Lexoni edhe:
Të hidhet poshtë draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i propozuar në presion nga BE-ja dhe në favor të Beogradit
Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri
Nëse Serbia nuk e bënë njohjen defakto të Kosovës, nuk do të bëhet as "asociacioni" dhe tani, kur jemi edhe në fund të vitit, gjithçka po qartësohet dhe është momenti vendimtar, që i gjithë spektri politik të bashkohet e të marr qëndrim të unifikuar institucional dhe politik, për ta kaluar sa më lehtë edhe këtë sfidë në përballje me BE-në dhe Serbinë hegjemoniste, me forca të unifikuara të shtetit të Kosovës.
-Me letrën e dërguar BE-së, se Serbia nuk e pranon të gjithë marrëveshjen e dakorduar me ndërmjetimin e BE-së dhe SHBA-ve, në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, gjërat janë koklavitur aq shumë, sa që nuk dihet saktësisht se si do të veprohet më tej edhe nga vet BE dhe SHBA sa i takon dialogut. Por pas deklarimeve të fundit nga BE, se "asociacioni" është çështje e brendshme e Kosovës, është koha që vetë institucionet e Kosovës, ta bëjnë hartimin pa vonesë të një draft statuti për asociacionin, apo vet menaxhimin e pakicës serbe, duke nisur nga Qeveria e Kosovës, Kuvendi dhe subjektet politike pozitë e opozitë. Madje, Kryetari i Kuvendit të Kosovës i cili përfaqëson partinë në pushtet, Glauk Konjufca e ka thënë mese qartë që draft-statuti i hartuar dhe i sjellë edhe në zyrat e qeverisë dhe të partive politike nuk ka gjasa të kalojë testin e Gjykatës Kushtetuese, në formën siç është hartuar. Kështu që sa i takon draft-statutit të BE-së, nëse këto janë këshillat tuaja.
Unë i them faleminderit shumë që na keni këshilluar në këtë mënyrë kaq miqësore, por ai draft nuk mund të implementohet, pasi që aty ka aq shumë gjëra problematike, sa që ne nuk mund ta japim miratimin tonë, sepse ato gjëra nuk i ka shkruar Kosova. Kaq e thjesht, është kjo ka deklaruar Kryetari i Kuvendit! Madje z.Konjufca ka treguar në detaje se ai dokument as që e përmend fare asociacionin si emërtim dhe i referohet një lloj vetë menaxhimi që në fakt, nënkupton autonomi të gjerë institucionale për minoritetin serb. Krejt ajo çfarë mundë të pranohet nga Kosova, duhet të diskutohet, vetëm pasi Serbia të nënshkruajë marrëveshjet bazike dhe njoh zyrtarisht shtetin e Kosovës, ndaj nuk e di pse e kemi gjithë këtë urgjencë me iu qasë vendit tonë kështu, përderisa aty as nuk përmendet fare asociacionit, por një formë e vetë menaxhimit të këtij komuniteti pakicë, që ndoshta do të ndodhë me një mekanizëm i cili nuk do të quhet fare asociacion.
Kosova, nga kuptimi i borxhit që e kemi si shtet, ka kompetencë me prezantua propozimet apo edhe draftin, pasi që vet BE, ka thënë, se kjo është çështje e brendshme e Kosovës, e kur një gjë është e brendshme, ajo nuk del as në negociata me Serbinë. Dhe tash pozicioni i qeverisë sonë dhe i shtetit tonë është ky: ajo mund të bëhet vetëm me njohje dhe në një marrëveshje e cila është e nënshkruar nga Vuçiqi në emër të Serbisë e cila e njeh defakto shtetësinë e Kosovës, gjë që unë mendoj se Vuçiqi nuk e bën. Prandaj nëse Serbia nuk e bënë njohjen defakto të Kosovës, nuk do të bëhet as "asociacioni" dhe tani, kur edhe jemi edhe në fund të vitit, gjithçka po qartësohet dhe është momenti vendimtar, që i gjithë spektri politik të bashkohet e të marr qëndrim të unifikuar institucional dhe politik, për ta kaluar sa më lehtë edhe këtë sfidë në përballje me BE-në dhe Serbinë hegjemonist, me forca të unifikuara të shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".