Protestat në Serbi vulosin fundin e turpshëm të politikanit kriminel Aleksandër Vuçiq

Protestat në Serbi vulosin fundin e turpshëm të politikanit kriminel  Aleksandër Vuçiq
Protestat në Serbi vulosin fundin e turpshëm të politikanit kriminel  Aleksandër Vuçiq

Gani Qarri

  • 30 December 2023 - 16:43

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Duket se viti 2024, me protestat antiqeveritare në serbi, do të jetë edhe fillimi i fundit i regjimit të Aleksandër Vuçiqit, pasi që tanimë, perëndimi ka nisur ta akuzojë publikisht, për vjedhje masive të votave, kurse opozita në Serbi po vazhdon të protestojë pareshtur dhe në festat e fundvitit, pakënaqësitë në Serbi, pritet të përkeqësohen edhe më tepër. Madje nga Bundestagu gjerman kanë filluar të artikulohen zëra me thirrje për bojkotimin zyrtar dhe izolimin e plotë dhe në mënyrë sa më të ashpër, të regjimit të Aleksandër Vuçiqit, për shkak të manipulimit të skajshëm të zgjedhjeve, uzurpimit të pushtetit dhe mbajtjes peng të shtetit me sjellje arrogante e autokrate kundër vlerave demokratike dhe pro evropiane.

Deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratoviq ka deklaruar se Gjermania është një partner i besueshëm i Serbisë, por me një strukturë të tillë politike si kjo aktualja e Aleksandër Vuçiqit, bashkëpunimi i mëtejshëm, jo vetëm nga këndvështrimi i Gjermanisë, por edhe i Evropës dhe botës, është pothuajse i pamundur të vazhdohet. Me përbërjen e re qeveritare dhe mentalitetin e tillë politik me të cilin po pretendon të vazhdojë sundimin Aleksandër Vuqiçi me aleatët radikal ekstrem përreth vetes, të cilët janë rreshtuar me Vuçiqin, duke manipuluar votat, do të jetë i pamundur. Josip Juratoviq deklaroi publikisht se në pesë mandatet e tij si deputet në Bundestagun gjerman, kurrë nuk ka parë parregullsi të tilla zgjedhore siç kanë ndodhur në zgjedhjet e fundit në Serbi.

“Me këto zgjedhje Vuçiq humbi-definitivisht të gjithë kredibilitetin jo vetëm në BE dhe në Perëndim, por edhe në shkallë globale, andaj një njeri që drejton politikën dhe sundon një vend në atë mënyrë, nuk mund të jetë partner i besueshëm për askënd”, thotë Jutratoviq. Se protestat do të vazhdojnë të jenë edhe më masive në vitin që po hyjmë, kanë paralajmëruar edhe shërbimet sekrete ruse, gjë që e ka konfirmuar edhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Boçan-Kharçenko, i cili tha se protestat në Serbi mund të intensifikohen dhe të bëhen të dhunshme, veçanërisht gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Në fakt, në Serbi protestat vetëm sa kanë filluar dhe nuk kanë mbaruar, ato do të vazhdojnë edhe gjatë fundvitit, ndërsa festa e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve janë një periudhë shumë e rrezikshme, ka deklaruar Bochan-Kharchenko për mediet ruse.

Ndryshe edhe Avokati i njohur serb, dhe politikani antiqeveritar, Çedomir Stojkoviç ka reaguar ashpër, pas dhunës që policia serbe ka ushtruar ndaj protestuesve të cilët nuk po bëjnë kurrfarë krimi, vetëm pse po i kundërshtojnë zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. Sipas tij, është e drejtë legjitime e popullit që të çlirohet nga një regjim dhe pushtet diktatorial, si ky i Aleksandër Vuçiqit, i cili madje ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të izolojë urgjentisht regjimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Stojkoviç tha se qeveria serbe është një qeveri ruse dhe Aleksandër Vuçiç po bën pikërisht atë që do Vladimir Putin, prandaj ai duhet të largohet nga pushteti, për të mos lejuar nënshtrimin e Serbisë nga Rusia, sepse populli është për politikën properëndimore dhe kundër ndikimit e nënshtrimit nga Rusia.

Se qeveria serbe është një qeveri pro-ruse, e dëshmoi vet Vuçiçi, i cili ua kaloi shërbimeve sekrete ruse informacionet që çuan në ndalimin e protestuesve, pra ka një bashkëpunim mes shërbimeve inteligjente të dy vendeve që çoi në këtë situatë. Këtë e ka thënë edhe vetë shefja e qeveris serbe Ana Brnabiç, e cila publikisht falënderoi federatën ruse për ndaljen e protestave, përderisa siç tha avokati serb Çedomir Stojkovic, Vuçiçi serish u takua me ambasadorin rus, siç është takuar edhe në të kaluarën me të, dhe atë, sa herë që ka pasur një krizë në Beograd dhe Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".