Qeveria të vepron pa vonesë me masa preventive pas liberalizimit të vizave, kundër deficitit të fuqisë punëtore në vend
Blerim Burjani
Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani
Shteti duhet të marr masa mbrojtëse për të penguar një migrim në masë që rrezikon me shfaqje të mungesës në vend të fuqisë punëtore. Masat e Qeverisë duhet të jenë në fusha të ndryshme, sipas kapaciteteve, si në çështje sociale, në nxitje të punësimit në vend, të rritet komunikimi dhe bashkëpunimi i sektorit privat me institucionet e shtetit, duke përfshirë edhe ndihmën që mundë të japin Odat Ekonomike. Pra shteti, Qeveria, duhet të bëj diçka thjeshtë për të marr masa për ta zbutur pakënaqësinë, dhe për të ndal dinamikën disponimit për largimi jashtë vendit si pasojë e pakënaqësive për mungesë të perspektivës për një jetë më të mirë në vendin tonë, mundësitë që ofron punësimi në vend dhe jo largimi jashtë vendit.
-Natyrisht se është e pritshme që me fillimin e procesit të liberalizimit të vizave, do të ketë edhe luhatje të fuqisë punëtore në fushën e tregut të punës. Deri në cilën masë të ndodhë kjo luhatje do të mbetet të shohim në zhvillimet që do pasojnë me kalimin e kohës. E keqja është se qeveria akoma nuk ka masa mbrojtëse për të frenuar lëvizjet e tregut të punës. Për pasojë të mos përgatitjes me kohë me masa preventive për lëvizjen e mundshme të fuqisë punëtore jashtë vendit, kjo mund ti kushtoj shumë sidomos sektorit privat.
Kriza mundë të fillon të shfaqet edhe në sektorët tjerë, do të ketë mungesë të punëtorëve dhe mungesë të profesionistëve në fushën e shëndetësisë, si të mjekëve, infermierëve, por edhe te fushat tjera profesionale, të inzhinierëve dhe zanatlinjve. Pra do të ndikohet një fushë e gjerë e veprimtarive me mungesë të fuqisë punëtore. Nuk do të përjashtohen kategoritë tjera të profileve të ndryshme , por gjithsesi që disa mundë të goditen më pak e disa më shumë. Në këtë situatë të re të krijuar pas liberalizimit të vizave, Qeveria nuk duhet të rrijë me duart në xhep , por duhet të bëjë diçka si masë preventive dhe stimulim për punëtorët që të mos largohen jashtë vendit sepse tek e fundit për këtë edhe është e thirrur.
Shteti duhet të marr masa mbrojtëse për të penguar një migrim në masë që rrezikon me shfaqje të mungesës në vend të fuqisë punëtore. Masat e Qeverisë duhet të jenë në fusha të ndryshme, sipas kapaciteteve, si në çështje sociale, në nxitje të punësimit në vend, të rritet komunikimi dhe bashkëpunimi i sektorit privat me institucionet e shtetit, duke përfshirë edhe ndihmën që mundë të japin Odat Ekonomike. Pra shteti, Qeveria, duhet të bëj diçka thjeshtë për të marr masa për ta zbutur pakënaqësinë, dhe për të ndal dinamikën disponimit për largimi jashtë vendit si pasojë e pakënaqësive për mungesë të perspektivës për një jetë më të mirë në vendin tonë, mundësitë që ofron punësimi në vend dhe jo largimi jashtë vendit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".