka pasur Kosova deri më tani.
Bashkimi kombëtar është zgjidhje e vetme për shqiptarëtLexoni edhe:
Sipas analizës së bërë publike nga KDI, organizatë që së afërmi monitoron dhe vlerëson punën e kuvendit si organ kolektiv, dhe të deputetëve individualisht, është konstatuar se edhe këtë vit kalendarik Kuvendi e ka përfunduar me e cila nuk është në nivelin e dëshiruar dhe atë të planifikuar, sepse nga bllokadat e shumta të punës nga opozita, në rastet kur është kërkuar bashkëpunim dhe bashkëveprim për interesin e përgjithshëm publik, opozitarët janë sjell duke vepruar në përpjekje për të përfituar në interesin e tyre të ngushtë politik. Kryeneçësia dhe qasja bllokuese e opozitës, e cila në raste të shpeshta është kritikuar edhe nga diplomatët e shteteve mike në Kosovë, ka ndikuar që Kuvendi të ketë një performancë të dobët gjatë vitit që po e lëmë pas.
Kjo performancë nuk reflekton si pasojë e dobësive në rrafshin organizativ të punës, sepse ka pasur seanca të mjaftueshme, por, ajo është shpërfaqur negativisht në planin legjislativ sepse gjatë vitit 2023, sikur që raportohet nga KDI, janë mbajtur gjithsej 78 seanca të cilat për shkak të sjelljes bllokuese e bojkotuese nga deputet kryesisht opozitar, por edhe ata të Listës serbe, prodhuan hiq më pak se 27 vazhdime të seancave që mbeteshin të pa përfunduara. Kjo zvarritje e madhe pastaj ka reflektuar domosdoshmërish edhe sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative të vitit 2023, ku raportohet se përgjatë vitit të plotë të punës parlamentare, Kuvendi ka miratuar 71 projektligje, që prekin fushë të gjerë veprimi. Edhe pse kjo shifër është për tu çmuar si pako e kënaqshme numerikisht e ligjeve të miratuara, sikur të kishte sjellje më konstruktive nga opozitarët, procesi ligjvënës do të ishte edhe më i suksesshëm, sepse nga këto 71 projektligje që kanë kaluar gjatë këtij viti kalendarik, raportohet se vetëm 29 prej tyre janë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2023, derisa të tjerat janë ligje të bartura nga vitet e kaluara 2021-2022.
Shprehur në përqindje, Kuvendi ka miratuar vetëm 25% të agjendës legjislative të vitit 2023, dhe krejt kjo është pasojë e sjelljes jo bashkëpunuese dhe bllokuse nga ana e opozitës dhe Lista Srpska. Pra nga 71 Projektligjet e miratuara, 42 janë pjesë e agjendave të viteve 2022 dhe 2021. Sidoqoftë mesatare pozitiv ka dalë miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, 16 të tilla të kaluara në Kuvend, ndonëse edhe miratimi i tyre u zvarrit për muaj me radhë për shkak të mungesës së konsensusit mes pushtetit dhe opozitës, për çka reaguan edhe ambasador të shteteve mike, kundër bojkotit që zhvillohej nga opozita edhe në këto raste. Plani i Kuvendit ka mbetur në mas të madhe pa u realizuar në masën e kënaqshme, si pasojë e mungesës së madhe të deputetëve në seanca, bojkotit të punës, prandaj janë evidentuar hiq më pak se 45 projektligje që kanë mbetur ende në procedura shqyrtuese brenda Kuvendit, të cilët janë pjesë e agjendës legjislative 2023 dhe agjendave të viteve të kaluara. Mes tyre, në pritje për miratim janë edhe 8 marrëveshje ndërkombëtare të cilat Kuvendi dështoi ti miraton gjatë këtij viti.
Kuvendi i Kosovës në sesionin e ri që fillon vitin tjetër, duhet të sillet më me ashpërsi, duke e zbatuar me përpikëri rregulloren e kuvendit për vlerësim dhe sanksionim të deputetëve mungestar, sepse viti 2023 ka shënuar rekord të mungesave në seanca parlamentare, e që për pasojë kanë shkaktuar mungesë të kuorumit dhe kanë rezultuar me ndërprerje të pothuajse çdo seance në Kuvend. Deputetët munguan 1586 herë, apo shprehur në përqindje në secilën seancë të vitit 2023, munguan 23,5% e deputetëve. Reforma në sistemin e drejtësisë duhet të jetë prioritet mbi prioritet e punës së Kuvendit edhe në vitin që vjen, ngjashëm sikur në vitin që po mbetet pas, e ku sipas KDI-së, Kuvendi është munduar ti jep më shumë hapësirë çështjes së Reformës në drejtësi, konkretisht projektligjeve që kanë ardhur nga Qeveria lidhur me këtë fushë, sepse 24% e të gjitha ligjeve të miratuara janë të lidhura me reformat në drejtësi, edhe pse këtu, sikurse te ligjet tjera, si pasojë e mospajtimeve mes pushtetit dhe opozitës, disa prej tyre përfunduan në Gjykatën Kushtetuese dhe me këtë është ndikuar negativisht. I tillë ishte Ligji për Byronë Shtetërore për të cilin është në pritje opinioni nga Gjykata dhe ai për Këshillin Prokurorial i cili ishte shpallur i pavlefshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".