Lexoni edhe:
Kryeprokurori i Speciales Blerim Isufaj e ka vendin në burg, e ka pranuar amnestimin e Millan Radojçiqit me heqjen të fletarrestit
Shkruan: Selver Lenjani
Kjo qeveri nuk duhet ta injoron rrezikun e vetëtimes, rrufes që po rrezikon të godet në Kamenicë, në Karaçevë, sepse kjo tokë autoktone është larë me gjakun e populli, nga heronjt e popullit shqiptar. Karaçeva po vazhdon të mbetet akoma problem i pa zgjidhur me shtetin fqinj Serbinë, prej vitit 2001 e deri më më sot. Serbia gjithsesi pretendon shkëputjen e kësaj pjese të fshatit Karaçevë e poshtme që është territor i Republikës së Kosovës ku vazhdimishtë Serbia ka bërë përpjekje për ta gllabëruar tokën e Karaçevës sepse territorin e Kosovës por edhe pse kemi dokumente zyrtare që është tokë e Karaçevës nuk po mundemi mei dalë zot tokës autoktone shqiptare,tokës Ilirjane, tokës Dardane.
Duhet ta dijnë të gjithë se nuk kemi tokë me i falë askujtë- tonën se japim e për të të huajën nuk kemi pretendime, nuk duam ti marim tokat e huja, por le të na lënë të qetë në tokën shqiptare. Pretendimet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq që mendon se toka e Kosoves është e tyre, ne I themi triq, i keni fallcifikuar dokumentat zyrtare, hartat gjeografike, fizike e pedologjike. Edhe edhe ngastrat katastrale. Çdo dokument e keni fallcifikur para faktorit ndërkombtar por banorët e brezit kufitar janë banor Rezident në tokat stërgjyshore, tokat shqiptare ku vazhdimisht pretendon ta shkëput rrugën e asfalltuar prej kthesës së Novosellës e deri në hyrje të fshatit Karaçevë, që është arterja kryesore e banorëve rezident të Karaçevës. Për brengat e banorëve të brezit kufitar nuk janë marr seriozisht inticionet relevante të Republikës së Kosovës, asnjë qeveri e kaluar as aktualja, e as Presidentja e Kosovës e as kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës e as Qeverija e kosovë. Por dihet mirë pse Serbija ka pretendime dhe e donë Karaçevën për ta marr, sepse Karaçeva është e pasur me minerale, në pak kilometra katrore e kemi mineralin e humzes. Ka kaolin , kemi në kufi me Serbinë mineral hekuri, në Sedllar… kemi antimonin. Kemi edhe shumë e shumë miniera e minerale të tjera por në Karaçevë po dalin liderët e partive vetëm me marr votat dhe më pastaj kurrë më nuk jua shef sytë nga Karaçeva. Ata dikur merreshin vetëm me me Qakorin e harronin dhe e kanë akoma të lënë pas dore e në harresë pjesën me e tokatë tjera shqiptare në zonat kufitare sikur që është kjo te Kamenica. Por ne karaçevasit edhe pse kemi dokumenta valide e zyrtare nuk kemi përkraje nga instancat shtetërore të Republikës së Kosovës. Sidoqoftë një gjë duhe ta dijmë siguria e kësaj pjese të Kosovës nuk është në dorë të institucioneve të shtetit, që po na injorojnë, sepse pa KFORIN e pa Brukselin zyrtar e pa Policinë e Kosovës nuk kemi mundësi të jetojmë të qetë. Prandaj ajo që tash ne po bëjmë është që ta falënderojmë Brukselin zyrtar, NATO-n, KFOR-in, në krye me SHBA-të sepse e pa Amerikën s’kemi si të jetojmë e të mbetemi gjallë. Duhet ta dij secili pushtetar se kur ka murmurue në Mitrovicë shkëndijat kanë rënë në Karaçevë në rend të parë Megjithatë një shpresë që na mbanë gjallë është mbështetja nga Amerika. Amerikanët nuk duhet të na lëshojnë nga dora, sepse krejtë sytë i kemi nga mbreti i botës dhe detyrohemi ti themi ju faleminderit Amerikë për gjithë mundin që keni dhënë për Kosovën e lirë e sovrane, që deri tash të ruhet territori i Kosoves në tërësi rreth 11.000 km. katrore!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".