Bashkimi nuk është as ”paradoks” e as nuk “zhdukë “ Kosovën dhe Shqipërinë!

Bashkimi nuk është as ”paradoks” e as nuk “zhdukë “ Kosovën dhe Shqipërinë!
Bashkimi nuk është as ”paradoks” e as nuk “zhdukë “ Kosovën dhe Shqipërinë!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 04 January 2024 - 15:07

Shkruan: Prof.Dr: Mehdi Hyseni 

Nëse shqiptarët nuk  bashkohen derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aleatëtët e tyre evropianoperëndimorë janë të pranishme në Kosovë,  atëherë (domethënë, pas largimit të tyre nga Kosova), jo që nuk do të ndodhë bashkimi kombëtar, por, do të zhduet edhe shteti i Kosovës nga aleanca serb o-ruso sllave. Do të ndodhë e njëjta gjë sikurse gjatë administrimit të UNMIK-ut, ku  titullarët e qeverive shqiptare nuk organizuan REFERENDUMIN për shpalljen e pavarësisë së Kosovës (më 2003,2004 ose 2005), të cilin, patjetër do ta panone OKB-ja, sepse ishte e pranishme në Kosovë. Mirëpo, meqë kjo mrekulli nuk ndodhi, atëherë Kosova mbeti jashtë OKB-së si shtet  i papërfunduar DE JURE !

*** “Bashkimi bën fuqinë, ndarja vulos robërinë” !

*** Glauk Konjufca (kryetar i Kuvendit të Kosovës), deklaroi para mediave se ““Nuk e di si mund të ndodhë. Është shumë vështirë edhe paradoksale ne shekullin 21 me i zhduk dy shtete e me u bë një. “ (https://telegrafi.com/per-bashkimin-e-kosoves-shqiperine-konjufca-paradoksale-zhduk-dy-shtete-e-e-nje/). 

Kjo  deklaratë e Konjufcës, mund të shpjegohet me këto dy afirzma popullorë : (1) “Ai që ndahet nga kopeja e ha ujku” dhe ai (2) që shet gjithmonë është humbës”!

Prandaj, në këtë rast, nuk duhet frikësuar nga mesazhi i deklaratës së gabuar të Konjufcës, mbase fati dhe e ardhmja e shqiptarëve është në duart e shqiptarëve, të cilët me qindra e mijëra vjet  “si kombi më i vjetër në Evropë, ditën të mbrojnë të drejtën e kombërisë , të gjuhës, dhe të atdhuet të tyre kundër çdo armiku…” (Sami Frashqëri, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet? (1899; 75).

Prandaj, të gjithë ne, duhet ta kuptojmë drejt amanetin  amanetin historik, kombëtar e atdhetar të Rilindësit tonë famëmadh (Kryeideologut të Bashkimit Kombëtar) , Sami Frashëri  se “pa bashkim nuk ka Shqipëri” !

Fundja, për hir të ruajtjes së pushtetit, askush nuk ka të drejtë të manipulojë me kërkesën legjitime dhe legale të bashkimit kombëtar  dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Bashkimi kombëtar është Ringjallje e gjithë “KOMBËRISË”  dhe e SHQIPËRISË ETNIKE si thotë Sami Frashëri  në Platformën e tij, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet?”( 1899 ).

-Bashkimi kombëtar shqiptar nuk  “zhduk” shtete shqiptare ,  nuk e djeg Ballkanin, as Europën, por është  Rilindje, Drejtësi, Vetëvendosje, Antikolonializëm,  Zhvillim,  Prosperitet dhe Paqe, që do të qetësojë dhe shpëtojë Ballkanin nga luftërat dhe nga kofliktet e mëtejme për të grabitur dhe pushtuar territoret e Shqipërisë Etnike.

Ndaj,  edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca,  duhet të jetë në dijeni se  bashkimi kombëtar nuk është as “piromani” e as kurrfarë “paradoksi” brendashqiptar,  por uniteti i çelikt dhe aletrnativa e vetme për shkolonizimin e shqiptarëve në Ballkan, ku gjysma e tyre ende ndodhen nën zgjedhën e kolonializmit  sllavo-bizantin, sepse këtë vepër penale ndërkombëtare nuk e kanë sanksionuar deri  më sot as Lidhja e Kombeve  (1919-1939) e as Kombet e Bashkuara (1945- 2023). – Eh, ky është paradoksi i drejtësisë ndërkombëtare, që me arsye krijon frikë dhe mosbesim tek populli shqiptar, se edhe më tej, do të ngelë i përçarë, i aneksuar dhe i kolonizuar nga shtetet fqinje imperialiste serbo-sllave në Ballkan (1876-2023).

 -Kryesisht, i fokusuar vetëm në çështjen e dekolonizimit-vetëvendosjes së popullit shqiptar, brenda tridhejtë vjetshit të shkuar (1990-2023), që nga Lubjana, Prishtina, Shkupi, Tirana e deri në Amerikë) këtë  të vërtetë e kemi pohuar me gojë dhe me shkrim jo më pak se qindra e qindra herë në analizat, në komentet dhe në veprat tona të publikuara.

Edhe sipas Akademikut tonë të shquar, Rilindësit të gjallë të sotëm, z. Rexhep Qosja,  sa më parë të jetë e mundur, duhet të bëhet : “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë para hyrjes në BE”.

Edhe ky konkluzion aksiomatik i Profesorit Qosja, hedh poshtë tezën e gabuar të  Glauk Konjufcës, se gjoja “me bashkimin do humbisnim dy shtete në shekullin XXI”.

Gjithashtu, edhe Timoti Les, ish-diplomat britanik dhe, njëherazi  hulumtues shkencor në Universitetin e Kembrixhit në Angli ka konstatuar se “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është i vetmi opsion gjeopolitik” për ta zgjidhur konfliktin kolonial shekullor mes Serbisë dhe Kosovës.( https://www.opendemocracy.net/en/can-europe-make-it/could-kosovo-story-end-greater-albania/).

 Pra, thjesht, bashkimi kombëtar, do të ishte zgjidhje paqësore e konfliktit të “sedimentuar” 100-vjeçar kolonial mes Serbisë dhe Kosovës, jo “zhdukje e  dy shteteve shqiptare”(G.Konjufca). Këtë e përligj katërcipërisht, edhe ish-Akademiku ynë (tanimë i ndjerë) Prof.Dr.Mark Krasniqi në konstatimin e tij se, “Krijimi i Shqipërisë etnike, do të ishte zgjdhja më e drejtë dhe më e mirë e problemit të popullit shqiptar në Ballkan.” ( Shih:  broshurën “Kosova sot”. Ligjëratë referuese para Senatit belg në Bruksel, 1992; 31 ).

 -Jo, nuk jemi as “paradoksalë” e as të penduar, por tejet konkret, duam bashkim dhe vetëvendosje paqësore  si të gjithë popujt e tjerë në Ballkan

 -Por, kolonializmi gjenocidal shumëshekullor sllavo-bizantin i ka “gllabëruar “ dhe aneksuar trojet e Shqipërisë natyrale (1876 -2023). Ky është problemi i pazgjidhur   në Ballkan, JO alternativa e tij e domosdoshme gjeopolitike-bashkimi kombëtar shqiptar.

-Fatbardhësisht për këtë do të vendosë populli me zërin dhe me votën e tij të lirë legjitime, legale, demokratike dhe paqësore. Kjo do të jetë zgjidhja më racionale dhe më e dobishme për bashkimin kombëtar, shtetëror dhe territorial të Shqipërisë Etnike.

Ndërkaq, për bashkimin kombëtar, Glauk Konjufca(kyetar aktual i Kuvendit të Republikës së Kosovës) shprehet ndryshe: “Nuk e di si mund të ndodhë. Është shumë vështirë edhe paradoksale ne shekullin 21 me i zhduk dy shtete e me u bë një. “ (Për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Konjufca: Paradoksale me i zhduk dy shtete e me e bë një

Për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Konjufca: Paradoksale me i zhduk ...

Integrimi i shqiptarëve nuk mund të ndodhë duke i zhdukur dy shtetet tona, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, G...). 

Këtë  tezë eklektike dhe absurde ta kishte pohuar Nexhmedin Spahiu (“babai i kombit kosovar”), do të kishte qenë e tepërt dhe e papranueshme, sepse deri më sot askush nga  elita akademike dhe AJO politike shqiptare as në Prishtinë e as në Tiranë nuk ka pohuar diç të tillë hipotetike në disfavorin e bashkimit kombëtar, duke qenë se nëse vjen në shprehje bashkimi, nuk ka se, si “të zhduken dy shtete”, siç është shprehur kryeparlamentari Glauk Konjufca në këtë deklaratë të sipërtheksuar, që s’ia vlen për t’u komentuar fare, mbase procesi i bashkimit kombëtar shqiptar nuk do të thotë “zhdukjen e dy shteteve shqiptare’, por organizimin, administrimin dhe funksionimin e pushtetit shtetëror të tyre në NJË SHTET UNIK, të pavarur dhe sovran që quhet SHQIPËRIA ETNIKE (sipas marrëveshjes së dakorduar juridiko-politike dhe kushtetuese: KONFEDERATË apo FEDERATË…,  etj. Kjo varet nga dëshira dhe vullneti i lirë, demokratik dhe paqësor i popullit, jo i pushtetarëve kulltukofagistë, të cilët qe 30 vjet praktikisht kanë dëshmuar se prioritet mbi prioritet e kanë PUSHTETIN, jo BASHKIMIN KOMBËTAR (1990-2023).

Shkurt e shqip, me bashkimin kombëtar shqiptarët janë triumfues, jo humbës të territoreve dhe të  shteteve të tyre (Kosova dhe Shqipëria) Thjesht, sikur të kishte qenë ashtu, Serbia dhe Rusia qëmoti do ta kishin mbështetur bashkimin e Kosovës me Shqipërinë !?

Por, pikërisht, pse është e kundërta, me çdo kusht po e pengojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse e dinë që bashkimi i tillë kombëtar, shtetëror dhe territorial i SHQIPËRISË ETNIKE, do të shënonte fundin e  kolonializmit të Serbisë së madhe në të gjiha territoret etnike shqiptare, duke përfshirë edhe Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) deri në:  Bllacë, Bellolin, Prokuple, Leskovac,  Prokuple,  Kurshumli, Nish e Novi Pazar (ish-sanxhaku i Kosovës).

Derisa nuk ndodh bashkimi, shqiptarët janë robër të kolonializmit sllavo-bizantin ballkanik; janë falimentuesit më të mëdhenj në Ballkan.

 -Formula e parashikuar e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca, është e gabueshme dhe e paqëndrueshme, sepse mbjell frikë, panik, mjegulla të dendura, dyshim, dilema,  mosbesim dhe përbuzje ndaj kërkesës së ligjshme  shekullore për bashkimin kombëtar dhe të Shqipërinë Etnike, ashtu siç kërkonin Rilindësit tanë të ndritshëm, të ditur dhe të guximshëm me Kryeideologun e tyre, Sami Frashëri me veprën e tij kombëtare patriotike “Shqipëria  ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do  bëhet?” (Bukuresht, 1899).

-Si është e mundur se “me t’u bashkuar, shqiptarët  do të humbisnin “dy shtete në shekullin XXI” ! ?

Përkundrazi, me bashkimin kombëtar nuk do të humbasë as Kosova e as Shqipëria, por do të fitojë BASHKIMI I SHQIPËRISË ETNIKE dhe e gjithë “KOMBËRIA” ( e Sami Frashërit)  në Gadishullin Ilirik,  ashtu siç fitoi Gjermania me bashkimin e  Gjermanisë Lindore, më 1990. –U shua një  shtet, por nuk u zhduk nën Rusi, por iu bashkua  Nënës Gjermani, e cila sot është shteti më i madh dhe më i fuqishëm në kontinentin e Evropës, edhe si fuqi politike dhe ekonomike në dimensione botërore. Për më tepër, deri më sot (1990-2023) në skenën politike gjermane, nuk ka dalë ndonjë liderë politikë apo akademikë, të ketë thënë se me “BASHKIMIN E GJERMANISË, humbëm një shtet-Gjermaninë Lindore”.  Një lapsus i tillë politik dhe diplomatik nuk ka ndodhur ndër gjermanë, sepse humbja e  pushtetit shtetëror të Gjermanisë Lindore ka qenë domosdoshmëri dhe mision historik, politik, diplomatik, kombëtar dhe shtetëror i Gjermanisë Perëndimore (1945-1990),  që të rikthejnë territorin dhe kombin e tyre gjerman në një shtet të përbashkët , që sot njihet me emërtimin  Republika Federale Gjermane.  

 Një shembull konkret: Kosovën e çliruan dhe e pavarësuan UÇK-ja me kryekomandantin historik legjendar Adem Jashari në krye (17 SHKURT 2008), JO KOLLTUKOFAGËT  e “kuzhinave” të ndryshme politike shqipfolëse  në Ballkan.  (1912-2023). Thjesht, me një fjalë, Kosovën e ka çliruar populli liridashës atdhetar (brez pas brezi: Azem Bejta, Ahmet Delia,  Isa Boletini, Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Shaban Polluzha , Adem Demaçi dhe Adem Jashari…etj.), JO, asnjë pushtet politik (1912-2023), pas Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.

Kur të bjerë “Ora e Bashkimit”, ADEM JASHARËT nuk do marrin leje nga pushtetarët mashtrues, ashtu siç nuk i morën leje Rrahman Morinës dhe Sejdo Bajramoviqave…. (1989) !

-Pushtetarët e ligjë dhe kojatgjinj nuk duhet të ndihen “keq”  e as “ngusht”, sepse ata  vetëm deklarativisht janë për bashkimin kombëtar, atëherë, kur u nevojiten votat për të ardhur në pushtet, e përmendin  “bashkimin kombëtar”,  asgjë më shumë, për interesin e tyre egoist, klanor, partiak, ideologjik, materialist, financiar, ekonomik e tregtar etj. –E drejtë e tyre, që kanë zgjedhur pushtetin, në vend të bashkimit kombëtar, sepse ndryshe, do të ngelnin në opozitë edhe për shumë vjet (edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri), ashtu siç ngela edhe unë tërë jetën në opozitë, duke fshirë rrugët dhe autostrdat e huaja në mërgim, ngase zgjodha rrugën e drejtësisë për mbështetjen e kauzës së shenjtë mbarëkombëtare shqiptare-Shqipërisë Etnike ( 19 mars 1964 deri më sot, fillimi  dekadës së tretë , viti  2023  i  shekullit XXI).

 UÇK-ja ka shpaluar Flamurin e bashkimit kombëtar (1993), Ai qe 30 vjet po troket në dyert e Shqipërisë Etnike

S’ka dyshim se Bashkimi kombëtar po vjen, ashtu sikurse njësimi i gjuhës së sotme letrare shqipe, që më 1972 u bë realitet në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë. Ky ishte gurthemeli-kryevepra e bashkimit kombëtar dhe ei Shqipërisë Etnike, që të gjithë shqiptarët të flasin dhe të shkruajnë njësoj kudo që ndodhen në globin tokësor.

Historia dhe luftërat antikoloniale qindra dhe mijëravjeçare  të popullit shqiptar në Ballkan kanë provuar se “shqiptari nuk e duron robërinë” !

Prandaj, as sot, kur bashkimi kombëtar po troket në dyert e Shqipërisë Etnike,  POPULLI LIRIDASHËS SHQIPTAR i Skënderbeut, i Ismail Qemalit, i Adem Demaçit dhe i Adem Jasharit  nuk do të pres “urdhrin e barabajt” të pushtetarëve mashtrues, por vetë si Skënderbeu, Ismail Qemali, Adem Demaçi, Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari, do të ngrejë FLAMURIN E BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR, ashtu, sikurse së fundi veproi UÇK-ja e lavdishme heroike dhe antikolonilasite në betejat e luftës saj kundër agresionit dhe gjenocidit të forcave pushtuese serbe të Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Bashkimin kombëtar pritet ta bëjnë patriotët, jo tradhtarët  dhe pushtat e asnjë brezi !

Ndaj, POPULLI YNË LIRIDASHËS nuk është duke ëndërruar që bashkimin kombëtar ta bëjnë pushtetarët dhe pushtat e djeshëm e as të sotëm në trojet etnike shqiptare (1990-2023), sepse prioritet kanë pushtetin dhe pasurinë indiviudale, klanore dhe partiake. Kjo është pengesa kryesore, që e zvetëron, e konteston dhe e ngadalëson procesin e bashkimit shqiptar. Ky, fatkeqësisht, është problemi i brendshëm virusoid, që ka mbijetuar me qindra vjet (1912-2023), duke luajtur rolin e “gardianit” të sistemit kolonialist serbo-sllav në tokat autoktone të Shqipërisë Etnike.

Ndërkaq, faktor numër 2, që e lufton bashkimin kombëtar shqiptar, është mosndëshkimi i kolonializmit sllavo-bizantin nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (OKB) në territoret indigjene të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Këta janë dy faktorë potenacialë, që, edhe sot (2023; 2024; 2025…) po e luftojnë bashkimin kombëtar shqiptar, me qëllim që  bashkërisht të ruajnë pushtetin mbi plaçkën  e tyre koloniale shqiptare brenda kufijve artifcialë gjeopolitikë dhe gjeoekonomikë të shteteve fqinje kolonizatore (Serbia, Mali i Zi,Greqia dhe Maqedonia Veriore).

Së pari,  dekolonizimi, pastaj paqja dhe bashkimi kombëtar  

 Ata (feudalët, pushtetarët dhe pushtat), që janë të etshëm për pushtet, për pasuri dhe për lavdi, që po e luftojnë bashkimin kombëtar, kurrë nuk do të kenë shans historik e as politik, që ta bashkojnë kombin shqiptar  e as Shqipërinë Etnike.  Këtë e ka vërtetuar koha e historisë  së derisotme (1912-2023).

–Ata që janë dëshmuar se janë kundër bashkimit kombëtar, vërtet kanë bërë dhe, do të bëjnë miliona, miliarda, karrierë dhe sundim absolut për interesa të veta personale, grupore, partiake, klanore, mëhallore…etj., por bashkimin kombëtar kurrë, sepse e kanë llogaritur mirë se me bashkimin kombëtar, do t’i humbisnin të gjitha privilegjet dhe kolltukët e pushtetit.

Këtë “mençuri politike” karrieriste dhe klanore, e ka dëshmuar edhe periudha 30-vjeçare (1990-2023) e atyre pushtetarëve dhe e pushtave, të cilët me votat demokratike të shumicës dërrmuese varfnjake dhe të papunë vazhdimisht kanë siguruar postet e tyre në pushtet.

 S’ka bashkim, edhe pushtet, edhe karrierizëm, edhe feude(!)

Kjo “formulë strategjike” më së shumëti u konvenon pushtuesve kolonialistë dhe imperialistë serbo-sllavë ballkanikë. Ndaj, mos e gënjeni popullin, se gjoja  nuk jepen “dy shtete” për t’u bashkuar brenda kufijve natyralë historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, nëse duam bashkimin kombëtar, atëherë patjetër, duhet të vijë në shprehje decentralizimi dhe demokratizimi i pushtetit, si dhe depolitizimi i masmediave dhe i sistemit të drejtësisë dhe i shtetit të së drejtës. –S’ka dikush “100 vjet” në pushtet, e shumica dërrmuese e braktisur pa bukë, pa strehë, pa punë dhe pa kurrfarë ardhmërie (2000-2013)!?- Kështu,  diç skandaloze dhe tragjike nuk ka as në Afrikë e as në Azi…etj.

Ka të drejtë kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca në këtë konstatim të tij, sepse kuptohet, po qe se do të bëhej bashkimi, atëherë ai do të humbiste karrigën e kryeparlamentarit, do bëhej Shqipëria Etnike me një President, me një Kryeministër, me një Kryeparlamentar, me një Ushtri, me një Polici, me një Administratë dhe me një teritor të përbashkët brenda kufijve  natyralë, etnik, historikë dhe gjeopolitik. Kjo do të ishte një fitore e madhe mbarëkombëtare shqiptare, që do të fitonin të gjithë shqiptarët, jo vetëm ish-pushtetarët  dhe pushtat e derisotëm, të cilët qe 30 vjet, asgjë nuk kanë bërë për bashkimin kombëtar, sepse vuajnë nga syndromi autoritar i sistemit feudal, që ta ruajnë pushtetin dhe papsurinë e tyre milioshne dhe miliardshe, duke e gënjyer popullin me “demokraci”, me “drejtësi” dhe me “prosperitet” ekonomik dhe të mirëqenies së tye sociale dhe materiale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".